Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Forbes” nxjerr listën e re të miliarderëve, bosi i modës Arnault i ‘rrëmben kurorën’ Elon Musk. Bezzos ruan pozitat, ngjitje dhe për pronarin e “Zarra”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > “Forbes” nxjerr listën e re të miliarderëve, bosi i modës Arnault i ‘rrëmben kurorën’ Elon Musk. Bezzos ruan pozitat, ngjitje dhe për pronarin e “Zarra”
AktualitetKultureKurioziteteLifestyle

“Forbes” nxjerr listën e re të miliarderëve, bosi i modës Arnault i ‘rrëmben kurorën’ Elon Musk. Bezzos ruan pozitat, ngjitje dhe për pronarin e “Zarra”

Published: April 4, 2023
Shpërndaje

Revista prestigjioze “Forbes” publikoi listën e re të renditjes së miliarderëve. “Sundimi” i Elon Musk si njeriu më i pasur në botë, duket se ka marrë fund. Një mbretërim kalimtar, sepse vitin e kaluar ai mori këtë pozicion të privilegjuar në listën e “Forbes”. Manjati i Afrikës së Jugut (me baba afrikano-jugor dhe nënë kanadeze), themeluesi i SpaceX, CEO i ‘Tesla’ dhe pronari i Twitter, ndër të tjera, bie në listën e më të pasurve pas humbjeve të pësuar gjatë vitit të kaluar: aktualisht, sipas botimit prestigjioz, ai ka një kapital prej 180,000 milionë dollarë (rreth 165,000 milionë euro). Rënia e aksioneve të Tesla-s pas blerjes së Twitter-it ka qenë arsyeja kryesore e këtyre humbjeve miliona dollarëshe.

Në këtë listë të parë të vitit të publikuar nga “Forbes”, personi më i pasur në botë është Bernard Arnault. Një emër ndoshta pak i njohur për publikun e gjerë, por që drejton vargun e firmave të mëdha të mallrave luksoze (veshje dhe bizhu): Louis Vuitton, Christian Dior, Tiffany, Sephora ose Givenchy, duke qenë pjesë e të gjithë konglomeratit të grupit Louis Vuitton dhe Moet & Henessy ( i njohur si LVMH). Gjatë vitit që lamë pas, falë fitimeve dhe rritjes së aksioneve, ai arriti t’i shtojë 53,000 milionë pasurisë së tij, e cila tani shkon në 211,000 milionë. Në moshën 74-vjeçare, ai tashmë po planifikon pasardhësin dhe në korrik të vitit të kaluar ai propozoi një riorganizim të portofolit, për t’i dhënë pjesë të barabarta pesë fëmijëve të tij. Bie në sy ngjitja e një tjetër ‘oligarku’ të modës; spanjollit Ortega, pronar i markës së njohur të veshjeve “Zara”.

- Publicitet -

 

Ngjitja e Amancio Ortega dhe podiumi i Bezzos

Podiumin e plotëson një tjetër i rregullt në këtë lloj liste, siç është Jeff Bezos, që mbetet i treti. Themeluesi i Amazon mbetet në hapin e fundit pasi shtoi dy vjet rënie ekonomike, pikërisht në kohën që ai njoftoi dorëheqjen e tij si CEO i gjigantit të tregtisë elektronike. Vitin e ardhshëm do ta ketë të vështirë të mbajë pozicionin e tij, duke parë trendin aktual.

Ai që është në një dinamikë krejtësisht të kundërt është spanjolli Amancio Ortega, i cili e shton sërish pasurinë pas disa vitesh ulje-ngritje. Ndonëse janë dy të tretat e Top 25-ës që kanë shënuar humbje vitin e fundit, janë nëntë persona që kanë arritur të rrisin pasurinë e tyre personale, në një kohë të vështirë pas më të keqes së pandemisë dhe me ardhjen e luftës në Ukrainë. Mes tyre është themeluesi i grupit Inditex, Amancio Ortega, i cili në vitin 2022 i shtoi pasurisë së tij 17.7 miliardë dhe ngjitet në vendin e 13-të.

Në total, vlera neto e aseteve të Amancio Ortega vlerësohet në 77,300 milionë dollarë sipas “Forbes”. “Perandoria e tij e modës Inditex është në një xhirim. Aksionet e saj janë rritur me 39% në 12 muajt e fundit, të nxitura nga shitjet e forta; të ardhurat në vitin deri në 31 janar 2023 u rritën me 18% në gati 35 miliardë dollarë”, thekson publikimi për biznesmenin spanjoll. Një rritje e të ardhurave e bën spanjollin të bëjë një hap të madh mes më të pasurve, pasi ai ngjitet nga vendi i 23-të vitin e kaluar. Një rritje prej dhjetë pozicionesh për të qenë sërish në Top 10, nga e cila doli në vitin 2021. Përpjekja e tij e parë në këtë listë të njohur ishte në vitin 2018, kur ai shkoi direkt në pozicionin e gjashtë. Atje qëndroi për tre vjet, derisa në vitin 2021 ra në vendin e 11-të dhe një vit më vonë në vendin e 23-të.

 

Miliarderët e sportit

Përveç manjatëve të mëdhenj të pothuajse çdo lloj biznesi, në këtë listë ka vend edhe për atletë të nivelit të lartë. Personalitete të shkëlqyera që përtej performancës në punë, kanë rreth tyre një perandori të tërë marketingu dhe produkti që u fiton miliona në vit. Këtu gjejmë Tiger Woods, mbreti i golfit, i cili në moshën 47-vjeçare hyn për herë të parë në të me 1,1 mld dollarë.

Lebron James, ylli i NBA-së në Lakers, është lojtari i parë në kompeticion (aktiv) që bëhet miliarder, me 1 mld dollarë. Personalitete të tjera sportive që janë në të janë Toto Wolff, drejtor ekzekutiv i ekipit Mercedes Formula 1, si dhe Mark Mateschitz, djali i themeluesit të perandorisë Red Bull, Dietrich Mateschitz. Dhe këtu duket se nuk ka vend ende për yje të futbollit si Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, që janë drejt kësaj rruge ‘të florinjtë’ në të ardhmen.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHBA do ofrojë viza “premium”, intervista për 10 ditë
  • Agjencitë më të mëdha mediatike në botë transmetojnë LIVE protestën: Më e madhja deri tani në Tiranë
  • Të huajt shpenzuan më shumë se 1 miliard euro në Shqipëri për tremujorin e parë
  • Tregut të punës i shtohen 17.7 mijë pensionistë, “largohen” 14.4 mijë të rinj deri në 29 vjeç
  • Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës, sot seancë plenare, gjashtë interpelanca në rend dite

Komentet e Fundit

  1. xhaxhi moderatori on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  2. RN'B, BN'B on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  3. tom on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  4. Anonymous on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit
  5. Right Side on FOTO + VIDEO: Lumë njerëzor në Tiranë, Shqipëria përjeton protestën më të madhe pas rënies së komunizmit

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?