Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Frikë nga vetingu, prokurori Skënder Mestani u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet. Përjashtohet për 15 vjet nga “Drejtësia”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Frikë nga vetingu, prokurori Skënder Mestani u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet. Përjashtohet për 15 vjet nga “Drejtësia”
AktualitetKronike

Frikë nga vetingu, prokurori Skënder Mestani u dorëhoq pasi u njoh me rezultatet. Përjashtohet për 15 vjet nga “Drejtësia”

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 5 prill 2023 të ndërpresë vetingun ndaj prokurorit të Lushnjës, Skënder Mestani dhe caktoi sanksionin që i ndalon rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet, për shkak të dorëheqjes së tij nga detyra pasi u njoh me rezultat e hetimit administrativ.

Skënder Mestani u shortua për t’ju nënshtruar procesit të vetingut në qershor të vitit 2020. Më 14 shkurt të vitit 2023, trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa Bungo, me relatore Valbona Sanxhaktarin dhe anëtar Lulzim Hamitajn ka vendosur të mbyllë hetimin kryesisht për Mestanin në të tre kriteret e rivlerësimit dhe i ka njohur rezultatet e arritura, si dhe i është kërkuar të kthejë përgjigje e të depozitojë prova brenda datës 1 mars.

Më datë 27 shkurt, prokurori Mestani ka njoftuar Komisionin se pak ditë më parë kishte depozituar në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, KLP dorëheqjen e tij nga funksioni i prokurorit. Në fillim të marsit, KLP I ka dërguar Komisionit vendimin e marrë për deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për prokurorin Akënder Mestani, për shkak të dorëheqjes së tij.

- Publicitet -

Pasi vendimi i KLP ka marrë formë të prerë, Komisioni ka vendosur të veprojë bazuar në nenit G të Aneksit të Kushtetutës që përcakton ndërprerjen e procesit të vetingut të magjistratëve të dorëhequr dhe vendosjen e sanksionit që u ndalon atyre rikthimin në sistemin e drejtësisë për 15 vjet. Në vendim thuhet se Mestani nuk ka shprehur dëshirën për të marrë pjesë në një seancë dëgjimore publike.

Në përfundim, trupa e KPK ka vendosur të deklarojë ndërprerjen e procesit të rivlerësimit kalimtar për prokurorin Skënder Mestani, si dhe i ka ndaluar atij emërimin si gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare./reporter.al

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 14 tetor 2026
  • 19-vjeçari u tërhoq zvarrë me këmbë të thyer, pezullohen 5 efektivë dhe shefi i Rendit
  • Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?