Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Evropa në udhëkryqin e saj vendimtar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Evropa në udhëkryqin e saj vendimtar
BoteLajmi i fundit

Evropa në udhëkryqin e saj vendimtar

Published: November 17, 2026
Shpërndaje
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 75?

Nga Joschka Fischer

Presidenti amerikan Donald Trump jo vetëm që e ka braktisur Ukrainën dhe aleatët evropianë të SHBA-së, por gjithnjë e më shumë po mban anën e presidentit rus Vladimir Putin. Që të mund të ruajnë sovranitetin e tyre, evropianët duhet të qëndrojnë të bashkuar përballë presioneve të jashtme, gjë që kërkon, nga ana tjetër, përballjen me kërcënimet politike që burojnë brenda kufijve të tyre.

Më 24 shkurt 2027 do të bëhen pesë vjet që nga nisja e pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare. Aventura neoimperialiste e presidentit rus Vladimir Putin – e cilësuar prej tij si një “operacion special ushtarak” – ishte menduar të ishte një luftë e shkurtër dhe vendimtare pushtimi. Por shumë shpejt u bë e qartë se ai e kishte nënvlerësuar viktimën e tij. Ukrainasit kanë qenë të vendosur të mbrojnë veten, me çdo kusht, dhe për njëfarë kohe mund të mbështeteshin te një Perëndim i bashkuar, me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën që qëndronin së bashku në ofrimin e mbështetjes ushtarake dhe civile.

- Publicitet -

Por gjatë pesë viteve të fundit kanë ndodhur shumë zhvillime, ku ato në skenën politike kanë rezultuar më domethënëse sesa ato në fushën e betejës. Më i rëndësishmi, padyshim, ishte ndryshimi i lidershipit në Shtëpinë e Bardhë, ku Donald Trump pasoi Joe Biden në fillim të vitit 2025. Trump jo vetëm që e ka tradhtuar Ukrainën dhe aleatët evropianë të Amerikës në NATO, por gjithnjë e më shumë ka mbajtur anën e Putinit. Në këtë pikë, zor se do të ishte befasuese nëse administrata aktuale amerikane do të kalonte haptazi në anën tjetër dhe do t’i bashkohej zyrtarisht kampit të Putinit.

Zhvillimet në Bashkimin Evropian kanë qenë po aq të rëndësishme. Një bllok që përndryshe është vazhdimisht i përfshirë në mosmarrëveshje, ka treguar një shkallë të pazakontë uniteti dhe vendosmërie në mbështetje të Ukrainës, ndërkohë që ka forcuar bashkëpunimin edhe me vende jashtë BE-së, si Mbretëria e Bashkuar, Norvegjia dhe Kanadaja. Ky front i bashkuar tregon se demokracitë e Evropës e kuptojnë se çfarë është në lojë. Duke mbështetur Ukrainën, ato mund të mbrojnë interesat e tyre të sigurisë, pavarësisht braktisjes nga ish-mbrojtësi i tyre.

Deri më tani, presioni i vazhdueshëm nga jashtë mbi Evropën – e cila gjendet e shtrënguar si në darë, me Putinin në lindje dhe Trump-in në perëndim – thjesht e ka forcuar ndjenjën e unitetit të saj. Duke ndërmarrë me shpejtësi hapa për të siguruar mbrojtjen e vet, Evropa po dëshmon gjithashtu vendosmërinë për t’u shndërruar në një fuqi globale më vete. Ndonëse përpara ka ende një rrugë të gjatë dhe të kushtueshme (financiarisht), hapi i parë i madh tashmë është ndërmarrë.

Rreziku i vërtetë për Evropën tani vjen nga brenda. Pavarësisht unitetit të treguar në mbështetje të Ukrainës, ajo duhet të përballet me dallimet historikisht të rrënjosura në këndvështrime dhe me ringjalljen e sëmundjes së saj të trashëguar më vetëshkatërruese: nacionalizmit egocentrik. Përkrahësit e kësaj ideologjie e konsiderojnë integrimin politik me vendet fqinje si një të keqe, jo si burim force. Nëse do t’u jepej mundësia, ata do ta shpërdoronin mundësinë historike të Evropës për të krijuar një rol të pavarur për veten, pa qenë e varur nga apo e dominuar prej ndonjërës prej fuqive të tjera të mëdha botërore.

