Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fatmir Bektashi, i penduar i SPAK? Gazetari publikon detajin e faqes 149 nga dosja për Malltezin dhe Berishën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Fatmir Bektashi, i penduar i SPAK? Gazetari publikon detajin e faqes 149 nga dosja për Malltezin dhe Berishën
KronikeKryesoreLajmi i fundit

Fatmir Bektashi, i penduar i SPAK? Gazetari publikon detajin e faqes 149 nga dosja për Malltezin dhe Berishën

Published: October 25, 2023
Shpërndaje

Edhe pse është akuzuar për korrupsion aktiv dhe pastrim parash (krime edhe më të rënda se ato që i kontestohen Malltezit, i cili ndodhet në burg), Fatmir Bektashi jo vetëm që nuk është në burg (ka vetëm detyrim paraqitje dhe pengesë për t’u larguar nga Shqipëria), por nuk i janë sekuestruar as pasuritë siç është bërë me dhendrin.

Si shpjegohet?

Gazetari italo-shqiptar Karlo Bolino thotë se ky pozicion në dukje i privilegjuar hedh dyshime se kontributi i Bektashit në hetime mund të jetë më i madh nga sa duket dhe për këtë arsye SPAK e ka favorizuar.

- Publicitet -

Sipas Bolinos, nga 200 faqet e dosjes deri më tani të bëra publike në faqen 149, gjykatësit publikojnë një paragraf të dëshmisë së Bektashit që mund të përbëjë provën që mjafton për të dënuar Jamarbër Malltezin dhe (me të ngjarë) edhe Sali Berishën.

“Bektashi në fakt pranon se “Jamarber Malltezi nuk ka futur leke ne kompaninë Homeplane (ajo qe ka financuar investimin – shënim i autorit) por kontributi i vetem i tij ishte te bindte pronaret e tjere ta vene token ne dispozicion per te bere ndertimin”.

Në realitet, pronarët ishin të gjithë dakord për të bërë ndërtimin dhe mes pronarëve është edhe familja e Fatmir Bektashit. Pra ska kuptim që Jamarbër u pagua nga Bektashi për të bindur veten dhe familjen Bektashi.

Eshtë e qartë se në këtë pjesë të marrjes në pyetje Fatmir Bektashi gënjen sepse nuk dëshiron të thotë se kontributi i Jamarbër Malltezit ishte që vinte në dispozicion qeverinë e vjehrrit, Sali Berisha, që në fakt përdori fuqinë e tij si kryeministër dhe atë të gjithë Shtetit për të realizuar atë privatizim. Për të arritur këtë qëllim Berisha, mes të tjerash, ka ndryshuar 2 ligje, ka bërë 8 VKM, ka emëruar dhe shkarkuar zyrtarë sipas nevojave, ka vënë në dispozicon të procedurave 5 ministra të ndryshëm bashkë me institucionet në varësi të tyre duke përfshirë kupolën e forcave të armatosura, duke prodhuar në total mbi 130 shkresa vetëm për këtë çështje.

Eshtë e çuditëshme që në dosje mungon pyetja kryesore që me siguri i është bërë Fatmir Bektashit: Nëse kontributi i Jamarbër Malltezit ishte kaq i vogël vetëm të bindë bashkëpronarët të fitojnë nga investimi, përse është shpërblyer me një shumë kaq të madhe?

Edhe kjo mungesw të lë të dyshohet se dëshmia e Fatmir Bektashit është në realitet shumë e gjerë dhe e detajuar se kaq, por që SPAK e mban për një moment të dytë. Madje, nuk do ishte për t’u habitur nëse Fatmir Bektashi do bëhej bashkëpuntor i drejtësisë” – shkruan gazetari.

n.s  / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  • BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit
  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte
  • Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit
  • Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët

Komentet e Fundit

  1. alibaba me 40 hajdutet on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. M.Hajati on Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  3. Abby Conner on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Vari preçisionin on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Ethem Lalaj on Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?