Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative
Ekonomi

Falja me kusht, Tatimet: 57 ditë afat për të hequr dorë nga ankimimet administrative

Published: October 6, 2026
Shpërndaje

Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore dhe për të përfituar nga Falja me Kusht.

Subjektet që duan të përfitojnë nga masat lehtësuese duhet të paraqesin pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore aktin e heqjes dorë nga ankimi administrativ, padia, ankimi apo rekursi.

Akti paraqitet me kërkesë zyrtare nga subjekti, përpara pagesës së detyrimit principal.

- Publicitet -

Respektoni afatin për të përfituar nga lehtësitë fiskale të parashikuara.

Ligji i fshirjes së detyrimeve parashikon që tatimpaguesit që janë në proces ankimi administrativ ose gjyqësor mund të përfitojnë nga dispozitat e ligjit vetëm nëse heqin dorë nga ankimi administrativ ose nga e drejta e padisë, ankimit ose rekursit, sipas përcaktimeve ligjore.

Paraqitja e aktit nga ana e subjektit, do të kryhet me kërkesë zyrtare pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore përkatëse, duke filluar nga data 10.06.2026 përpara kryerjes së pagesës së detyrimit principal, por jo më vonë se data 30.11.2026.

Ligji për faljen e detyrimeve tatimore hyri në zbatim në vitin 2026 dhe synon të pastrojë një pjesë të stokut të vjetër të borxhit tatimor, të rrisë arkëtimet dhe të lehtësojë barrën e detyrimeve të akumuluara për bizneset dhe tatimpaguesit.

Ligji nr. 86/2025 parashikon fshirjen ose shuarjen e një pjese të detyrimeve tatimore të papaguara, si dhe të gjobave e kamatëvonesave, me kushte të ndryshme në varësi të periudhës së detyrimit.

Për detyrimet e krijuara deri më 31 dhjetor 2014, ligji përcaktonte fshirjen e plotë të detyrimeve tatimore, së bashku me gjobat dhe kamatëvonesat. Përjashtim bëjnë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, për të cilat nuk fshihet principali.

Sipas të dhënave të administratës tatimore në fazën e parë të zbatimit të ligjit përfituan mbi 22 mijë tatimpagues të tjerë kanë përfituar nga procesi, me 60 ml

Ligji parashikonte edhe shuarjen 50% të detyrimit principal, nëse paguhej 50% e pjesës së mbetur deri më 30 Qershor 2026.

Bizneset kanë afat për fshirjen e 25% të detyrimit të principalit, nëse paguhet 75% e pjesës së mbetur deri më 31 Dhjetor 2026.

Ndërsa për detyrimet tatimore për periudhën 1 janar 2020 – 31 dhjetor 2024, fshihen gjobat dhe kamatëvonesat me kusht që tatimi për periudhën përkatëse të paguhet i plotë (100% e principalit) nga data 10.06.2026 deri më 31.12.2026.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?