Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Erion Braçe: Qarkullon një “lumë i madh parash” nga burime të paligjshme dhe të huaja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Erion Braçe: Qarkullon një “lumë i madh parash” nga burime të paligjshme dhe të huaja
EkonomiLajmi i fundit

Erion Braçe: Qarkullon një “lumë i madh parash” nga burime të paligjshme dhe të huaja

Published: October 16, 2024
Shpërndaje

Kryetari i komisionit të posaçëm parlamentar për “Dizinformimin”, Erion Braçe, tha të mërkurën se në fushatat zgjedhore qarkullon një “lumë i madh parash” nga burime të paligjshme dhe të huaja, gjatë një mbledhje ku u diskutua nevoja për kontrollin e këtyre financimeve.


“Ne e shikojmë që në fushata elektorale ka lumë parash, lumë, lumë parash dhe një lumë që nuk korrespondon fare me atë që deklarohet zyrtarisht pranë institucionit,” tha Braçe duke iu drejtuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjet, Ilirian Celibashi, i thirrur në seancë dëgjimore në komision.

Braçe e konsideroi këtë një shqetësim të madh dhe shtoi se “lumi i madh i parave, përfshirë dhe para të krimit, vjen nga burime brenda dhe jashtë vendit”.

- Publicitet -

Komisioni që ai drejton është ngritur me qëllim “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” dhe një prej tyre lidhet me financimet e mundshme në fushatat zgjedhore.

“S’do dalë Putin apo Ajtollahu të thotë… po skemat janë të qarta, gjendet një guackë një burim që e bën këtë gjë,” aludoi Braçe, duke propozuar që të krijohet një mekanizëm kontrolli pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për këtë gjë.

Sipas Braçes, instrumenti i kontrollit duhet të bëhet “i gjerë dhe agresiv” në raport me ndërhyrjet e këtij lloji.

Nga ana e tij, Komisioneri Celibashi parashtroi

kufizimet që ka KQZ për monitorimin e financimeve të partive dhe sidomos të burimit të këtyre financimeve, duke e quajtur këtë një çështje penale që del jashtë juridiksionit të këtij institucioni.

“Do ishte naive që përmes mekanizmave të KQZ-së të merret informacion dhe më pas të vlerësonte financime që vijnë nga veprimtari të paligjshme dhe kriminale apo nga shtete të huaja,” tha Celibashi në Komision.

Sipas tij, deri më tani procesi i monitorimit është formal, vetëm nëpërmjet ballafaqimit të shifrave me një auditim kontabël dhe se ka nevojë për përmirësimin e mekanizmave të raportimit nga Partitë Politike për proceset zgjedhore dhe për financimet nga palë të treta.

Transparenca e financave të partive dhe kandidatëve në zgjedhje është një problematikë e konstatuar nga raportet vëzhguese në të gjitha proceset zgjedhore, ndërsa mekanizmat ligjorë janë të mangët për kontrollin e vërtetësisë së deklarimeve të tyre pranë KQZ-së.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një zjarr i vogël në Kuçovë, shenjë e një krize të thellë në PS
  • Aksident zinxhir në autostradën Durrës-Tiranë, përplasen 7 automjete
  • Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  • Revolucioni i Flamingove si “masa e gjithçkaje”
  • Si u katandis kështu Partia Socialiste?

Komentet e Fundit

  1. Te fala nga Policani on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  2. Anonymous on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  3. Greta on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Greta on Reforma territoriale, Rama reagon për protestat dhe djegien e teserave të PS: “Vajtorët dhe vajtojcat…”
  5. sela on Sovranit i kërkohet të dëgjojë me durim se sa me fat është që po sundohet nga “mençuria”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?