Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Fsheh vila 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit” – A e ka ftuar Gaz Bardhi në mbledhje, Flamur Nokën?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > “Fsheh vila 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit” – A e ka ftuar Gaz Bardhi në mbledhje, Flamur Nokën?
Politike

“Fsheh vila 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit” – A e ka ftuar Gaz Bardhi në mbledhje, Flamur Nokën?

Published: September 4, 2023
Shpërndaje
Vila 760 mije euroshe e Gaz Brdhit

“Po atij deputetit të keqpërdorur të opozitës së rreme’’, ‘’mikut të Kastratit’’, ‘’që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin orkestruar nga Rama për të protestuar kundër traut’’, ‘’me vilë të padeklaruar 760 mijë euro në Gjirin e Lalzit’…, i ka vajtur mesazhi i Gaz Bardhit për mbledhje të Grupit Parlamentar të PD-së?!” Kështu shkruan sot Namir Lapardhaja. Per ata që e kanë harruar, tetorin e kaluar Gaz Bardhi dhe Flamur Noka shkëmbyen akuza të ashpra me njëri-tjetrin. Noka hodhi akuza të forta në drejtim të ish-kryedemokratit Lulzim Basha dhe deputetit demokrat, Gazment Bardhi duke u shprehur se ata bënin sikur sulmonin oligarkët, por u vendosnin gjoba dhe merrnin para prej tyre.             Sipas tij, me ardhjen në krye të Sali Berishës, Partia Demokratike ka sulmuar çdo aferë korruptive.                      Gazment Bardhi si përgjigje, tha se Flamur Noka fsheh një vilë 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit.

Reagimi i Bardhit:                                                                                                                                                                                  Një përgjigje e detyruar për Flamurin e keqpërdorur të opozitës së rreme.                                                                        Shumë miq më thonë të mos e marr seriozisht Flamur Nokën për shpifjet që shpërndan herë pas here. Por nuk do të hesht më pas serialit të ri të shpifjeve, të nisur ditët e fundit ndaj meje dhe disa kolegëve të tjerë. Ndryshe prej tij, ne nuk kemi ngritur flamurin e opozitarizmit të rremë. Kur denoncojmë korrupsionin dhe paligjshmërinë nuk selektojmë më “tanët” dhe “të tyret”.                                                                                                                                                  E kuptoj që kjo e shqetëson Flamur Nokën, prandaj ka gjetur një shpifje të re ndaj meje, duke më akuzuar se denoncoj oligarkët për t’u vendosur gjoba atyre!!! Le t’i marrim me radhë dhe e nisim nga denoncimi im i fundit për të cilin grupimi i Flamur Nokës nuk ka hapur gojën akoma.                                                                                                    Kujt i paskam vënë gjobë unë me denoncimin për katet shtesë pa leje në 14 Korrik në parlament? I kam vendosur gjobë Shefqet Kastratit, mikut të Flamur Nokës? Meqë falet çdo javë te lala i Edi Ramës, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë!                                                                                                                                                                                                    Nuk habitem që Flamur Noka është shqetësuar nga denoncimi që i kam bërë paligjshmërisë së Kastratit dhe të Edi Ramës me Kullën përballë Partisë Demokratike. Nuk habitem as nga porosia që i kanë dhënë për të shpifur ndaj meje. Nga personi që akuzoi demokratët e Kukësit se ishin të orkestruar nga Edi Rama për protestat kundër traut të Kastratit në Rrugën e Kombit dhe bëri çdo gjë për shuarjen e tyre, mund të presësh gjithçka.                                        Kujt i paskam vendosur gjobë unë, oligarkut të farmaceutikës pas emrit të të cilit Flamur Noka fsheh vilën e padeklaruar 760 mijë euroshe në Gjirin e Lalzit? Meqë edhe atë e takon çdo fundjavë, le ta pyesë a i kam vendosur gjobë ndonjëherë. Dhe kur ta pyesë, Flamur Noka bën mirë të kujtohet sa herë ka ndërhyrë për të që Partia Demokratike të mos e përfshinte në denoncimet për abuzimet me tenderat në shëndetësi.                                                Kujt i paskam vendosur gjobë unë, mikut tënd trafikant droge, që sa ishe ti ministër i brendshëm mbyti Britaninë me drogë dhe më pas vendosi të pastrojë paratë e drogës me pasuri të paluajshme? Meqë rri shpesh për dreka e darka, Flamur Noka mund ta pyesë vetë edhe atë. Dhe meqë jemi në këtë pikë, është një rast për të sjellë ndërmend se me këtë mikun trafikant droge mori në qafë edhe Sali Berishën, duke i veshur damkën për lidhje me përfaqësues të krimit të organizuar.                                                                                                                                                                            Në gjithë karrierën politike nuk ka ndodhur kurrë të kem qoftë edhe një kontakt të rastësishëm me ndonjë oligark apo përfaqësues të botës së krimit. Kur kam hyrë në politikë me besimin tek njerëzit e zakonshëm, tek ata do të mbështetem deri në ditën time të fundit në politikë. Prandaj, sot jam njeri i lirë dhe nuk jam peng i askujt, aq më pak i oligarkëve dhe kriminelëve.                                                                                                                                                      Investimi im kryesor është tek dija.                                                                                                                                               Nuk kam as vila të fshehura, as para të investuara në bizneset e oligarkëve, as licenca për ndërtim hidrocentralesh dhe mbi të gjitha, nuk jam peng i asnjë financuesi apo krimineli, që ditën punon me Qeverinë, ndërsa natën financon flamurin e opozitarizmit të rremë.                                                                                                                                                  Për Flamur Nokën kam një premtim: Sa më shumë të shpifë, aq më shumë të verteta do jem i detyruar të them!

Deklarata e Nokës:

- Publicitet -

“Ata oligarkë që ti mendon se i sulmon Gaz Bardhi, jam unë dëshmitar që u rrije mbas dere me Lulzim Bashën, me dorën shtrirë për të mbushur thesin. A doje të ta them unë? Ke parë një aferë, që kur u ul në atë karrige Sali Berisha, oligark apo jo oligark, që të mos jetë sulmuar dhe të jetë në qendër të sulmeve të opozitës?                                                  Që nga data 25 mars, që Sali Berisha ka hyrë në atë seli dhe u bë kryetar partie në këto 4 muaj, që është bërë një aferë dhe është sulmuar ajo aferë dhe është sulmuar nga të tjerë përveçse nga Sali Berisha? Nuk është heshtur…!

 

p.c/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Trump: Marrëveshja me Iranin nënshkruhet sot. Teherani nuk konfirmon afatin kohor
  • Protestat, Rama: Po dëmtojnë ekonominë, po anulohen rezervimet nga turistët e huaj
  • E rëndë në Tiranë, vetëvritet me armën e shërbimit efektivi i Policisë
  • Në kërkim prej 5 vitesh, Moisi Habilaj arrestohet në Borsh
  • Zgjedhjet në Kosovë, votat e diasporës i shtojnë edhe tre mandate Lëvizjes Vetëvendosje

Komentet e Fundit

  1. Reklama fallco... on Për të gjithë dashnorët e “investimit 4 miliardësh”
  2. Vl on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që ndodhi mbrëmë në Tiranë!
  3. Oltion on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që ndodhi mbrëmë në Tiranë!
  4. Arturi on Toka e projektit në Zvernec rezulton e vjedhur. Kryeministri thotë që megjithatë ajo u takon arabëve që e kanë blerë. A është kjo normale?
  5. Ema on Pesha e jashtëzakonshme e asaj që ndodhi mbrëmë në Tiranë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?