Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit
AktualitetEkonomi

Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit

Published: October 1, 2026
Shpërndaje

Konsumatorët e energjisë elektrike paguan rreth 449.5 milionë lekë, ose afërsisht 4.5 milionë euro, kamatëvonesa gjatë gjashtë muajve të parë të vitit 2026, për faturat e shlyera përtej afatit.

Të dhënat e publikuara për periudhën janar-qershor tregojnë se kamatëvonesat u arkëtuan mbi rreth 2.21 milionë fatura energjie. Vlera më e lartë mujore e kamatëvonesave u regjistrua në maj, me 82.9 milionë lekë. Në prill u arkëtuan 81.4 milionë lekë, ndërsa në qershor 75.9 milionë lekë.

Në mars, kamatëvonesat arritën në 73.6 milionë lekë, në janar në 72.8 milionë lekë, ndërsa niveli më i ulët për periudhën u regjistrua në shkurt, me 62.9 milionë lekë.

- Publicitet -

Edhe numri i faturave mbi të cilat u arkëtua kamatëvonesë ishte më i lartë në fund të periudhës. Në qershor rezultuan 410,833 fatura të tilla, niveli më i lartë i gjashtëmujorit. Në mars ishin 383,493 fatura, në prill 386,868 dhe në maj 375,727.

Janari regjistroi 341,330 fatura me kamatëvonesë, ndërsa shkurti kishte numrin më të ulët, me 311,765. Në të njëjtën periudhë, numri i konsumatorëve të energjisë elektrike u luhat rreth 1.37-1.38 milionë. Në fund të qershorit, të dhënat raportojnë rreth 1.38 milionë konsumatorë.

Kamatëvonesat aplikohen kur fatura mujore e energjisë nuk paguhet brenda afatit përkatës. konsumatori mund ta paguajë faturën pa kamatë deri në mbyllke të muajit pasardhës, ndërsa pas tejkalimit të tij mbi detyrimin nis aplikimi i kamatëvonesës.

Paralelisht, OSHEE vijon të administrojë edhe detyrimet e prapambetura të konsumatorëve që kanë lidhur aktmarrëveshje për shlyerjen e borxheve të akumuluara ndër vite. Për vitin 2026, kompania ka ofruar skema lehtësuese për klientët që shlyejnë detyrimet, përfshirë reduktime të kamatëvonesave sipas kategorisë së konsumatorit.

Monitor.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Energjia, shqiptarët paguan 4.5 mln euro kamatëvonesa deri në qershor për faturat jashtë afatit
  • Horoskopi 1 Tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
  • Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, avokati: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un
  • FOTO: Një prej ngjarjeve më dramatike në historinë e aviacionit civil, çfarë ndodhi dje në avionin nga Dubai drejt Tel Avivit

Komentet e Fundit

  1. miqesisht on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  2. Toni on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec
  3. Kudes on Clint Williamson: Kosova nuk përgatiti publikun që vendimi ndaj Thaçit nuk ishte kundër UÇK-së
  4. demo on Ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale, avokati: Nëse miratohen, mbylleni që nesër SPAK-un
  5. Zgjohuni, po s’qau femija dhe NENA harron ti jape me pi. on Von der Leyen në Tiranë: Çfarë tha për drejtësinë, hetimet e SPAK-ut dhe projektin në Zvërnec

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?