Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Franca në flakë, mijëra protestues në shesh, 150 efektivë të plagosur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Franca në flakë, mijëra protestues në shesh, 150 efektivë të plagosur
AktualitetBote

Franca në flakë, mijëra protestues në shesh, 150 efektivë të plagosur

Published: October 18, 2026
Shpërndaje

Pamje dhune dhe shkatërrimesh u regjistruan të shtunën, më 17 tetor, në disa qytete të Francës, gjatë demonstratave masive kundër mungesës së fondeve për arsimin dhe degradimit të shërbimeve publike.

Sipas organizatorëve dhe sindikatës CGT, rreth 800 mijë persona dolën në rrugë, ndërsa Ministria e Brendshme franceze vlerësoi pjesëmarrjen në 550 mijë demonstrues.

Në Paris, incidente të rënda u shënuan në sheshin Place de la République, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe përplasjet me demonstruesit zgjatën për orë të tëra. Protestuesit u përpoqën t’u afroheshin ministrive dhe pallatit presidencial, ndërsa u sulmua edhe selia e rrjetit televiziv CNews.

Dhuna u përhap edhe në qytete të tjera të Francës. Në Limoges, një zjarr, që dyshohet se u shkaktua nga një koktej molotovi, shkaktoi dëme të shumta në ndërtesën historike të bashkisë, e cila daton në shekullin e 19-të.
Në Marsejë, grupe protestuesish me kapuçë sulmuan bashkinë dhe shkruan slogane anarkiste në mure. Në qytet u raportuan gjithashtu plaçkitje të dyqaneve. Ndërkohë, në Lion u dogj një zyrë turistike, në Lilë u shkaktuan dëme në bashki, ndërsa në Grenoble banorët e një ndërtese u evakuuan pas rënies së zjarrit.

- Publicitet -

Një nga incidentet më të rënda u regjistrua në Saint-Etienne, ku një 17-vjeçar humbi dorën. Sipas raportimeve, i mituri u plagos nga një granatë e hedhur nga forcat e policisë, të cilën dyshohet se e kapi me duar.
Kryeministri francez Sébastien Lecornu njoftoi se 150 efektivë policie dhe xhandarë u plagosën gjatë protestave. Një raportim i mëparshëm fliste për rreth 60 efektivë të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje kritike.
Autoritetet franceze kryen gjithashtu më shumë se 1,200 arrestime, shumica në Paris. Mes të arrestuarve kishte edhe të mitur.

Pas incidenteve, presidenti francez Emmanuel Macron dënoi dhunën, duke deklaruar se ajo nuk ka vend në demokraci. Ai bëri thirrje për unitet kundër atyre që, sipas tij, mbjellin kaos, dhe u zotua se personat përgjegjës për incidentet do të ndiqen penalisht dhe do të ndëshkohen.

Nga ana tjetër, Lecornu deklaroi se askush nuk do të imponojë axhendën e tij politike përmes dhunës, duke kritikuar lëvizjen e majtë Franca e Panënshtruar, të drejtuar nga Jean-Luc Mélenchon. Edhe ministri i Brendshëm akuzoi të majtën ekstreme për nxitjen e dhunës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 06 nëntor 2026
  • VIDEO: “Hiqe dorën”, Flamur Noka sulmon gazetarin në studio
  • BE i kërkon zyrtarisht qeverisë shqiptare të shfuqizojë ndryshimet ligjore që i hapën rrugën ndërtimit në Zvërnec
  • PËRJETËSIMI I PËRDITSHMËRISË
  • Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel

Komentet e Fundit

  1. Etem Tralalaj on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme
  2. K R on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  3. Ethem Tralalaj on Ishte aq i fshehtë sa kjo i mori jetën: Kush është personi në këtë foto të arkivës së ish-Sigurimit, historia e pabesueshme e 1950
  4. Vlora 97 on Mbrojtja e Ballukut, Parlamenti merr notë ngelëse në Bruksel
  5. demo on A e kërcënoi Veliajn? Rama thyen heshtjen për akuzat: Është e parëndësishme

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?