Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fantazi apo skenar: Nga antiplumbi i Veliajt te imitimi i atentatit të Trump
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Fantazi apo skenar: Nga antiplumbi i Veliajt te imitimi i atentatit të Trump
Politike

Fantazi apo skenar: Nga antiplumbi i Veliajt te imitimi i atentatit të Trump

Published: July 23, 2024
Shpërndaje

Pas grushtit të djeshëm në këshillin bashkiak, ka shpërthyer fantazia e shfrenuar e partisë së Sali Berishës dhe Ilir Metës.

Ndërsa një ditë më parë, mbështetësit mediatikë, ishin në delir, pasi match-in e boksit ndaj Halit Valterit, pinjollit të një atentati të njohur, e kishte fituat Tedi Blushi, që sipas tyre na dolli i fortë, sot fabula ka ndryshuar.

Pikërisht si pasojë e nisjes së procedimit penal, që Halit Valteri, ka dërguar tek autoritetet përkatëse ndaj Tedi Blushit.

- Publicitet -

Ndërkohë që krahu i djathtë i Metës, thotë se ka pasur tentativa për ta vrarë me armë zjarri brenda sallës së këshillit, gazetari në median e familjes Berisha, Bledian Koka, shkon edhe më tej, kur shkruan se ka pasur tentativa për të imituar atentatin ndaj Donald Trump në sallën e bashkisë Tiranë.

Koka, shkruan se Veliaj kishte veshur antiplumb, ndërsa në bashki ishin hequr dedektorët e armëve, e bashkia ka fshirë videot e regjistrimit të sallës.

Një përfundim, i dalë dukshëm pa asnjë hetim apo vëzhgim paraprak, në një kohë kur procedimi penal po vijon dhe prokuroria sipas të gjitha gjasave do të hetojë me detaje të gjithë ngjarjen.

Ngjarja e djeshme ishte e thjeshtë : kur po fliste Veliaj, çohet Tedi Blushi dhe i hedh dosjen me letra A4, e donte të dilte në podium. Aty është zënë me këshilltarin Halit Valteri, e drejtuesja e seancës Romina Kuko, ka mbyllur seancën. Kaq ka qenë e gjitha. Ku i nxorën njerëzit e Berishës dhe Metës faktet se është përgatitur atentat apo ka pasur njerëz të armatosur? Ku e dinë se Veliaj ka pasur antiplumb? E gjitha kjo është një logjikë që nuk mbështetet askund, e delirohet  në budallallëqe të tilla, të cilat, ose bëhen për të fryrë opinionin me fake news, ose siç thoshte Frrok Çupi vërtet ka një skenar.

Postimi i Bledian Kokës

Pse Erion Veliaj veshi dje antiplumb në 40 gradë celcius?

Incidenti i djeshëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës rezulton të jetë një skenar i mirëorganizuar që ka synuar gjakderdhje live! Fotoja më poshtë tregon se Erion Veliaj në temperaturë 40 gradë ka shkuar i veshur me një xhup i cili poshtë tij fsheh antiplumbin e ngjeshur pas trupit! Pyetja është se për cfarë i duhet antiplumbi Erion Veliajt në godinën qe e kontrollon në cdo milimetër qofte me kamera e po ashtu edhe me sikaret e tij besnike! Këshilltari i opozitës Tedi Blushi foli sot për një skenar të mirëorganizuar i cili kishte si qëllim gjakderdhje brenda këshillit bashkiak te Tiranës! Dyshimet janë se përmes 4 personave të paautorizuar brenda Këshillit Bashkiak, Erion Veliaj ka tentuar të imitojë atentatin e Donald Trump, por në fund skenari ka dështuar! Për të shtuar dyshimet mjafton fakti që ditën e djeshme si asnjëherë tjetër detektori i armëve në hyrje të Bashkisë së Tiranës ishte hequr krejtësisht. Dyshimet shtohen edhe më shumë për inskenimin ndërsa Bashkia e Tiranës ka asgjesuar pamjet e kamerave të brendshme dhe ka dërguar në polici vetëm një porcion të videos ku Tedi Blushi godet Halit Valterin, kjo e markuar me logon e Report TV, megjithëse në sallën e këshillit nuk ka qenë prezente asnjë kamera!

p.s…lajmi i mirë i gjithë kësaj ngjarje, është që qartazi Erion Veliaj është në dëshpërim total!

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kokaina në Frakull, ekstradohet nga Kolumbia kimisti i dënuar me 14 vite burg
  • Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  • Nxënësi në Tajlandë hap zjarr brenda një shkolle, 6 të vdekur dhe 15 të plagosur
  • Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  • Zjarri në Mallakastër ende aktiv, forca të shumta zjarrfikësish dhe FA në zonë, ndërhyhet nga ajri

Komentet e Fundit

  1. K R on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  2. Beu i Shurrelit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  3. Kokpalari 21 janarit on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. Zeka on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Vlora 97 on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?