Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FOTOT/ Veliaj nxjerr faturat: Një shkodran paguan dy herë më shumë taksa se një tiranas, pse Saliu nuk e bën falas autobusin në Shkodër?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FOTOT/ Veliaj nxjerr faturat: Një shkodran paguan dy herë më shumë taksa se një tiranas, pse Saliu nuk e bën falas autobusin në Shkodër?
AktualitetPolitike

FOTOT/ Veliaj nxjerr faturat: Një shkodran paguan dy herë më shumë taksa se një tiranas, pse Saliu nuk e bën falas autobusin në Shkodër?

Published: April 19, 2023
Shpërndaje

Një qytetar i Bashkisë së Shkodrës sot paguan gati dyfish më shumë taksa se një qytetar i Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj publikoi sot, në mbledhjen e Këshillit Bashkiak, dy fatura, të cilat tregojnë se shkodranët paguajnë më shumë taksa se një familje e Tiranës, duke ngritur edhe një pikëpyetje: Pse Sali Berisha dhe Ilir Meta, qe drejtojne Bashkinë e Shkodrës, nuk e bëjne falas transportin me autobus në këtë qytet, meqenëse edhe taksat janë më të larta?

Nga verifikimi i kryer, një qytetar i Shkodrës paguan 708 lekë të reja taksë në faturën e ujit, ndërkohë një familje në Tiranë paguan vetëm 484 lekë të reja në total, nëse ka një banesë të madhe, se mund të shkojë edhe më pak në varësi të metrave katrorë.

“I kam pyetur: Na e tregoni si bëhet autobusi falas në Shkodër, ku ka vetëm një linjë, jo 39 siç ka Tirana. Por, tani nxjerrin një teori tjetër dhe thonë: Nuk kemi mundësi sepse i kemi taksat shumë më të ulëta se Tirana. Unë i pari mendova, rrezik kështu është vërtet, mbase i kanë më të ulëta taksat në Shkodër. Por në një moment thashë pse mos ta kontrolloj vetë njëherë dhe mora dy fatura: faturën e UKT (për Tiranën) dhe faturën e UKSH (për Shkodrën), ku mblidhen taksat e bashkive. Në Shkodër, taksa dhe tarifa familjare (nuk e thotë as specifikimin për çfare) është 708 lekë të reja. Pra, 7 mijë lek të vjetra taksa për familje. Të shohim si krahasohet me tonën: Ne i kemi të specifikuara, pra kemi Tarifë Pastrimi 100 lekë të reja, plus Taksë e Përkohshme e Infrastrukturës arsimore 150 lekë të reja (po kaq ka qenë edhe në kohën e Lulit se ka qenë taksa e gjelbërimit) dhe taksa për ndërtesën 250 lekë të reja, sipas metrave katrorë përkatës (rasti që po flasim është shtëpi e madhe, por kjo taksë mund të jetë edhe më e vogël nëse shtëpia ka më pak metra katrorë). Në total, 100+150+234 janë 484 lekë të reja ose 4 mijë 840 lekë të vjetra. Pra, Bashkia e Shkodrës mbledh nga familjarët më shumë taksë, 708 me 484, dhe nuk e bën dot asnjë linjë autobusi falas. Kjo është llogaria!”, sqaroi Veliaj.

- Publicitet -

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situata nga zjarret, 12 vatra aktive në disa zona të vendit
  • Atentati ndaj gazetarit, biznesmeni italian e pranon: Unë e urdhërova sulmin, e bëra për të mirën e tij
  • Ngërçi politik në Kosovë, PDK dorëzon kërkesë për vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit
  • FOTO / VIDEO: Eklipsi diellor dhuron pamje spektakolare tek “Rana e Hedhun” dhe Kepi i Rodonit
  • Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado

Komentet e Fundit

  1. demo on Veliaj dhe Bashkia Tiranë ankimojnë në Apel vendimin e Administratives për emërimin e prokurorit Ols Dado
  2. Arnold on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  3. Dashi on Fotoja bëhet virale në rrjet: Rama darkon me Aleks Sorosin në Dhërmi?
  4. Detari on I vetmuar dhe i shkëputur nga jeta sociale, gjendet i vdekur në banesën e tij futbollisti i njohur i viteve ’80
  5. Tellalli on Jahti 8 milionë euro mbytet vetëm 4 ditë pasi kishte dalë nga fabrika

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?