Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Grushta dhe ulërima, besnikët e Berishës degjenerojnë seancën e Parlamentit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > FOTO: Grushta dhe ulërima, besnikët e Berishës degjenerojnë seancën e Parlamentit
Lajmi i funditPolitike

FOTO: Grushta dhe ulërima, besnikët e Berishës degjenerojnë seancën e Parlamentit

Published: October 30, 2023
Shpërndaje

TIRANE – Sali Berisha i akuzuar për korrupsion në çështjen e privatizimit të Klubit Partizani, bashkë me disa deputetë që e ndjekin nga pas – bllokuan edhe këtë të hënë, 30 tetor 2023, punimet e Kuvendit.

Duke tentuar të përsërisnin skenarin e seancës së 19 tetorit pas së cilës u përjashtuan 23 deputetë të Rithemelimit, mes tyre dhe Sali Berishën dhe Gazment Bardhin.

Seanca nisi me tensione dhe debate kur deputetë Sali Berisha, Gazment Bardhi, Flamur Noka, Edi Paloka etj, bllokuan fillimisht foltoren dhe kërkuan largimin e Gardës e cila nuk i lejonte të afroheshin tek karriget e ministrave dhe të kryetares së Kuvendit.

- Publicitet -

Ata fikën mikrofonat kur kryeparlamentarja Lindita Nikolla u jepte të drejtën e fjalës deputetëve socialistë.

Në momentin që Vullnet Sinaj, nga pala e maxhorancës, ka marrë fjalën nga vendi, deputetët e opozitës nuk e lejuan, dhe më pas u përshkallëzua deri në përplasje fizike. Ishte deputeti Bledion Nallbati ai i cili i mbylli mikrofonin Sinajt e më pas tentoi ta grushtojë.

Pas ketij incidenti, ndërsa deputetja Teuta Ramaj po fliste për problematikat e evidentuar nga zgjedhësit e saj në Vlorë, deputetët Gazment Bardhi dhe Flamur Noka i kanë kërkuar që të ndalonte duke e penguar. “Turp, turp. Nuk mund të mbrosh një kriminel”, shprehej Noka teksa fliste Ramaj.

Agresiviteti i Flamur Nokës, tmerroi edhe deputeten më të moshuar Luljeta Bozdon. Flamur Noka dhe deputetët e tjetër të Foltores, iu vërsulën shumë deputetëve socialistë, pse donin të flisnin në sallën e Kuvendit, por ndryshe ndodhi me një deputet socialist.

Ndërsa fliste deputeti Florenc Spaho, askush nuk guxoi të afrohej.

Seanca zgjati vetëm disa minuta dhe pas përplasjes fizike, gazetarët u larguan nga salla. Seanca rinisi me njoftimin e përjashtimit të deputetit Bledjon Nallbati por dhe këtë herë nuk zgjati më shumë se disa minuta pasi opozita vijoi skenarin e kaosit.

“Keni ardhur me paramendim për të bllokuar seancën” i tha Nikolla deputetëve të opozitës dhe më pas ndërpreu seancën.

Jashtë Kuvendit Gazmend Bardhi paralajmëroi se do të vijojë sërish këtë skenar duke akuzuar maxhorancën se po synon të asgjësojë opozitën. Nga ana e socialistëve, kreu i grupit parlamentar të PS-së Bledi Çuçi paralajmëroi se do të merren masa për të ndaluar skenaret e kaosit që opozita kishte ndërmarrë për të mos lejuar zhvillimin e seancave normale parlamentare.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan, ku renditet Shqipëria
  • Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
  • Horoskopi 23 Shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për ditën e sotme
  • Kthjellime dhe vranësira kalimtare, parashikimi i motit për sot
  • Zjarr masiv në Gjirin e Lalzit, evakuohen pushuesit nga një hotel dhe familjarë nga banesat

Komentet e Fundit

  1. Moj kasolle... on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri
  2. find the difference on Pse familja Jashari po qëndron larg protestave
  3. Dajti on Tronditje në kupolën e sigurisë kombëtare
  4. anti25642654censurë on Kushti i BE-së për negociatat: Zonat e Mbrojtura dhe heqja e imunitetit parlamentar Ballukut
  5. Skypion on Rrethanat e largimit të Vlora Hysenit dhe itinerari i udhëtimit nga Baku drejt kufirit Kosovë-Shqipëri

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?