Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Panairi i dytë i verës së “Open Balkan”, Rama dërgon videomesazh, Vuçiç i gjen “zëvendësuesin”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > FOTO: Panairi i dytë i verës së “Open Balkan”, Rama dërgon videomesazh, Vuçiç i gjen “zëvendësuesin”
Lajmi i funditPolitike

FOTO: Panairi i dytë i verës së “Open Balkan”, Rama dërgon videomesazh, Vuçiç i gjen “zëvendësuesin”

Published: November 17, 2023
Shpërndaje

Në panairin e dytë të verës në kuadër të “Open Balkan”, është vënë re mungesa e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Duket se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç e ka gjetur një partner të ri për Ballkanin e Hapur, pasi Rama njoftoi largimin nga nisma. Por edhe pse nuk ishte i pranishëm fizikisht, kryeministri Rama kishte dërguar një video-mesazh në nisje të panairit.

Në panair mori pjesë presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Presidenti Vuçiç, në një bisedë me Milatoviç, para ceremonisë së hapjes së panairit, tha se në panair janë të pranishëm rreth 40 ekspozues nga Mali i Zi, që është një numër i madh për një vend të përmasave të tilla. Vuçiç theksoi se në Berlin nuk u pëlqen ajo që nuk mund ta menaxhojnë dhe se përkundër kësaj, atij i pëlqen shumë menaxhimi përmes “Open Ballkan”.

- Publicitet -

Çfarë ndodhi me nismën “Ballkani i Hapur”?

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, deklaroi mbylljen e Ballkanit të Hapur, një nismë që hapi debate të forta në Shqipëri, por edhe përplasje në marrëdhëniet me Kosovën. Ai tha me 1 korrik se kjo nismë lindi për të çuar përpara Procesin e Berlinit, dhe sipas tij ky mision ishte kryer.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshinte Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, u mor nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri i Maqedonisë së Veriut asokohe, Zoran Zaev dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019. Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe parashikonte lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve. Në korrik të vitit 2021, në Forumin për Bashkëpunim Ekonomik Rajonal në Shkup, nisma ka marrë emrin e ri, “Ballkani i hapur”. Kosova ka qenë kundër kësaj nisme që nga fillimi, ku kryeministri Albin Kurti ka thënë më herët se nisma “Ballkani i Hapur” më shumë i ngjan një “Ballkani të hapur për ndikimet nga Lindja”, sesa një nisme për treg të përbashkët rajonal.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 200-300 euro për një votë, SPAK pushon hetimin për dy kandidatët e Tom Doshit
  • Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  • Kur Parisi i paqes korrigjonte Versajën e luftës!
  • Alarmi për territorin: Planifikimi urban po humbet rolin e tij ligjor e shkencor
  • Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Komentet e Fundit

  1. Dajti on “Diella” është një guaskë e zbrazët dixhitale
  2. Anonymous on “M’u sulën truprojat, sjellja e bashkëshortes…”, gazetari përplaset me Ramën në Vuno për parkimin, përfundon në komisariat
  3. Hysen Likaj on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  4. Replikuesi on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  5. Turisti on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?