Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: “The Falling Man”, pamja që shokoi botën, dëshmi e pafuqisë njerëzore përballë çmendurisë së terrorizmit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > FOTO: “The Falling Man”, pamja që shokoi botën, dëshmi e pafuqisë njerëzore përballë çmendurisë së terrorizmit
HistoriKryesore

FOTO: “The Falling Man”, pamja që shokoi botën, dëshmi e pafuqisë njerëzore përballë çmendurisë së terrorizmit

Published: September 11, 2022
Shpërndaje

 

11 shtatori i 21 viteve më parë shënoi një nga ngjarjet më të rënda e tragjike në historinë njerëzore: një sulm me aeroplan mbi kullat e Qendrës Botërore të Tregtisë në New York, në të cilin më shumë se 3,000 njerëz humbën jetën.

Të gjitha raportimet rreth asaj dite u shënuan me fotografi të aeroplanëve, kullave dhe rrënojave. Por një foto është ndryshe.

- Publicitet -

“Njeriu në vetëhedhje” është një foto nga Richard Drew i Associated Press dhe tregon një person që shkon drejt vdekjs së sigurt gjatë rënies nga lartësia e njërës prej kullave. Në sfond është fasada prej çeliku.

Kur u botua nga NYT, fotoja mori kriitka të forta

Ishtë një ditë në të cilën mijëra njerëz kanë humbur jetën, një ditë në të cilën rrjedha e historisë botërore ka ndryshuar dhe vdekja e një njeriu mund të duket e parëndësishme.

Fotot e rënies së tij shpejt ranë në harresë, kryesisht për shkak të presionit të publikut. Çdo media që e publikoi atë u kritikua menjëherë për pashpirtësinë e saj në publikimin e momenteve të fundit të një njeriu.

Identiteti i personit, vdekja e të cilit u përjetësua nga lentet e fotografit të Associated Press nuk është konfirmuar kurrë.

Vlerësohet se gati 200 njerëz u hodhën ngjashëm drejt vdekjes së sigurt për të shmangur një vdekje edhe më të rëndë në flakët e kullave.

Foto u shkrep nga Richard Drew

Pas rënies së kullave, mijëra trupa e gjetën veten nën ton çeliku dhe betoni, duke e bërë edhe më të vështirë identifikimin e viktimave.

Në dy hetime të ndryshme, kishte spekulime në lidhje me identitetet e ndryshme të vetëhedhësve.

Së pari, reporteri kanadez i The Globe and Mail, Peter Chaney, arriti në përfundimin se fotografia tregon Norberto Hernandez, një kuzhinier në restorantin Windows on the World, që ndodhej në majë të Kullës Binjake veriore.

Edhe disa anëtarë të familjes së Hernandezit ishin të bindur se ishte Norberti i tyre. Megjithatë, me një inspektim më të afërt të fotografive të tjera, ata arritën në përfundimin se jo, nuk ishte ai njeriu në foto.

Në një hetim tjetër nga revista Esquire, reporteri Tom Junod arriti në përfundimin se mund të ishte Jonathan Briley. Në atë kohë, 43-vjeçari Briley punonte si teknik i zërit në Windows on the World.

Ekziston një teori që nëse do të ishte me të vërtetë Briley, ai patjetër do hidhej nga restoranti. Kjo pasi Briley ishte një astmatik dhe e dinte se ishte në rrezik për vdekje kur tymi filloi të futej në restorant.

Michael Lomonaco, shefi i tij, tha se ekzistonte një mundësi reale që të ishte Briley. Një nga fotot, poshtë këmishës tregon një bluzë portokalli që Briley shpesh e mbante.

Mbi 3 mijë vetë u vranë atë mëngjes

Motra e madhe gjithashtu mendon se në foto është pikërisht Jonathan. “Kur pashë për herë të parë foton dhe pashë një burrë të gjatë dhe të dobët, thashë me vete: Nëse nuk do duhej ta kisha më shumë të dhëna, do të mendoja pa diskutim se Jonathan është në foto”, u tha ajo gazetarëve në 2003.

Identiteti i personit në foto nuk do të përcaktohet kurrë me siguri, por ai do të mbetet i regjistruar në histori si treguesi më i qartë i pafuqisë njerëzore përballë çmendurisë së terrorizmit…

i.b. / dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Shpërthimi ka ndodhur në zyrat e karburantit”, drejtori i Zjarrfikëses jep detaje nga ngjarja te ‘Brryli’
  • Ushqimet rëndojnë xhepin e shqiptarëve, gati 3-fishi i BE-së
  • Trump telefonatë me Putin për Ukrainën, Kremlini: Biseda ishte konstruktive
  • PISA 2025: Shqipëria përmirësohet në matematikë dhe shkencë, por rezultatet kanë kufizime
  • Vrasësi i heshtur i Ballkanit Perëndimor: Çfarë tregon rasti i Kosovës

Komentet e Fundit

  1. Socialpis i nershëm... on Protesta pas 100 ditësh
  2. Ethem Lalaj on Protesta pas 100 ditësh
  3. demo on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  4. Shqiptari on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  5. Dashi on Shqipëria “dënon” Serbinë një ditë me vonesë, për nderimet shtetërore ndaj “Kasapit të Bosnjes”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?