Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare
AktualitetEkonomi

FMN ul parashikimin për ekonominë shqiptare

Published: April 18, 2023
Shpërndaje

Ekonomia shqiptare për 2023 do rritet me ritme më të vogla se sa ishte parashikuar. Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka ulur parashikimin për rritjen e ekonomisë shqiptare në vitin 2023.

Nga 2.5% që ishte pritshmëria në raportin e tetorit, në pasqyrën e fundit ekonomike globale, të publikuar Fondi vlerëson se ekonomia e vendit do të rritet me 2.2 %.

Ekonomia vendase sipas Raportit pritet të përshpejtohet në 3.3% në vitin 2024 dhe parashikohet të bëhet përafërsisht në këto nivele deri në 2028-n, kur pritet të zgjerohet me 3.4%, pak a shumë në të njëjtat nivele me pritshmëritë në raportin e Tetorit.

- Publicitet -

Kosova dhe Mali i Zi janë dy shtetet që pritet të kenë ecurinë më të mirë ekonomike në 2023, me përkatësisht 3.5 dhe 3.2%. Serbia dhe Bosnje Hercegovina do të zgjerohen me 2%, ndërsa për Maqedoninë e Veriut pritshmëritë janë mjaft pesimiste, me një rritje vetëm 1.4%.

Për Shqipërinë, FMN parashikon që inflacioni të vijojë të mbetet i lartë edhe në vitin 2023, me një mesatare prej 5%, nga 6.7% që ishte mesatarja në vitin 2022.

Inflacioni do të ulet në vitet në vijim, por sërish do mbetet i lartë, pasi për të zbritur në 3%, që është dhe objektivi i Bankës së Shqipërisë, fondi parashikon vetëm në vitin 2028.

FMN thotë në raportin global se rritja anemike, që është e pranishme në të gjithë globin lidhet me shtrëngimin e politikës monetare me synim rënien e inflacionit, që ka përkeqësuar kushtet financiare.

Edhe inflacioni, ndonëse në ulje, po ngadalësohet më pak sesa pritej. Rreziqet në të ardhmen janë shtuar, pasi stresi i sistemit financiar mund të përhapet, duke dobësuar ekonominë reale.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh
  • Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve
  • Largohen nga detyra drejtuesja e KESH dhe kreu i Autoritetit të Aviacionit Civil

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?