Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FAQE E PARË: 8 muaj pritje për një holter! Letër e hapur ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FAQE E PARË: 8 muaj pritje për një holter! Letër e hapur ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu
KryesoreShendetesi

FAQE E PARË: 8 muaj pritje për një holter! Letër e hapur ministres së Shëndetësisë, znj. Ogerta Manastirliu

Published: February 18, 2023
Shpërndaje

 

Më 17 shkurt, pas vizitës te kardiologia e kujdesshme e lagjes sime nr. 1, dr. Anila Shahini Rexha, mora një rekomandim për të vendosur holter ritmi.

Për moshën time (85) ky kontroll është gjithnjë i nevojshëm për t’u dalë përpara të papriturave. Me fletën e rekomandimit në dorë shkova te ambulanca e specialiteteve e quajtur Iraniane.

- Publicitet -

Infermierja tek e cila u paraqita, më vështroi me keqardhje të thellë dhe duke psherëtirë, më tha:

– A e di sa larg ka shkuar holteri?

– Pse, ku ka shkuar, – e pyeta duke kujtuar se nuk vendosej më në atë ambulancë, si më parë, po diku tjetër, larg.

– Jo, – më tha, këtu është, – por të takon për datën 6 NËNTOR!

– Do ta mbash?

– Po, – i thashë. Dhe infermierja e shënoi datën 6 nëntor 2023 në fletën time të rekomandimit, që kishte përpara. Megjithatë, zemërmirë dhe e dhembshur, siç duhet të jetë kushdo që punon në shëndetësi, m’u lut t’i jepja numrin e telefonit, se kushedi ….

Pra, qytetari i Tiranës duhet të presë gati tetë muaj që t’i vijë radha për të vendosur një holter!

Në këto raste, populli i thjeshtë, siç jemi dhe ne të gjithë pensionistët, pyet: A e di qeveria këtë gjë? (disa e shqiptojnë edhe qeverria!).

Prandaj po ia drejtoj këtë letër të hapur një anëtareje të qeverisë. Që unë dhe shokët e mi, atë shpërblim që na jep qeveria në fund të vitit si pensionistë, të mos e shpenzojmë për holterin te klinikat private!

Është qesharake që unë të shkoj te doktoresha ime e lagjes më 7 nëntor dhe t’i dorëzoj regjistrimet e holterit që më ka rekomanduar ajo më 17 shkurt, para tetë muajsh! Mendoj se edhe dy javë nga koha e rekomandimit të mjekut kardiolog janë tepër për të vendosur një holter.

Dua të shpresoj se kjo letër nuk do të bjerë në vesh të shurdhër.

Me nderim

Prof. Emil Lafe

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjykata e Lartë lë në fuqi arrestin me burg për Erion Veliajn
  • Komisioni i Ekonomisë jep “ok”, 40 trupa të Forcave të Armatosura do shkojnë në Gaza
  • Fitorja tronditëse e AfD në Gjermani, pse Elon Musk është entuziazmuar
  • Vuçiç vendos të kandidojë për kryeministër në tetor
  • Veliaj në Gjykatën e Lartë, shqyrtohet sot masa “arrest me burg” pas vendimit të Kushtetueses

Komentet e Fundit

  1. Glauk on “Aq para i sekuestrohen krimit çdo vit!”, Gjykatësi i kujton edhe milionat e zhdukura me tendera, Rama ‘shpërthen’ ndaj Engert Pëllumbit
  2. Aidin Rrokaj on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  3. Besnik Tirana on Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa, AGSH kërkon hetim urgjent të rastit
  4. Anonymous on Incident i paprecedentë: Përplasje fizike mes Kryeministrit Rama dhe një emigranti në fluturimin nga Tirana drejt Napolit?
  5. abdiaga on Daja i deputetes Zegjine Çaushi plagos me çekiç ish-vjehrrin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?