Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Filxhani i kafesë do të rritet me 10-30 lekë në pranverë, shkak çmimet e larta të importit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Filxhani i kafesë do të rritet me 10-30 lekë në pranverë, shkak çmimet e larta të importit
AktualitetEkonomi

Filxhani i kafesë do të rritet me 10-30 lekë në pranverë, shkak çmimet e larta të importit

Published: February 19, 2025
Shpërndaje

Shqipëria shumë shpejt pritet të dorëzohet para çmimeve ende të pranueshme të kafesë në bare, pasi importet e këtij produkti po bëhen gjithnjë e më të shtrenjta. Të dhënat zyrtare nga tregtia e jashtme tregojnë se në muajin janar 2025 një kilogram kafe është importuar 30 për qind më shtrenjtë se në janarin 2024.

Në janarin e vitit të kaluar u importuan 486,619 kilogramë kafe me një vlerë totale 216 milionë lekë, ose 462 lekë për kilogram, ndërsa në janar 2025 u importuan 787,834 kilogramë kafe me një vlerë 471,6 milionë lekë ose 598 lekë për kilogram. Krahasimi i çmimeve të importit tregon se një kilogram kafe në janar 2025 kushtoi 30% më shumë se në janarin 2024.

Enri Jahaj, Kryetari i Shoqatës së Bar-Restoranteve, pohoi se baret në vendin tonë janë vënë në vështirësi që vitin e kaluar për shkak se çmimi i kafesë dhe kakaos dy produktet bazë që shiten më shumë është rritur ndjeshëm vitin e fundit. Jahaj tha se në muajt e ardhshëm mars- prill pritet të ketë një reflektim në rritjen e çmimeve me pakicë për një filxhan kafe 10-30 lekë.

- Publicitet -

Për shkak të konkurrencës së lartë të bar-kafeve nuk është reflektuar e gjithë rritja e çmimeve të importit tek filxhani i pakicës. Mirëpo rritja e përgjithshme e kostove (pagat, etj) bashkë me rritjen e çmimeve të importit nuk mund të mbajë më çmimin e kafesë në nivelin aktual në një mesatare 70-150 lekë sipas zonave.

Kafeja nuk është vetëm një produkt konsumi në vendin tonë, por përfaqëson stil jetese të shqiptarëve, dita e të cilave nuk konceptohet pa kaluar disa kohë në baret për ta shijuar atë. Konsumi i kafesë sidomos në ambientet jashtë shtëpisë është arsye pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të barëve dhe restoranteve në Europë.

Analistët në tregjet ndërkombëtare po lajmërojnë se ndryshimet e klimës janë duke ndikuar negativisht çmimet e mallrave bujqësore dhe sidomos kafesë dy vitet e fundit. Tendenca drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit dhe të krijojë rritje të çmimeve, thotë një raport i “Inverto”, një kompani ndërkombëtare europiane e specializuar në menaxhimin e zinxhirëve të furnizimit.

Ngjarjet ekstreme të motit pritet të çojnë në çmime të paqëndrueshme të ushqimeve gjatë gjithë vitit 2025, pasi çmimet e kakaos dhe kafesë janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar. Viti 2024 si vitin më të nxehtë të regjistruar, një tendencë drejt temperaturave më të larta që duket se do të vazhdojë edhe në vitin 2025. “Inverto” parashikon se një prirje afatgjatë drejt ngjarjeve më ekstreme të motit do të vazhdojë të godasë rendimentet e prodhimit, e për rrjedhoje edhe rritje të çmimeve.

Rritjet më të larta të çmimeve vitin e fundit ishin për kakaon dhe kafenë, përkatësisht 163% dhe 103%, për shkak të një kombinimi të reshjeve më të larta se mesatarja dhe temperaturave ekstreme në rajonet prodhuese, sipas hulumtimit.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  • Deputeti socialist: Kemi zbuluar kush i sponsorizon protestuesit (nuk qenka as Irani, as Greqia)
  • Dita 31 e protestës pas incidenteve para Kuvendit: “Nëse do ketë dhunë, do përgjigjemi me dhunë”
  • “Sorrat dhe korbat do marrin atë që meritojnë”. Rama poston mesazh ku protestuesit quhen “racë derri që duan pushtet”
  • Goxhaj pas lirimit: Na dhanë ujë dhe telefon për të njoftuar familjet, s’na dhunoi njeri, dëbuam nga qelia Avokatin e Popullit

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  2. Vlora 97 on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. K R on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  4. V L on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  5. Anonymus on VIDEO / Tensione jashtë Kuvendit: Opozitë e shitur! Incident me Tërmet Peçin, e ndjekin nga pas: Hajdut! Protestuesit godasin me vezë makinat e deputetëve

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?