Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fundoset industria, PBB-ja rënie vjetore me 6.8% në janar-mars
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fundoset industria, PBB-ja rënie vjetore me 6.8% në janar-mars
AktualitetEkonomi

Fundoset industria, PBB-ja rënie vjetore me 6.8% në janar-mars

Published: July 12, 2024
Shpërndaje

Industria ka hyrë në vitin e dytë të krizës, ku rënia e sektorit nuk po ndalet. Të dhënat e fundit të INSTAT për Prodhimin e Brendshëm Bruto në tremujorin e parë 2024 treguan se industria përpunuese shënoi rënie vjetore me 6.8%. Sektori i industrisë është zemra e eksporteve shqiptare, por pësoi rënie për të katërtin tremujor radhazi në janar-mars 2024, duke e bërë krizën të qëndrueshme.

Prej tremujorit të fundit të vitit 2022, fabrikat e përpunimit, kryesisht ato për eksport, po përjetojnë rënie të aktivitetit në mënyrë sistematike prej humbjeve që ka krijuar nënçmimi i Euros, rritja e pagës minimale dhe kriza e inflacionit pas luftës në Ukrainë, që uli kërkesën për mallra. Pas një rritje me 7.4% në vitin 2022, sektori i përpunimit ra me rreth 6% në vitin 2023, trend që vijuar edhe në tremujorin e parë të vitit.

Rënia e industrisë më 2024 ishte më e madhja që nga tremujori i dytë i vitit 2020 (-18%) ku e gjithë bota u izolua dhe lëvizja u kufizua për t’u mbrojtur nga përhapja e Covid-19. Sektori po tkurret si në prodhim, në numër biznesesh dhe punonjësish. Numri i ndërmarrjeve me mbi 50 punonjës në sektorin e industrisë ka shënuar rënie vjetore me 5.3% vitin e kaluar, ku vërehet se 29 ndërmarrje e kanë mbyllur aktivitetin, sipas të dhënave të INSTAT.

- Publicitet -

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se pjesa më e madhe e falimenteve ka qenë në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve. Përveç faktorëve të brendshëm, fabrikat janë ndikuar nga rënia e kërkesës në tregjet e eksportit. Falimentet në sektorin e industrisë pritet të jenë edhe më të larta këtë vit, pasi në muajt e parë u shkëputën shumë kontrata me klientët që ishin mbajtur me vështirësi në tremujorin e fundit 2023.

Fabrikat shqiptare u përballën me një kërkesë jo të zakontë pas pandemisë. Kërkesa e fortë për mallra pas heqjes së kufizimeve nga pandemia Covid-19 më 2021 nxiti hapjen e njësive të reja të prodhimit. Fabrikat shpesh kishin kërkesë për mallra dy deri në tre herë më shumë se kapacitetet e prodhimit. Shumë prej tyre bënë investime në teknologji dhe u zgjeruan më tej, teksa një vit më vonë, klima e biznesit u përkeqësua kryekëput. Rënia e euros ka qenë shkaktari kryesor.

Në vitin 2021 e deri aktualisht, Euro ka humbur 23% të vlerës në këmbim të Lekun, çka tregon se në masë të ngjashme janë ulur fitimet e eksportuesve të cilët shesin në Euro por pagat dhe taksat dhe shumë lëndë të para i paguajnë në Lek. Ekspertët e shikojnë me rrezik rënien pa kontroll të prodhimit dhe përqendrimin e ekonomisë vetëm në dy sektorë, turizmi dhe shërbimet. Prodhimi është garantues në kalimin në zinxhirë më të lartë të vlerës.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Strasburgu merr vendim për Belerin: Arrestimi i ligjshëm, mbajtja e zgjatur në paraburgim, e pajustifikuar
  • Asambleja e PS, Veliaj kërkesë Sekretarit të partisë dhe SPAK-ut për të marrë pjesë
  • Aksidentohen prej mjegullës rreth 50 makina në Bullgari, 10 viktima dhe 27 të plagosur
  • A kanë ekzistuar Eva dhe Adami? Një udhëtim nga Shkenca, te mendja e Krijuesit
  • SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 mln lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh

Komentet e Fundit

  1. demo on Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?
  2. Rozafa on “Rama në fund do tërhiqet zvarrë”! Duhen ndaluar fjali të tilla në emisionet e opinioneve?
  3. ¿? on HISTORI: Kush ishte fajtori dhe cila është e vërteta e Masakrës së Gërhotit?
  4. Xhon on ​Dëshmitë tronditëse në GJKKO për dosjen “Partizani” / Qirjazi dhe Malaj: Oketa na kërkoi firmën me ngulm! Mediu: S’mbaj mend
  5. Gjergj on Serbia hap sirtarët e drejtësisë për Vuçiçin, hetime për korrupsion, dhunë dhe manipulim votash

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?