Ish-kryeministri non grata në SHBA për korrupsion, Sali Berisha, ngritjen e akuzave ndaj ish zyrtarit të lartë të kundrazbulimit të FBI-s Charles Mcgonigal e ka kthyer në një kalë beteje të “revolucionit” në Shqipëri.
Që prej momentit kur ky zhvillim u bë publik në SHBA, nga selia blu dhe studio televizive, Berisha ka bërë me detaje radiografinë e ngjarjes dhe të personazheve.
Janë me qindra deklarimet e Sali Berishës përmes të cilave ai ka artikuluar akuza për personin përmendur në aktakuzën ndaj ish zyrtarit të FBI si personi B, Dorian Duçka.
Por kjo foto e publikuar nga TCH tregon Shkëlzen Berishën bashkë me Dorian Duçkën, në bordin e një avioni krah për krah.
Sipas TCH ata janë bashkë në një prej udhëtimeve të tyre të biznesit.

Djali i Saliut, Shkëlzeni, ka reaguar pas publikimit të fotos.
Ai shkruan se edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri doli para disa vitesh në foto me presidentin e atëhershëm të SHBA-së Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Ai thotë gjithashtu se nuk e lidh asgjë me Duçkën veç faktit që kanë rastitur të dy në të njëjtin avion dhe se e ka bërë foton pas këmbënguljes së bashkëudhëtarit.
“Te zene me presh ne dore ne nje histori korruptive me permasa nderkombetare qe ka zene prej ditesh titujt e mediave me te medha te botes, Rama dhe Duçkat e kesaj afere kane zgjedhur te pergjigjen ne menyren me qesharake duke postuar foto.
Ne te vertete Rama dhe Duçkat ne SHBA nuk po hetohen per foto por sepse ne bashkepunim kane korruptuar me fusha nafte dhe qindra mijera dollare, drejtorin e kunderzbulimit te FBI per ta perdorur si instrument kunder opozites dhe pluralizmit politik ne Shqiperi!
Ne fakt keto foto sherbejne per ta, si certifikate miqesie apo pastertie, shume me pak nga sa do sherbenin le te themi, fotot e Sajmir Tahirit me Barack Obamen ne zyren ovale.
Sidoqofte per te sqaruar opinionin me duhet te theksoj se, ne ndryshim nga Rama dhe sekseret e tij, une nuk udhetoj ne avion privat dhe per rrjedhoje ne nje avion linje, njelloj si ne nje urban publik, udhetaret dhe vendet e tyre nuk i zgjedh dot une.
Qellimi i udhetimit tim te bere para disa vjetesh, nuk ka pasur asgje te perbashket me sekserin e Rames pervec ulëses afer ne avion dhe insistimit te tij per te bere nje selfie, si shume te tjera, qe me kerkohen nga njerez te njohur dhe te panjohur.
Uroj dhe shpresoj qe kur te pyeten nga hetuesit e FBI, Rama dhe Duçkat te kene argumente me bindes per “pafajesine” e tyre. Suksese!” – shkruan Shkëlzen Berisha në Faebook.
j.l./ dita
