Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fatmir Xhafaj: Veliaj politikan rrace dhe modeli i njeriut punëtor, s’ka konkurrentë!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fatmir Xhafaj: Veliaj politikan rrace dhe modeli i njeriut punëtor, s’ka konkurrentë!
AktualitetKryesorePolitike

Fatmir Xhafaj: Veliaj politikan rrace dhe modeli i njeriut punëtor, s’ka konkurrentë!

Published: May 10, 2023
Shpërndaje

Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji, Partia Socialiste do të jetë forcë fituese, thotë ish-ministri i Drejtësisë, deputeti Fatmir Xhafaj, për të cilin kjo fitore është e lehtësisht e dukshme. I ftuar në “Report Tv” në emisionin ‘Studio Live’, Xhafaj tha se në Tiranë nuk ka garë dhe që në nisje dihet fituesi, që sipas tij do të jetë padyshim Erion Veliaj e kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kurseu vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, Erion Veliaj, për të cilin tha se personifikon modelin e njeriut punëtor. Si politikan, për Xhafajn, Veliaj është një politikan i rrace, i rritur në politike dhe goxha fitues.

‘Megjithëse ka 6 kandidat është një garë që i dihet rezultati. Erion Veliaj është fitues që në nisje të kësaj gare. Edhe Partia Socialiste gjithashtu në të gjithë vendin. Kandidatët që janë në garë në Tiranë nuk kanë mundësinë që të jenë konkurrues. Kujtojmë se model tjetër është Lulzim Basha, i cili ka pasur një mandat gjumi. Basha nuk ishte vënë aty që të flejë gjumë, por të punonte. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një ndryshim thelbësor në Tiranë këto 8 vitet e fundit që e ka qeverisur Partia Socialiste, me politikat sociale ekonomike dhe zhvillimore. Erion Veliaj si kryetar bashkie personifikon modelin e njeriut punëtor, gjitha që ka bërë e ka bërë me këmbënguljen e tij, ka bërë punë të cilat janë të vlerësueshme për komunitetin e këtij qyteti. Demokratët kanë një rast shumë të mirë nëse votojnë Veliajn. Duke i dhënë një votë PS-së dhe Erion Veliajt, do të shpëtojnë PD. Kjo do të jetë një voto ndëshkuese për të vjetrën. Veliaj është politikan rrace, bio! Është rritur në politikë, nuk i gjeti gati. Është goxha fitues!’, u shpreh Xhafaj.

Deputeti socialist u shpreh se kjo fitorja e PS-së do vijë falë mbështetjes që ka kjo forcë politike nga zgjedhësit, e shtoi se fitorja lehtësohet po ashtu edhe nga përçarja e opozitës e lidershipi i saj. Sipas Xhafajt, PD tashmë po vuan vendimet e gabuara të saj në të kaluarën siç ishte braktisja e parlamentit si dhe bojkoti i zgjedhjeve lokale të vitit 2019, që e nxorri opozitën nga pushteti lokal.

- Publicitet -

“PS në këto zgjedhje është parti fituese dhe është lehtësisht e dukshme për shkak të mbështetjes që ka tek zgjedhësit. Këtë nuk e tregojnë vetëm sondazhet. Kanë të përbashkët faktin se në sondazhe fituesit e kësaj gare jemi ne PS fituese, por këtë e lehtëson dhe fakti që është një opozitë e përçarë, por edhe me një lidershpip, është pak të thuash i vjetër, por edhe i dëmshëm. Me atë që ka demonstruar opozita PS, sot për sot mbetet forca politike më e besueshme. PD do të vuajnë gjatë faktin që braktisën parlamentin dhe bojkotuan zgjedhjet vendore. I kanë bërë një dëm të madh partisë së opozitës dhe padyshim edhe demokracisë në vend. Dëmin më të madh ja ka bërë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Shumë pak prej tyre kanë kërkuar një ndjesë publike. Sa kohë që kjo ka lënë zhurmë, jo vetëm nga pikëpamja e organizmit të brendshëm, por në raportin e besimit të PD-së më zgjedhësit, është thyer marrëdhënia e PD-së me zgjedhësit, pasi këta i tradhtuan zgjedhësit e tyre dhe për ta ngjitur këtë mund tu duhet shumë punë. Kjo palë është e tillë, që nuk na jep në mundësinë që të shihemi e të na mbaj në shinat e duhura”, tha Xhafaj.

Megjithatë ish-ministri kishte edhe disa kritika për qeverisjen, ku ndër to nënvizoi korrupsionin dhe tha se është ende një fenomen shumë serioz e që duhet të parandalohet, pa shkuar në SPAK. ‘Kanë qenë mandate të vështira, pandemia dhe tërmeti e kanë bërë të vështirë qeverisjen. Këto dy vite janë vitet e qeverisjes reale mbas dy goditjeve të forta që kishim jashtë vullnetit tonë. Qeverisja është futur në një proces normaliteti dhe po ecën mirë. Ka gjëra që kërkojnë një reflektim shumë më të madh. Nevoja për të bërë më shumë politike sociale. Duhet të lidhim më shumë gjeneratën e re me vendin. Një element tjetër i rëndësishëm them ynë është çështja e forcimit të institucioneve. Së treti është edhe lufta kundër korrupsionit. Është një fenomen serioz që kërkon jo thjeshtë deklarata, por të ndërtosh SPAK-un brenda vetes. Jo çdo gjë shkon në SPAK nëse parandalohet me të gjitha mekanizmat publike’, u shpreh Xhafaj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tërhiqet “motra”, Meloni anulon statusin special për resortin luksoz në zonën e mbrojtur në Sardenjë
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri
  • Protesta, Lisistrata dhe parfumi i demokracisë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  2. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”
  3. Ramat qe zbrazin Shqiperine nga rinia on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  4. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  5. Anonymous on Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?