Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: VIDEO: Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”: Alabbar: Nuk do t’ju zhgënjej, do jetë unike në botë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > VIDEO: Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”: Alabbar: Nuk do t’ju zhgënjej, do jetë unike në botë
EkonomiKryesore

VIDEO: Firmoset marrëveshja për “Durrës Yacht & Marina”: Alabbar: Nuk do t’ju zhgënjej, do jetë unike në botë

Published: January 30, 2023
Shpërndaje

Këtë të hënë u nënshkrua marrëveshja për zhvillimin e projektit “Durrës Yacht & Marina”.

“Projekti më i madh ekonomik në Republikën e Shqipërisë”. Kështu e ka konsideruar zv/kryeminisrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku marrëveshjen e firmosur sot mes Qeverisë Shqiptare, Albanian Seaports Development Agency, Eagle Hills Real Estate.

Mohamed Alabbar themeluesi dhe pronar i kompanisë EMAAR me qendër në Dubai tha se ky projekt është një nga projektet , i cili renditet tek më të përparuarit në botë.

- Publicitet -

“Jemi me kaq fat ku jemi sot, sepse ajo që kemi rritur është vetëm fillimi. Kemi punuar fort, duke besuar se do të ndodhte, por në të njëjtën kohë shohim entuziazmin e njerëzve për vizionin tuaj. Jemi shumë krenarë për këtë arritje.

Disa nga gjërat që ne po bëjmë aty nuk jam bërë askund në botë. Është një nga projektet më të përparuara në botë. Kemi një ekip të plotë shqiptar dhe ky ekip po shtohet.

Këta njerëz që punojmë me ne nga Shqipëria, po drejtojnë një nga projektet më të përparuara në botë. Disa nga gjerat që po bëjmë këtu janë më të përparuara se në Dubai”, tha ai.

Ai garantoi qytetarët shqiptarë se nuk do t’i zhgënjejë me këtë projekt, të cilin e cilësoi madhështor.

“Nuk do t’ju zhgënjej”, tha Alabbar.

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij pas nënshkrimit të marrëveshjes për projektin tha:

“Durrës Yacht & Marina” hyn në ekonominë shqiptare si një lokomotivë që do të sjellë një impakt të jashtëzakonshëm në rritjen e shpejtësisë së zhvillimit ekonomik por dhe si një konkurrent në një treg më të gjerë se ai shqiptar, që do të ofrojë jo vetëm shërbime të një cilësie të padiskutueshme por punësim cilësor dhe shumë profile pune të mirë paguara për shumëkënd që nuk do të ketë më asnjë arsye nëse do realisht të punojë, që ta shohë të ardhmen jashtë vendit.

Durrës Marina do të sjellë mbrapa në vendin e tyre njerëz jo vetëm nga Durrësi por dhe nga vende të tjera për të punuar në Shqipëri.

Pikërisht për këtë ambicie Durrës Marina do të duhet të bëjë realitet të gjitha këto që sot ne i dimë nga konkluzionet logjike për investimin më të madh në historinë e vendit tonë dhe të rajonit. Deri dje shumëkush thoshte shikoni Maqedoninë, ku janë investimet.

Ky investim vjen jo nga qielli por si rezultat i një baze të re të një themeli të ri për Shqipërinë turistike. Një vend që krijon besim, dhe shfaq një potencial të jashtëzakonshëm.”

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  • Çfarë është dukuria e rrallë optike e “qytetit lundrues” e shfaqur së fundmi në Gjirin e Lalzit
  • Tragjedi familjare në SHBA: Burri vret gruan, 6 fëmijët dhe veten
  • ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  • Erion Braçe: Duan të më eliminojnë politikisht

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  2. Beu i Shurrelit on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  3. K R on Ekstradim apo burg në Francë? Skenarët e përballjes së Beqirajt me drejtësinë, enigma e “gabimit” mbi zonën bërthamore në Francë
  4. Beu i Shurrelit on ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin
  5. K R on ​”Të mësojë gjermanisht”: Heshtja e kancelarit Merz për Tiranën, prapaskenat e fjalimit në Dublin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?