Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Nga vonesa te pauzat e gjata, çfarë nuk u pa nga konferenca e Berishës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Nga vonesa te pauzat e gjata, çfarë nuk u pa nga konferenca e Berishës
KryesorePolitike

FOTO: Nga vonesa te pauzat e gjata, çfarë nuk u pa nga konferenca e Berishës

Published: October 21, 2023
Shpërndaje

Sali Berisha, në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat pas arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, me urdhër të SPAK, dhe pas vendosjes së masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje ndaj tij” për çështjen e ish-kompleksit Partizani, akuzoi kryeministrin Edi Rama “për sulme të mirëfillta politike.”

Por përtej deklaratave, në konferencën e jashtëzakonshme të Berishës u vunë disa detaje.

Fillimisht, edhe pse konferenca ishte lajmëruar për në orën 21.00, ajo nisi me rreth 20 minuta vonesë.

- Publicitet -

Ndërsa erdhi në ambientet e PD-së, Berisha u prit nga një grup simpatizantësh demokratë që nisën të brohorasin emrin e tij.

Më pas ai u shoqërua nga bashkëpunëtori i tij më i ngushtë, deputeti Flamur Noka, si dhe nga Luçiano Bocci e Gent Strazimiri.

Në konferencë, Berisha kishte pranë këshilltaren Floriana Garo, ndërsa nuk mungonte IPOD-i, ku kishte bërë dhe pikat kryesore të konferencës.

Në qendër të reagimit të tij, ishin kryeministri Edi Rama dhe SPAK, si dhe sigurisht dhëndri, Jamarbër Malltezi.

Si rrallëherë, Berisha gjatë konferencës ngatërronte fjali dhe bënte pauza të gjata.

Ndërsa dha dhe disa mesazhe të koduara për Edi Ramën, ndërsa tha se do të fliste “në një moment tjetër për disa fakte”.

Jamarbër Malltezi u arrestua në aeroportin i Rinasit pasditen e kësaj të shtune me urdhër të SPAK, ndërsa po priste bashkëshorten, Argita Berisha nga Gjermania.

Dhëndri i Sali Berishës akuzohet për pastrim parash, në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit Partizani.

Për të njëjtën çështje në pranga ka rënë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi.

Gjithashtu, SPAK ka ngritur akuzën e korrupsionit dhe pastrimit të parave edhe ndaj Sali Berishës. Ndaj tij është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit.

n.s. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pas pagesave të kripura për shërbime të pakryera, koncesioni i check up-it i kthehet shtetit
  • Dronë në horizont?
  • Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike, me vetëdeklarim
  • BE kufizon importet nga Brazili, AKU sinjalizon Ministrinë: Çfarë do të ndodhë me importin e mishit
  • Ish-Presidenti i Sirisë dënohet me vdekje, Gjykata e shpall fajtor për krime lufte

Komentet e Fundit

  1. alibaba me 40 hajdutet on Rama për zjarrin në Krujë: Shteti ishte në këmbë, heronjtë tanë shmangën një tragjedi
  2. M.Hajati on Brenda saj, një nga thesaret më të mëdha në histori, Anglia heq dorë nga nxjerrja në sipërfaqe e HMS Sussex, shkak spanjollët
  3. Abby Conner on VIDEO: Incident në koncertin e Dua Lipës, plagosen disa persona
  4. Vari preçisionin on Ambasada e SHBA ndan mesazhin e Rubios: Një vend që nuk prodhon, nuk mund ta mbrojë popullin e vet
  5. Ethem Lalaj on Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e gjykimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?