Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FNSH operacion në Vlorë, një i arrestuar dhe 4 në kërkim
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FNSH operacion në Vlorë, një i arrestuar dhe 4 në kërkim
AktualitetKronike

FNSH operacion në Vlorë, një i arrestuar dhe 4 në kërkim

Published: February 23, 2023
Shpërndaje

Prej ditës së djeshme, Policia e Vlorës, FNSH dhe forca të tjera vijojnë aksion në qytetin bregdetar ku në fokus kanë personat me rrezikshmëri të lartë dhe të skeduar nga ana e Policisë.

Ditën e sotme janë ngritur postoblloqe në disa pika dhe akse rrugore të qytetit.

Nga operacioni në Vlorë është vënë një person në pranga dhe 4 janë vënë në kërkim.

- Publicitet -

I arrestuar është Denis Karafili, ndërsa në kërkim janë shpallur Inez Hajrulla, Olsi Koçeli, Erand Hoxha dhe Klaus Islamaj

Njoftimi i Policisë:

“Vlorë/Policia, kontrolle të shtuara, bazuar në inteligjencën informative, për kapjen e personave në kërkim dhe të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo lëndë narkotike.

Gjatë kontrollit, kundërshtuan punonjësit e Policisë, vihet në pranga 1 shtetas, shpallen në kërkim 4 të tjerë, të pestë pjesëtarë të një grupi kriminal me aktivitet në fushën e krimeve kundër personit.

Sekuestrohen municion luftarak, jelek antiplumb, targa automjetesh të vjedhura, një shumë parash, veshje dhe radio si të Policisë, që u gjetën në banesën dhe në biznesin e 2 prej këtyre shtetasve.

Në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi një automjeti tip “Toyota”, pasi kishin dyshime se me të qarkullonin shtetas me precedent kriminal që mund të mbanin sende të kundërligjshme.

Drejtuesi i automjetit nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi me automjet, bashkë me pasagjerët, duke rrezikuar jetën e punonjësve të Policisë.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë janë vënë në ndjekje të automjetit tip “Toyota”,  me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve që qarkullonin me këtë automjet.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë i mundur identifikimi i këtyre shtetasve dhe me miratim të organit të procedurës u ushtruan kontrolle intensive, në ambiente të ndryshme dhe në banesat e tyre, me qëllim kapjen e këtyre shtetasve dhe sekuestrimin e sendeve të kundërligjshme, nisur dhe nga informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se këta shtetas ishin pjesëtarë të një grupi kriminal dhe mund të fshihnin sende të kundërligjshme në banesat e tyre.

Në vijim të veprimeve u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i njërit prej 5 personave që qarkullonin me automjetin tip “Toyota”, konkretisht shtetasi D. K., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit I. H., 30 vjeç, O. K., 33 vjeç, E. H., 32 vjeç dhe K. I., 31 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit O. K. dhe në biznesin (servis automjetesh) e shtetasit D. K., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan veshje (uniforma) dhe radio si të Policisë, 1 jelek antipulmb, targa automjetesh të dyshuara të vjedhura, një shumë parash, municion luftarak, dhe sende të tjera, që dyshohet se i shërbenin veprimtarisë së grupit kriminal në të cilin bënin pjesë këta shtetas.

Vijojnë kontrollet intensive nga strukturat e DVP Vlorë, në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë Tiranë dhe Fier, për lokalizimin dhe kapjen e 4 shtetasve të shpallur në kërkim.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, vijon puna për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.”

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Njerëz të infiltruar që shfaqen si “protestues” sulmojnë konviktet e vajzave
  • 16 tetor 2026
  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës

Komentet e Fundit

  1. . on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  2. Emigranti on Pamje apokaliptike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  3. Genti on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  4. Erma on Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  5. demo on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?