Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: FT: Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO-s
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > FT: Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO-s
AktualitetBote

FT: Uashingtoni shqyrton vendosjen e armëve bërthamore në shumë vende të NATO-s

Published: June 2, 2026
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara po diskutojnë mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në më shumë vende evropiane të NATO-s, raporton Financial Times.

Sipas gazetës britanike, zyrtarë amerikanë kanë sinjalizuar se Uashingtoni është i hapur për zgjerimin e pranisë së armëve të tilla përtej gjashtë vendeve që aktualisht strehojnë bombardues strategjikë të aftë për të mbajtur armë bërthamore. Informacioni bazohet në deklaratat e tre personave të njohur me diskutimet.

Një zhvillim i tillë do të nënkuptonte që më shumë shtete europiane të mirëpresin avionët amerikanë me kapacitet të dyfishtë (DCA), të cilët mund të mbajnë si armë konvencionale ashtu edhe armë bërthamore. Megjithatë, raporti thekson se një marrëveshje konkrete nuk pritet në një të ardhme të afërt.

Sipas Financial Times, vendet e krahut lindor të NATO-s, përfshirë Poloninë dhe disa shtete baltike, kanë shprehur interes për të pritur baza të tilla, ndërsa bisedimet po zhvillohen në kuadër të strukturave të Aleancës.

- Publicitet -

Deri më tani, as Shtëpia e Bardhë, as Departamenti amerikan i Mbrojtjes dhe as NATO nuk kanë dhënë një koment zyrtar lidhur me këto raportime. Reuters, nga ana tjetër, thekson se nuk ka mundur të verifikojë informacionin në mënyrë të pavarur.

Zëvendëssekretari amerikan i Mbrojtjes, Elbridge Colby, ka deklaruar më herët se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të garantojnë mbrojtjen bërthamore për vendet anëtare të NATO-s, ndërsa aleatëve evropianë u kërkohet të marrin një rol më të madh në mbrojtjen konvencionale të kontinentit.

Diskutimet vijnë në një kohë tensionesh të rritura në marrëdhëniet mes Perëndimit dhe Rusisë, duke rikthyer në fokus çështjen e strategjisë së parandalimit bërthamor të NATO-s në Evropë.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  • Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  • Polici dhe Gardë pranë resorteve: KISH nxjerr në garë Dhërmiun dhe Palasën
  • Në arrati prej disa vitesh, Kushtetuesja prish vendimin e Gjykatës së Lartë për ish-shefin e Antidrogës
  • E FUNDIT: Refit Buzi vret veten, disa orë pasi vrau ish-vjehrrin dhe plagosi ish-vjehrrën

Komentet e Fundit

  1. K R on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  2. Te respektoj on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë
  3. Anonymous on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  4. Glaukias on Rama ankohet për algoritmin, por dhjetëra llogari false i kanë shpërndarë sot fjalimin
  5. demo on Gazetari nxjerr videon, Kryeministri ka gënjyer publikisht për rastin e nënës me fëmijën autik të goditur nga gazi në protestë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?