Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fushata arrin ‘pikën e vlimit’, incidente dhe në Kukës për blerje votash, Gjici: I bëjnë ata dhe thonë se jemi ne!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fushata arrin ‘pikën e vlimit’, incidente dhe në Kukës për blerje votash, Gjici: I bëjnë ata dhe thonë se jemi ne!
AktualitetPolitike

Fushata arrin ‘pikën e vlimit’, incidente dhe në Kukës për blerje votash, Gjici: I bëjnë ata dhe thonë se jemi ne!

Published: May 12, 2023
Shpërndaje

Fushata ka arritur kulmin dhe ‘pikën e vlimit’, ku incidentet dhe akuzat për blerje votash në çdo qark dhe nga çdo forcë politike janë shtuar, deri në konfrontime, kërcënime dhe arrestime. Më e fundit në Kukës.

Bedri dhe Nebi Sinamati banorë të fshatit Bushat kanë denoncuar Lavdrim Gjicin, vëllanë e kandidatit të Partisë Socialiste për Bashkinë Kukës Safet Gjici, për presion dhe dhunë deri në nxjerrjen e armës së zjarrit nga shoqëruesi i tij. “Dolëm nga shtëpia, pashë një Benz A Class, më kishte zënë rrugës i rashë borisë më nxori pistoletën. Po i shihja për herë të parë, ishte vëllai i Safet Gjicit një ndër to. U konfliktuam me to dhe bëmë llafe dhe kaq”.

“Unë jam zënë që dje me të, sot kanë ardhur të na provokojnë. Unë dola ta parkoja makinën, ato ishin në rrugë, në makinë ishte vëllai i Safet Gjicit. Ato më zënë rrugën, hipa në bordurë dhe ato nxorën pistoletën. Bëmë kallëzim ndaj tyre, kaq”, thanë kushërinjtë. Në fjalën e tyre, ato nuk kanë specifikuar se ky kërcënim ka ardhur për motive elektorale, pra kërcënime për votën, mirëpo një tezë e tillë është artikuluar nga kandidati i Koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Admir Sinamati. Nga Drejtoria e Policisë së Kukësit, ku ndodheshin 2 kushërinjtë dhe disa mbështetës të tyre, Sinamati tha se këto presione po u bëhen nga socialistët për t’u dhënë votën. Sipas tij, kjo nuk është hera e parë që ka ndodhur. “Kjo që ndodhi sot është në vazhdën e problematikës që ne kemi denoncuar për të devijuar në mënyrë kriminale votën. Ka ditë që kemi sinjalizime nga qytetarë të ndryshëm që u shkojnë në banesë gjatë natës dhe shpërndajnë para në këmbim të devijimit të votës, qytetarët mezi presin 14 majit. Një pjesë e tyre i përcollëm në banesa dhe i sigurova që ne siç kemi bërë gjatë kësaj periudhe dhe do e zhdukim me votë, nga ana jonë po bëhet maksimumi pavarësisht provokimeve të pafundme, reagimi qytetar sa vjen dhe po rritet dhe ndëshkimi do jetë i madh” , tha Admir Sinamati.

- Publicitet -

Pas kësaj ngjarjeje, janë shoqëruar në Polici 4 persona, mes tyre edhe vëllai i Safet Gjicit, Lavdrim Gjicit. Policia tha se iu ka bërë kontroll makinës së të shoqëruarve, por s’u gjetën sende të paligjshme që ka të bëjë më shitblerje votash dhe armë. “Në lidhje me një rast të publikuar në media, ku pretendohet për kanosje me armë të qytetarëve, për dhënien e votës, në fshatin Bushat, ju sqarojmë se: Më datë 11.05.2023, rreth orës 23:50, shtetasi B. S., banues në fshatin Bushat, ka njoftuar Policinë se kishte një konflikt me disa shtetas, në fshatin Bushat. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë nga shtetasi B. S. dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se ky shtetas ishte përshirë në një konflikt për motive të dobëta, në rrugë, me 3 shtetas të tjerë.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariat, shtetasit e përfshirë në konflikt: B. S., N. S., të dy banues në fshatin Bushat, Q. H. dhe L. Gj., të dy banues në Kukës. Gjithashtu, është shoqëruar në Komisariat, automjeti tip “Mercedes Benz”, me të cilin  qarkullonin shtetasit Q. H. dhe L. Gj. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë automjet nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm. Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, palët e përfshira në konflikt nuk kanë ngritur pretendime që gjatë konfliktit të jenë kanosur me armë, për asnjë motiv, por kanë deklaruar se konflikti ka ardhur si pasojë e një keqkuptimi. Në përfundim të veprimeve procedurale, të katërt shtetasit e shoqëruar u lanë të lirë. Materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë, për vlerësim”, thuhet në reagimin e policisë.

Nga ana tjetër, në një prononcim për mediat, kryebashkiaku Safet Gjici thotë se personat që kanë qenë me makinën tip “G Class”  nuk kanë blerë vota, por janë në kontroll të territorit. Kjo sepse sipas tij, partia e “Non Gratave” po blen vota. “Video kishte pamje që njerëzit tonë dalin në terren për të kontrolluar furgonin e bandës që blejnë vota ditë për diell, janë turrë si hiena në çdo njësi administrative vetëm për të blerë vota dhe për të bërë presione, video tregohet qartë që s’ka as armë as para. Ne jemi në kontroll, kontrollojmë territorin nga bandat dhe furgoni i bandave që i ka rreth kandidati i Non Gratave. Të bllokohen të gjitha makinat me targa të huaja dhe me xhama të zeza që lëvizin në territor. Kemi prova dhe video dhe do i çojmë në organet ligjzbatuese”, tha Gjici. Nga ana tjetër, Gjici tha se babai i kandidatit demokrat, në komunizëm ka dënuar dy të pafajshëm, Raif Elezi dhe Bajram Gjana për agjitacion e propagandë. Sinamati u mbrojt duke thënë se i ati nuk ka pasur rol juridik në dënimet e sistemit komunist.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. K R on Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  2. K R on ​”I gjetëm rusët!”
  3. K R on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  4. Km on FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  5. Ethem Lalaj on ​”I gjetëm rusët!”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?