Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fotografimi i ri ajror për gjithë territorin, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fotografimi i ri ajror për gjithë territorin, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale
AktualitetEkonomi

Fotografimi i ri ajror për gjithë territorin, “në sitë” zhvillimet në zonat urbane dhe rurale

Published: November 14, 2025
Shpërndaje

Shqipëria do të fotografohet nga ajri edhe një herë për të rifreskuar hartat që janë prodhuar thuajse një dekadë më parë.

Në gjithë territorit fotografimi i fundit ajror i takon vitit 2015-2017 ndërsa për Tiranë-Durrës ky fotografim i takon vitit 2018. Fondi Shqiptar i Zhvillimit është autoriteti konktraktor që do të përzgjedhë edhe kompaninë që do të kryejë këtë shërbim.

Përmes një procedure prokurimi të çelur këtë javë në sistemin e Agjencisë së Prokurimit Publik me një fond limit 259 milionë lekë apo rreth 2.6 milionë euro kontrata ka në objekt “Ndërhyrje për Përditësimin e Sistemit Kombëtar të të Dhënave Gjeohapësinore për Mbështetjen e Zhvillimit Rajonal: Fotografimi ajror, dixhital i territorit të Republikës së Shqipërisë, Prodhimi i Imazheve ajrore të orientuara nadir dhe oblik, Skanimin LIDAR;DT”.

- Publicitet -

Në dokumentet që shoqërojnë procedurën argumentohen arsyet se pse ky fotografim është i nevojshëm.

“Ndryshimet demografike dhe zhvillimi ekonomik në disa sektorë (si Turizmi dhe Bujqësia) kërkojnë krijimin e sistemeve dhe bazave të të dhënave që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm. Në shumë raste, hasen vështirësi gjatë zbatimit të shumë projekteve të rëndësishme të synuara për zhvillimin e zonave urbane dhe infrastrukturore.

Sidomos në zonat urbane dhe turistike, shumë Agjenci Publike si dhe shumë investitorë vuajnë nga mungesa e informacionit hartografik për të dhëna vektoriale në shkallë të vogël  dhe të madhe dhe përditësimin e prodhimeve ortofotografike, të cilat ndihmojnë si për realizimin e investimeve në infrastrukturë, ashtu edhe për stabilizimin e marrëdhënieve mes pronësisë së tokës në veçanti”, thuhet në dokument.

Sipas FSHZH bazuar në nevojat dhe kërkesat e shumë autoriteteve publike të cilat i janë njohur si aktorë për përdorimin dhe përditësimin e tematikave të informacionit gjeohapsinore, ASIG propozoi një fotografim të ri ajror i cili do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë Territorin Shqiptar.

Dokumentet specifikojnë se fotografimi Ajror Dixhital,oblik, Modeli Dixhital i Terrenit dhe Ortofoto RGB/ CIR të cilat do të prodhohen për projektin, do të jenë të dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin.

“Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situatat e mëposhtme të rëndësishme si: Erozioni bregdetar, ondi pyjor, zhvillimi i burimeve minerale, ndryshimet e përdorimit të tokës, p.sh. nga tokë bujqësore në zonë e banimit, nga pyll në tokë bujqësore; ndërtesa të reja dhe humbja e ndërtesave, fatkeqësi natyrore, p.sh. Rrëshqitjet e tokës apo zjarret në pyje, zbatimi i sistemit të regjistrimit të popullsisë, të sistemit kombëtar të adresave”, nënvizon dokumenti.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Të shtëna në një shkollë në Turqi, 11 të plagosur, ndalohet një 15-vjeçar
  • FOTO: Ja kush janë efektivi dhe biznesmeni që u arrestuan në Durrës gjatë operacionit të SPAK
  • Certifikata false dhe gjurmë gishti në lateks: Në pranga mjekët që favorizuan narkotrafikantin Dritan Rexhepi
  • Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  • SPAK ka kërkuar pezullim dhe arrest në shtëpi, por kreu i SHISH nuk ndodhet në Shqipëri

Komentet e Fundit

  1. Zdromsi on Drejton agroturizmin “Kodra e Kuajve”, ky është personi i arrestuar sot nga SPAK
  2. Drenica on Pse familja Jashari po qëndron larg protestave
  3. Beni on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit
  4. ANA on TRONDITJE NË KUPOLËN E SIGURISË: Pezullim dhe masë arresti për kreun e SHISH, kontroll blic në shtëpinë e ish-kreut të Policisë së Shtetit
  5. Berati on “Shteti ka rënë…” Operacioni i SPAK nxit debate në Komision, Xhafaj: Po forcohemi dhe konsolidohemi

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?