Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTO: Historia e vilës së familjes Berisha në Lalëz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > FOTO: Historia e vilës së familjes Berisha në Lalëz
KryesorePolitike

FOTO: Historia e vilës së familjes Berisha në Lalëz

Published: October 28, 2023
Shpërndaje

Deri pak kohë përpara lajmeve për sekuestrimin, nuk është lejuar asnjë media nga siguria private që t’i afrohet perimetrit të vilës së Sali Berishës në Gjirin e Lalzit.

Kjo vilë e veçuar dhe shumë më e madhe se të tjerat përreth është vetëm një nga banesat e familjes Berisha.

Kur ende nuk ishte shumë e njohur vila është mohuar disa herë publikisht nga Berisha. Por banorët e fshatit Lura në Gjirin e Lalzit dhe vizitorët e rrallë që depërtojnë brenda fshatit turistik e dinë që Berisha, bashkëshortja e tij Liria, si dhe Argita me bashkëshortin, shoqëruar ndonjëherë nga Shkëlzeni gjatë verës mund të shikohen lehtësisht tek bëjnë plazh në vendin e tyre të rezervuar.

- Publicitet -

E famshme mes banorëve është edhe shëtitja e mbrëmjes e Berishëve në unazën rreth fshatit të vogël, ku të dyja çiftet, Saliu dhe Liria me Argitën dhe Jamarbërin, ecin dhe bisedojnë duke pershendetur kalimtaret.

Berisha në verandën e vilës

Ne fakt, kur Berisha thoshte nuk eshte imja, luante si përherë me fjalet, sepse si shumë nga pronat e familjes Berisha, edhe kjo vilë rezulton në pronësi të vajzës së Berishës, Argitës.

Para disa vitesh, vetë Berisha ndoshta harroi ku ndodhej dhe postoi në Facebook-un e tij një foto duke lexuar një libër. Ishte pikerisht në verandën e vilës luksoze të Lalzit.

Vila në fjalë nuk ka qenë përherë kjo që është sot. Argita Berisha e bleu rreth një vit pasi Berisha erdhi në pushtet në 2005.

Deri në atë kohë, bëhej fjalë për një përpjekje të një ndërtuesi që të kthente një tokë të mbushur me gjarpërinj dhe zonë kënetore, në një fshat me shtëpi modeste.

Por ardhja e Argitës ndryshoi gjithçka. Investimet qeveritare erdhën pas saj. Papritur u zhbllokuan fonde për rrugën drejt Lalzit duke e kthyer destinacionin ku më parë arrinin vetëm fuoristradat e diplomatëve të ngeshëm, në një rrugë të arritshme nga të gjithë dhe vetëm 45 minuta larg Tiranës.

Argita solli me vete të tjerë. Ish-ministra dhe deputetë kanë vilat e tyre në këtë fshat, përfshirë drejtorë të djeshëm e të sotëm, gjyqtarë e ushtarakë të lartë.

Çmimet e vilave në fshatin turistik u rritën menjëherë. Dhe vazhdojnë të rriten edhe sot, ndërkohë që ngjitur janë ndërtuar Lura 2 dhe Lura 3 por asnjë nuk ka sipërfaqen dhe afërsinë me detin që ka vila e madhe e Berishëve.

Në 2015 me një ligj të posaçëm, pronarët e vilave, privatizuan pa blerje edhe oborret dhe tokën përreth të mbjellë me pisha dhe ullinj.

Sot fshati është një ndër të paktat zona ku janë respektuar distancat nga bregdeti dhe lartësia e ndërtimeve.

Vila e sotme e familjes Berisha është ngritur mbi gjurmën e vilës së mëparshme blerë nga Argita. Vila e mëparshme u shemb tërësisht dhe në vend të saj u ngret godina e sotme, shumë më e gjerë dhe e lartë.

Ajo është vila e vetme që ka tre kate, nga dy kate që është norma e lejuar në planin e studimit urbanistik të kësaj zone.

Godina e bardhë ka një sipërfaqe toke të bollshme të mbjellë me pisha dhe ndodhet në vijën e parë të fshatit përballë detit. Oxhakët e shumtë të vilës, ngrihen mbi kurorën e pishave, muri i ulët prej guri e dallon menjëherë prej të tjerave.

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pse një e treta e popullsisë vuan nga një formë alergjie
  • PDK dhe AAK refuzojnë ftesën, Haxhiu: Pa marrëveshje për Presidentin, Kosova shkon sërish në zgjedhje
  • Goditën shefin e Hetimit të Krimit, arrestohen 6 persona në Sarandë, pezullohen dy policë
  • Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  • ​Mbi 100 vjeç dhe i përjashtuar nga Michelin: Historia e jashtëzakonshme e ustait të sushi-t që refuzoi botën

Komentet e Fundit

  1. Otto on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  2. Një qytetare vlonjate on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  3. Katiu on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  4. Rila on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj
  5. Kokpalari 21 janarit on Media britanike e pyet a do anulohet projekti, Rama: Një taksist në Vlorë më tha që ata në Zvërnec janë budallenj

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?