Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Rama dy ditë në pesë kryeqytete ballkanike, turi nis me Shkupin, në pritje të konfirmimit nga Kurti
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Rama dy ditë në pesë kryeqytete ballkanike, turi nis me Shkupin, në pritje të konfirmimit nga Kurti
KryesorePolitike

FOTO: Rama dy ditë në pesë kryeqytete ballkanike, turi nis me Shkupin, në pritje të konfirmimit nga Kurti

Published: July 6, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama do të nisë sot turin ballkanik, ku do të zhvillojë takime në Shkup, Prishtinë, Beograd, Sarajevë dhe Podgoricë.

Ndalesën e parë kreu i qeverisë do ta ketë në Maqedoninë e Veriut, ku pritet të takohet me kryeministrin maqedonas Dimitar Kovaçevski në orën 11:00 të ditës së sotme.

Në orën 12:00, ata do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp. Më pas, Rama do të udhëtojë drejt Prishtinës. Në orën 16:00, Rama do të takohet me presidenten Vjosa Osmani ndërsa në orën 17:15, kreu i qeverisë shqiptare do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

- Publicitet -

Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me Ramën duke thënë se së pari duhej të mbahej mbledhja e përbashkët e qeverivë në Gjakovë, sipas të cilit ishte anuluar në mënyrë të paparsyeshme, kryeministri Rama në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar.

Të nesërmen, me 7 Korrik, Rama do të udhëtojë në Bosnje Hercegovinë ku do të pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave Borjana Kristo dhe më pas do të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp. Më vonë, në orën 13:45, Rama do të takohet me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Në orën 16:00 do të takohet edhe me presidentin Jakov Milatovic. Më pas do të niset për në Serbi ku do të takohet me presidentin Aleksandër Vuçiç në orën 19:30 dhe më pas do të mbajnë konferencën e përbashkët.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. anti25642654censurë on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Colpo grosso on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  3. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  4. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  5. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?