Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Familjet amerikane përballen me vështirësi për të birësuar fëmijët ukrainas
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Familjet amerikane përballen me vështirësi për të birësuar fëmijët ukrainas
BoteKryesore

Familjet amerikane përballen me vështirësi për të birësuar fëmijët ukrainas

Published: October 8, 2023
Shpërndaje

Për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, birësimi i fëmijëve ukrainas nga shtetasit e huaj është ndalur pothuajse krejtësisht. Qeveria e Ukrainës po përpiqet ta rifillojë procesin. Gazetari i Zërit të Amerikës, Andriy Borys sjell hollësi.

Një grup prej 200 familjesh amerikane i kanë bërë thirrje autoriteteve në Ukrainë t’i lejojnë të birësojnë jetimët ukrainas, ndërkohë që lufta vazhdon. Këto familje ishin në proces të birësimit të fëmijëve nga Ukraina, kur Rusia sulmoi Ukrainën dhe praktikisht të gjitha birësimet u ndaluan.

Në vitin 2021, amerikanët Steve dhe Leana Olney birësuan dy vëllezër dhe motrën nga një jetimore në rajonin e Odesës. Por, familja Olney shpreson të birësojë edhe motrën tjetër, Lizën. Ata kishin marrë leje për ta birësuar zyrtarisht Lizën në vitin 2022. Por, pastaj Rusia sulmoi Ukrainën.

- Publicitet -

“I dorëzuam peticionin e nënshkruar edhe nga familjet e tjera Ukrainës në tetor, por u refuzua. Na thanë, “ju jeni në Amerikë, ndërsa ajo në Poloni, nuk dimë se si ta vazhdojmë procesin e birësimit…”

Familja Olneys nuk janë të vetmit. Zonja Karolina Dehnhard i përfaqëson këto familje.

“Egziston rreziku i trafikimit seksual, fëmijë që binin në duart e gabuara. Përgjigja jonë ndaj zyrtarëve ukrainas është se këto birësime tashmë janë të miratuara nga Ukraina.”

Gjashtë muaj pas sulmit rus, proceset e birësimit në Ukrainë janë pezulluar. Ministrja ukrainase për mirëqenien sociale, Oksana Zholnovych, thotë se birësimet brenda vendit kanë rifilluar në gusht të vitit 2022.

“Ne u japim përparësi birësimeve brenda vendit ngase fëmijët mund të rriten brenda kulturës së tyre dhe do të jenë të rrethuar me traditën e tyre autoktone.”

Ajo thotë se birësimet ndërkombëtare janë lejuar të rifillojnë, por vetëm në rastet kur prindërit birësues janë takuar me fëmijën para luftës dhe është rënë dakord të birësohet nga ta. Zonja Sabrina Dickenson është përfaqësuese e organizatës “Ukrainecare 300”, që mbështet prindërit amerikanë, që duan të birësojnë fëmijë ukrainas.

“Për shumë vite ka ekzistuar një program përmes të cilit familjet amerikane mikprisnin fëmijë nga Ukraina, në veçanti jetimë, nganjëherë fëmijë të varfër, që nuk e kishin statusin e jetimit, për 4 deri në 12 javë në vit. Përmes këtij procesi, nëse fëmija kishte statusin e jetimit, familjet që dëshironin, shqyrtonin mundësinë e birësimit të tyre”.

Ish-këshilltari i Ministrit të Mirëqenies Sociale të Ukrainës, Leonid Lebediev vlerëson se një zgjidhje e mundshme është që familjeve amerikane t’iu lejohet kujdestaria e këtyre fëmijëve deri në përfundim të luftës.

“Do të ishte më mirë për fëmijët; nuk do të jetonin në jetimore, por me familjet që ata i duan dhe që i kanë zgjedhur vetë këta fëmijë”.
Megjithatë, zonja Zolnovych thotë se Ukraina nuk ka bazë ligjore për kujdestarinë e fëmijëve. “Ligjet tona lejojnë që vetëm familjarët e afërt mund të ofrojnë kujdestari të përkohshme për fëmijën,” thotë ajo.

Përkundër vështirësive të përkohshme, familja Olney vazhdon të mbajë kontakt me Lizën. Ata e vizituan atë në Poloni gjatë festës së Krishtlindjes dhe vazhdimisht flasin në telefon.

 

p.c. / dita

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Hodhën shishe uji dhe vezë drejt Ramës, Sekretariati i Etikës përjashton me 60 ditë Bardhin dhe Balliun
  • Bojkoti paralizon GJKKO-në, në rrezik afatet e paraburgimit dhe të drejtat e të pandehurve
  • Çfarë synon përhapja në mënyrë të përsëritur e “lajmit” të rremë për “shkarkimin e drejtorit të Policisë së Shtetit”
  • Si po futen në Shqipëri pesticide kineze e indiane, Ministria e Bujqësisë “mbyll sytë”
  • Hyrja në BE mund të mos hapë menjëherë tregun e punës për shqiptarët

Komentet e Fundit

  1. ANA on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  2. Zgjohuni, lufta pa kompromis kundrejt c’do ekstremizmi e ben boten te paqeshme. on VIDEO: Tjetër sulm në aeroportin ndërkombëtar të Riadit, një i vdekur dhe 11 të plagosur
  3. Zgjohuni, heshtja kundrejt bemave korruptive-kriminale t’ben fajtor on Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  4. I pafuqishmi on Bardhi vlerëson Braçen: I vetmi që ngriti zërin
  5. AI Music Creator on Koha kur një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?