Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fotografi i Afrikës
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > opinion > Fotografi i Afrikës
opinion

Fotografi i Afrikës

Published: April 7, 2025
Shpërndaje

Nga Ilnisa Agolli

Nuk qenka dhe aq keq jeta në Afrikë. Kisha menduar se jam kaq pa fat sa zhgënjimeve në xhep mos t’i ndaja më dorën dhe se sa më larg të shkoja aq më pranë do të të vija një ditë.

E kam fjalën se po kaloja një periudhë që të destabilizon komplet si njeri dhe e kuptova këtë vetem kur gjeta “sekretin” se si mund të shpëtoja.

- Publicitet -

Në fakt, s’më kish shkuar në mendje për asnjë çast se kësaj do i vinte sqarimi nga një humbje, që të them të drejtën edhe e shpërfilla kur e mendova.

Mashtruesit perfekt të mendimit mund të kthehen në mishërues absolut të besimit! Dhe kjo do të thotë se sapo po hyja në një fazë të re. Dhe po më pëlqente si gjë. Po aq sa ideja brilante e të bërit fotograf.

Një fotograf që e ndan në faza apo shkrepje gjithë jetën. Një liri e pazakontë kjo. Faza e varfërise seksuale qenka më e keqja, e të mendosh që Viktor Hygo nuk e kaloi kurrë, te vjen inat. Ti këtë nuk e di!

As nuk ke pse.

As ata që pozojnë nuk kanë. Afrika, thashë! Afrika… atje do të marrë fund njëherë e mirë e gjithë kjo idiotësi, që më shumë se e tillë
nuk ishte gjë tjetër në fakt, se mospranimi i një të vërtete se po shkruaja keq dhe flija po aq.

Mbase do kisha fat në shtetin afrikan për të menduar ca më ndryshe, megjithëse kjo prapë s’do të qe e mundur nga ngjyra e lëkurës. Por të paktën do të jetoja si një i bardhë mes të zinjëve dhe problem seksual nuk do të kisha.

E padyshim mbijetesa ime do ishte si të thuash… një epokë e re. Epoka e Ironisë në qytetin “Benin”

Nuk tingëllon dhe aq keq! Edhe pse prapë nuk do të gjeja karar në vendin që emri më vinte si familjar
e, që si pasojë më dha ca shpresë nga ngjyrat e flamurit u bëre shkak po prapë ti.

Një personazh që vjen pa ardhur
dhe që ikën kur sapo vjen. Si një re në qytet apo një tasë me ujë në duart e një fëmije me ngjyrë dhe pa flokë.

Dua të them se nëse ke pak fat
duhet të kesh lindur veçse me këmishë edhe me një aparat fotografik në dorë për të kapur jo çaste, sa çastin.

Dhe ai ka kohën e një buzëqeshje që nuk e merr vesh kurrë sa zgjat ndërsa e di, sa pak.

Gjithsesi, këtu në Afrikë është mirë
bëj fotografi po aq sa bëj dashuri
njerëzit vishen me shumë ngjyra dhe unë nuk e kam humbur kuriozitetin e shkrimtarit, por mirënjohjen ndaj fatit, po.

Doja të ta shkruaja këtë pusullë edhe pse e di që do e bësh shuk idenë time bashkë me pyetjen e fundit që në thelb do e grisësh siç unë nuk po e bëj dot më me mjerimin tim, ajrin, paralajmërimet e fatit, gjysmë-realitetet, miqtë, ëndrrat, gratë apo zërat që kam në kokë.

Megjithëse kjo është një tjetër histori, si një temë e pazbuluar dhe si puna e asaj që ty nuk të therr më në zverk, siç mua aparati mbi këtë letër që po të çoj nga larg

– Të shkepësh apo shkrepësh?

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Drejtimi dhe Drejtuesi
  • Themeluesi i FRESSH: Maskat ranë, kryeministri të dorëhiqet, kriminalizoi Kuvendin dhe qeverinë, socialistët e vërtetë janë në protestë
  • Temperaturat në rritje, apeli i mjekëve: Kujdes! Shmangni daljet në orët e pikut
  • Botërori 2026: Anglia ndalet, Uruguai gabon! 7 kombëtaret që kanë siguruar kualifikimin
  • “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën

Komentet e Fundit

  1. K R on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  2. Janinë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  3. Kohë on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse
  4. Drini on “Askush s’më kuptoi, muret po shemben”, Rama poston foton e çuditshme të vetes dhe këngë si Neroni që dogji Romën
  5. Rexha on I quajti ‘hordhi pushtuese’, retorika e Ramës kundër shqiptarëve të rajonit kritikohet si përçarëse

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?