Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Është i vetëdijshëm, por nuk mundet të flasë”, orët e vështira të Fatos Nanos
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Është i vetëdijshëm, por nuk mundet të flasë”, orët e vështira të Fatos Nanos
KryesorePolitike

“Është i vetëdijshëm, por nuk mundet të flasë”, orët e vështira të Fatos Nanos

Published: September 1, 2023
Shpërndaje

Ish-kryeministri Fatos Nano vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Siç e kishin paralajmëruar një ditë më pare, mjekët që po ndjekin Nanon kanë ndryshuar strategji. E kanë hequr nga intubimi dhe kanë vendosur ta furnizojnë me oksigjen përmes një tubi që lidhet direkt me trakenë, procedurë që njihet me emrin Trakeostomi.

Mjekët kanë bërë një ndërhyrje duke hapur rrugën e sipërme respiratore. Nëpërmjet këtij tubi të vendosur në qafë, lejohet kalimi i ajrit dhe oksigjenit drejt mushkërisë nëpërmjet aparatit respirator.

Kjo është një procedurë e nevojshme tek pacientët që kërkojnë ventilim të zgjatur artificial. Sipas mjekëve, ai është i vetëdijshëm, por nuk mundet të artikulojë.

- Publicitet -

Fatos Nano u shtrua ne spitalin privat në 24 Gusht.

Mbrëmjen e së mërkurës ish-kryeministri u fut sërish në intubim, por kjo procedurë nuk solli përmirësim të gjendjes. Ndaj mjekët vendosën kështu që të aplikonin Trakeostominë.

Fatos Nano vuan nga insuficenca respiratore, pamjaftueshmëri e mushkërisë për të funksionuar normalisht. Ish-kryeministrit i është kthyer problem kronik respirator që në gjuhën mjekësore, njihet me SPOK që nënkupton pamundësi të mushkërisë për të kryer funksionin e saj.

Brenda këtij viti është shtruar disa herë në spital për të marrë shërbimin mjekësor.

Teksa Fatos Nano po përballet me gjendjen e vështirë shëndetësore, kreu i qeverisë Edi Rama e ka nderuar me medaljen për mirënjohjen publike, duke i vlerësuar kontributin si ish-kryeministër i vendit.

Fatos Nano ka qenë 3 herë kryeministër i vendit në periudha të ndryshme. Ai u largua nga pushteti në vitin 2005 dhe si rrjedhojë dhe nga drejtimi i partisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ose nën thundrën time, ose jashtë Partisë!
  • Si e rrëzuan studentët Vuçiçin
  • U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  • A është e vërtetë që “Komisioni Europian ka bërë rekomandim historik për Shqipërinë”?
  • Veton Surroi, akuza të rënda për Baton Haxhiun: Lidhja me shërbimin serb, Shqipëria refuzoi shtetësinë (misteri i vilës në Golem)

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Fieri on U përjashtuan apo jo Ndreca e Spiropali? Klosi del prapë për sqarim
  3. ¿? on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. Anonymous on “Dorëheqja ime iluzion, jam me mision”, Rama për protestat: Dhuna policore, legjendë urbane
  5. Joni on VIDEO: Nga vezët në rrugë mbi makinën e Ramës, te përjashtimet nga partia. Çfarë ndodhi në Asamblenë e Lalzit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?