Prandaj, rikthimi i shovinizmit kombëtar përbën rrezikun më të madh për Evropën. Një politikë e tillë kërcënon të ringjallë konfliktet dhe armiqësitë historike, të cilat disa breza evropianësh menduan se më në fund i kishin lënë pas. Ironia e madhe është se, nëse nacionalistët triumfojnë, nënshtrimi i Evropës ndaj fuqive të jashtme do të bëhet i pashmangshëm.

Marrëdhëniet franko-gjermane do të jenë treguesi më i qartë i këtij rreziku në vitin 2027. Franca do të zgjedhë presidentin e saj të ardhshëm në prill-maj, e ndjekur pak më vonë nga zgjedhjet parlamentare. Këto gara do të përcaktojnë jo vetëm shpërndarjen e pushtetit politik në Francë; nëse Marine Le Pen e Frontit Kombëtar të ekstremit të djathtë fiton presidencën, mund të jemi dëshmitarë të fillimit të një transformimi sistemik me pasoja të rënda për Evropën. Një BE e përçarë kundër vetvetes do të ishte arsye për festë si për Kremlinin, ashtu edhe për lëvizjen MAGA.

Më keq akoma, deficitet e vazhdueshme fiskale e kanë çuar Francën përballë një krize borxhi. Në mungesë të shkurtimeve të mëdha buxhetore dhe reformave të dhimbshme sociale, çdo qeveri franceze do të vazhdojë të jetë në shkelje të rregullave fiskale të eurozonës, duke thelluar tensionet me Gjermaninë.

Por edhe Gjermania përballet me rrezikun e kaosit politik, për shkak të një qeverie federale të dobët, një kancelari jopopullor edhe mes votuesve të partisë së tij dhe një situate të vështirë ekonomike. Kjo mund të çojë në një transformim rrënjësor të sistemit partiak gjerman, të shoqëruar nga ngritja e së djathtës ekstreme dhe e partisë neonacionaliste Alternativa për Gjermaninë.

Në skenarin më të keq, viti 2027 mund të jetë një vit fatkeq për Evropën. Shtetet e Bashkuara mund të tërhiqen përfundimisht nga kontinenti evropian, pasi fillimisht të kenë kaluar në anën e Putinit, ndërsa motori franko-gjerman, në zemër të BE-së, mund të paralizohet plotësisht mes zhvillimeve kaotike të politikës së brendshme. Në këto rrethana, Putini dhe Trumpi, me mbështetjen e Kinës, do të përpiqeshin t’i impononin Ukrainës një “marrëveshje paqeje”, e cila do të kërkonte pothuajse kapitullimin e saj, humbje të konsiderueshme territoriale dhe kufizime të rënda të sovranitetit të saj.

Trump ka deklaruar tashmë se dëshiron të negociojë për t’i dhënë fund luftës në një takim trepalësh me Putinin dhe presidentin kinez Xi Jinping, pa praninë e Ukrainës apo të Evropës në tryezën e negociatave. Nëse ky është modeli që ofrohet si udhëheqje e fuqive të mëdha në rendin e ri botëror, atëherë evropianët duhet të ndërgjegjësohen. Kjo mund të jetë mundësia jonë e fundit për të zgjedhur sovranitetin në vend të nënshtrimit.

Project Syndicate

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
Posto një koment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • Evropa në udhëkryqin e saj vendimtar
  • Republika e Molotovit, dekorata për heronjtë e flakëve
  • “Pas Diellës vjen Gjoni”, Rama zbulon avatarin e ri në prokurimet publike
  • Majko: Jam i shqetësuar për lidhjet e PS me krimin, jo për seksin
  • VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje

Komentet e Fundit

  1. Socialisti on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  2. Edi on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  3. Elb on VIDEO: “Po ti tall b…thën me mua”? Kërkon euro më të trasha në tavolinë, reagon ish-ministrja: Nuk jam unë në ato pamje
  4. Jurist on Pas 25 viteve për krime lufte, Thaçi pret sot një tjetër vendim në Hagë, në lojë 6 vite të tjera burg
  5. AI startup perks on Unë kullën, ti armët? Vëllai i kryebashkiakut Sako dhe ortaku i vëllait të ministrit Nufi marrin leje për 27 katësh në Tiranë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?