Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE/ Belind Këlliçi nuk është i vetmi që ka mashtruar me shkollimin, edhe kandidati i Kamzës me diplomë të falsifikuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FAKSIMILE/ Belind Këlliçi nuk është i vetmi që ka mashtruar me shkollimin, edhe kandidati i Kamzës me diplomë të falsifikuar
KryesorePolitike

FAKSIMILE/ Belind Këlliçi nuk është i vetmi që ka mashtruar me shkollimin, edhe kandidati i Kamzës me diplomë të falsifikuar

Published: May 2, 2023
Shpërndaje

Belind Këlliçi nuk është i vetmi kandidat i koalicionit Berisha-Meta që ka mashtruar me shkollimin dhe diplomën e gjimnazit. Krahas Këlliçit, i cili nuk ka një diplomë të shkollës së mesme sepse ka përfunduar vetëm 4 nga 5 vitet e ciklit në Institutin “Harry Fultz”, së fundmi rezulton se edhe kandidati për Bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha, ka falsifikuar diplomën e tij.

Kërkesës së drejtorit të Përgjthshëm të Policisë së Shtetit në vitin 2014, kryekomisar Dritan Zoto i përgjigjet se ish-shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Qarkut Tiranë, Arjan Hoxha ka falsifikuar diplomën. Ky është akti i verifikimit të vlefshmërisë të nënshkrimit në emër të Luan Veliqotit në dokumentin “listë-notash” të shtetasit Arjan Hoxha.

Pas kryerjes së ekspertizës shkencore u vërtetua se ish-shefi i Sektorit të Krimit Ekonomik në Policinë e Qarkut Tiranë, Arjan Hoxha, ka falsifikuar nënshkrimin e ish-Drejtorit të Akademisë së Rendit Luan Veliqoti.

- Publicitet -

“Nënshkrimi në emër të Luan Veliqotit, objekt ekspertimi u ekzaminua me mjete tekniko – shkencore, ku u nxorrën karakteristikat e përgjithshme dhe të veçanta shkrimore të cilart u krahasuan me karakteristikat shkrimore të nxjerra nga nënshkrimet modele krahasimi po në emër Luan Veliqoti nga ekzaminimet krahasuese të kryera karakteristikave shkrimore, u arrit në konkluzionin se Nënshkrimi i Prof. As. Dr. Luan Veliqotit, plotësuar poshtë rubrikës -DREJTOR në dokumentin LISTE – NOTASH, më datë 25.07.1999, emër Arjan Xhevit Hoxha, të Akademisë Rendit Publik objekt ekspertimi, nuk është shkruar nga Luan Veliqoti”, thuhet në përgjigjen e kryekomisar Dritan Zotos drejtuar drejtorit të Përgjthshëm të Policisë së Shtetit aso kohe, Artan Didi.

Si mashtroi Këlliçi me diplomën?
Këlliçi nuk është pajisur kurrë me diplomën e shkollës së mesme, gjë që e konfirmon edhe Instituti “Harry Fulz” dhe Ministria e Arsimit. Kjo konfirmohet edhe nga numri i amzës së shkollës së mesme, me anë të së cilës vërtetohet se ai nuk e ka mbaruar ciklin e plotë 5 vjeçar, pasi në regjistër ka një shënim ku thuhet “është larguar jashtë shtetit” në vitin 2004-2005.

Por, skandali thellohet edhe më shumë pasi Belind Këlliçi ka kryer njësim të paligjshëm të diplomës universitare, pas kthimit nga SHBA. Kjo ka ndodhur në vitin 2010 kur Ministria e Arsimit drejtohej nga qeveria e Sali Berishës dhe nuk dihet nëse dikush ka mbyllur një sy apo Këlliçi ka mundur që të mashtrojë komisionin, njësoj siç bëri edhe me universitetin amerikan.

Çfarë ka ndodhur? Njësimi i paligjshëm i diplomës universitare nga ana e Ministrisë së Arsimit qëndron në faktin se një diplomë universitare “Bachelor”, niveli 6 i kualifikimit, sipas Kornizës Shqiptare e Kualifikimeve, është njohur si “master i shkencave”, niveli i 7 i Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve, në kundërshtim me ligjin nr. 10247/2010 “Për Kornizën Shqiptare të Kualifikimeve”, (sipas të cilit, të kesh akses në nivelin 6 të kualifikimit duhet të kesh përfunduar nivelin 4 të kualifikimeve) dhe ligjin nr. 80/2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë” (neni 92 i tij). Këlliçi nuk rezulton të ketë diplomë të shkollës së mesme, e për rrjedhojë nuk ka si të kryhet njësimi i diplomës universitare.

Nga ana tjetër, nga dokumentacioni i siguruar nga Ministria e Arsimit lidhur me këtë çështje, Këlliçi ka deklaruar përpara komisionit të njësimit të diplomës (deklarata e depozituar prej tij në MAS) se kriteri hyrës në Universitetin që ai ka përfunduar studimet është “përfundimi i shkollës së mesme”. Ky fakt konfirmohet edhe nga një hulumtim në faqen zyrtare të “Coppin University”, ku sipas saj, kriteri minimal hyrës në këtë universitet është pikërisht “përfundimi i shkollës së mesme”.

Në vitin kur Belind Këlliçi është regjistruar në “Coppin University” (2005), vëllai i tij punonte pikërisht në zyrën e pranimeve të studentëve të universitetit amerikan. Ka dyshime të forta se ka qenë pikërisht vëllai i tij, i cili nëpërmjet ndërhyrjes së tij, e ka ndihmuar të regjistrohet lehtësisht në këtë universitet, pa e pasur diplomën e shkollës së mesme

.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Meloni, shoqja e ngushte e Edvinit on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  5. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?