Profesori dhe diplomati Fatos Tarifa ka listuar arsyet pse sipas tij qëndrimi i Ramës në pushtet ka ardhur në fund.
Tarifa është shprehur se ekzistojnë 10 faktorë kryesorë që e mbajnë ende kryeministrin në krye të ekzekutivit.
Sipas tij, drejtuesi i qeverisë ushqehet nga iluzioni se është i fortë, se është i zgjedhuri i popullit dhe madje edhe i Zotit. Po ashtu, ai ka theksuar se kryeministri vuan nga iluzioni se është shqiptari më perëndimor dhe se partnerët evropianë e duan vetëm atë.
Sipas profesorit, në mendësinë e shefit të qeverisë mbizotëron bindja se shteti është pronë e tij private ku mund të bëjë çfarë të dojë, ndërsa vënien në pikëpyetje të këtij pushteti e shoqëron frika e madhe nga humbja e tij.
Për të gjitha këto arsye, Fatos Tarifa ka gjykuar se kryeministri duhet të largohet menjëherë nga detyra. Ai ka nëvizuar se koha kërkon formimin e një qeveri teknike, e cila do të ketë si detyrë kryesore përgatitjen e vendit për zgjedhje të parakohshme.
Reagimi i Tarifës:
Nga Fatos Tarifa
Çfarë e mban Kryeministrin në pushtet?
1. Iluzioni se është i fortë.
2. Iluzioni se është i zgjedhuri i popullit.
3. Iluzioni se është i zgjedhuri i Zotit.
4. Iluzioni se është më perëndimori ndër shqiptarët.
5. Iluzioni se Europa e do vetëm atë.
6. Arroganca e tij.
7. Pamençuria e tij.
8. Paaftësia për të lexuar dhe kuptuar realitetin.
9. Bindja se shteti është pronë e tij dhe mund të bëjë ç’të dojë.
10. Frika nga humbja e pushtetit.
Dhe gjithçka tjetër që kam lënë pa thënë.
Për te gjitha këto arsye, sot ai duhet të largohet. Në krye të vendit koha thërret një qeveri teknike, e cila të përgatisë zgjedhje të parakohëshme. Ky është fundi i palavdishëm i një kryeministri, një qeverie dhe një parlamenti të palavdishëm. Bashkë me këtë kryeministër duhet shporrur dhe e tërë shpurra e tij e lepujve “trima”.

Kur shteti trajtohet si pron private, populli thjesht pret momentin për të dhën vendimin. Zgjedhjet jan rrugëdalje e ndershme. Meqe Rama mendon q ka ende shumicen, le ta riprovoj
Me këtë opozitë që kemi sot, ky rri edhe 10 vjet të tjera në pushtet. Nuk mbahet me ‘iluzione’, por me faktin që përballë nuk ka asnjë alternativë serioze. Zgjedhje teknike me cilin? Me ata që i kemi provuar e i dimë se çfarë bëjnë?