Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAKSIMILE: “Do shpalleni non grata”, Mcgonigal shantazhoi biznesmenët e mëdhenj shqiptarë, i mori 12 milionë euro Shefqet Kastratit?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > FAKSIMILE: “Do shpalleni non grata”, Mcgonigal shantazhoi biznesmenët e mëdhenj shqiptarë, i mori 12 milionë euro Shefqet Kastratit?
Kronike

FAKSIMILE: “Do shpalleni non grata”, Mcgonigal shantazhoi biznesmenët e mëdhenj shqiptarë, i mori 12 milionë euro Shefqet Kastratit?

Published: February 13, 2023
Shpërndaje

 

Në një artikull botuar sot në median amerikane, historia ballkanike e ish-kryeagjentit të FBI, ka marrë përmasa të reja, vërtet befasuese.

Nëse të dhënat e këtij artikulli provohen si të vërteta, rezulton se Charles McGonigal është përfshirë në një skemë shantazhi dhe gjobëvënie në të paktën tre shtete ballkanike dhe shënjeshtra kanë qenë biznesmenët më të mëdhenj shqiptarë.

- Publicitet -

Që në titull, artikulli pretendon një kthesë të re në skandalin e Charles McGonigal.

“Kurrë më parë nuk ka qenë FBI përballë një skandali të ngjashëm me atë në të cilin është përfshirë Charles McGonigal” – shkruan autori dhe përqëndrohet më pas në pjesën për Shqipërinë, ku thotë se ajo që është zbuluar deri tani nga prokurorët dhe media është “vetëm maja e ajsbergut”.

Majtas, titulli i artikullit, djathtas pjesa për biznesmenët shqiptarë

Më poshtë, pjesë nga shkrimi:

“Për arsye ende të paqarta, McGonigal, të cilit i duheshin para për të paguar jetën e tij të dyfishtë – gruan dhe fëmijët në Uashington DC, si dhe një të dashur të dyshimtë në Nju Jork – filloi të luajë fort në skenën shqiptare për para.

McGonigal ka udhëtuar disa herë në Shqipëri, përfshirë shtatorin e 2017-ës, kur ishte ende zyrtar i lartë i FBI-së. Një raport i ri nga Washington Post zbulon pjesë nga kjo vizitë:

“McGonigal, i cili, asokohe, ishte ende duke punuar për FBI-në, i tha Kryeministrit shqiptar që të mos i jepte leje fitimprurëse shpimi kompanive që ishin fronte për interesat ruse. Ndërsa McGonigal dukej se po vepronte në përputhje me rolin e tij si oficer i kundërzbulimit ndaj ndikimit rus, prokurorët pretendojnë se, në fakt, Neza dhe një shqiptar tjetër që punonte me McGonigal, i identifikuar nga prokurorët si këshilltar joformal i Ramës, kishin interesat e veta financiare në vendburimet e naftës”.

E vërteta është edhe më e rëndë nga sa thotë ky raportim i WP. Është mjaftueshëm e shëmtuar që një zyrtar i lartë i FBI-së të përfshihet për para në mënyrë aspak të këndshme në politikën e brendshme të një aleati të Amerikës. Por ajo që McGonigal bëri gjatë atij udhëtimi fatal në Shqipëri ishte shumë më e keqe nga sa kanë pranuar autoritetet federale ose media.

Gjatë kohës që ndodhej në Shqipëri zyrtari i lartë i FBI-së ka ndërmarrë një operacion zhvatje kundër shqiptarëve të pasur për përfitime personale.

McGonigal u tha një numri shqiptarësh të suksesshëm në biznes, se, së shpejti, ata do përballeshin me sanksione nga ana e SHBA-ve, çfarë do të shkatërronte bizneset e tyre, dhe do rezultonte në sekuestrimin e llogarive të tyre bankare dhe në ndërprerjen e të drejtës së udhëtimeve jashtë vendit. Por McGonigal mund ta zgjidhte këtë problem për një “tarifë modeste” prej disa milionë dollarësh.

Mesazhi ishte i qartë: “Më paguani ose do t’ju shkatërroj jetën!”

Duke marrë parasysh pozicionin e McGonigal në FBI, shumë prej këtyre shqiptarëve e morën seriozisht kërcënimin e tij, dhe mjaft syresh e paguan. Disa paguan “vetëm” 3 milionë euro. Të tjerët paguan shumë më tepër.

Sipas burimeve, McGonigal goditi rëndë Shefqet Kastratin, manjatin e naftës në Shqipëri, duke i marrë 12 milionë euro (me vlerë afro 15 milionë dollarë në 2017).

Burimet në Ballkan thonë se përfitimi i McGonigal nga kjo lojë ishte rreth 30 milionë euro, por me sa duket shuma u nda me partnerët e tij shqiptarë…

Gjithashtu sipas këtyre burimeve, McGonigal tentoi të godiste me operacione të ngjashme në fqinjët e Shqipërisë, në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, ku ndodhen pakica shqiptare (në shifra) domethënëse.

Ky është skandali më i rëndë në historinë e gjatë të FBI-së. Për të duhet hetim i menjëhershëm nga Kongresi. Ajo për çfarë Departamenti i Drejtësisë ka paditur McGonigal duket si maja e vogël e një ajsbergu ballkanik jashtëzakonisht të korruptuar…”

Media ku është botuar ky artikull quhet The Washington Examiner. Është një revistë javore amerikane, e vendosur në Uashington, D.C.

Nga viti 2005 deri në mesin e 2013, Examiner botohej në bazë ditore dhe shpërndahej në të gjithë zonën e metrosë në Uashington, D.C. Fokusi i saj ishin lajmet lokale dhe komentet politike.

Pas dixhitalizimit të saj në 2013-ën, Examiner filloi të fokusohej pothuajse tërësisht në politikën kombëtare, nga një këndvështrim konservator, dhe të ofrohej në një format më të zgjeruar.

Autori i artikullit, pjesë nga i cili janë botuar në DITA është John R. Schindler. Ai prezantohet në fund të artikullit si person që ka shërbyer në Agjencinë e Sigurisë Kombëtare si analist i lartë i inteligjencës dhe si oficer kundërzbulimi.

Të dhënat e artikullit mbeten për t’u verifikuar.

Dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  • Sa është vjedhur te AKSHI? Ermal Beqirit i zbulohen në Francë mbi 2 milionë euro llogari bankare, apartamente dhe… kështjellë me vlerë 2.6 milionë euro!
  • Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik
  • Policia e Tiranës reagon për turistët italianë të dhunuar: U përfshinë në konflikt me një grup të miturish, nuk pranuan të bënin kallëzim
  • Në emër të Evropës…

Komentet e Fundit

  1. X on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  2. Gani USA on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  3. . on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  4. Robt pra on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë
  5. Vlora 97 on Dalin fotot e kalasë së Beqirit: Nga tenderat e AKSHI-t, te fortesa shekullore në Francë, ja ku kanë përfunduar miliona euro të taksapaguesve shqiptarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?