Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Fushata në Facebook/ Kandidatët shpenzuan gjysmë milioni dollarë që nga 2021-shi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Fushata në Facebook/ Kandidatët shpenzuan gjysmë milioni dollarë që nga 2021-shi
AktualitetPolitike

Fushata në Facebook/ Kandidatët shpenzuan gjysmë milioni dollarë që nga 2021-shi

Published: May 13, 2023
Shpërndaje

Fushata politike përveç se terrenit ka edhe një tjetër fushëbetejë, atë të rrjeteve sociale.

Në një përpjekje për të arritur audiencat e reja, kandidatët sponsorizojnë postimet e tyre elektorale për të fituar avantazh ndaj kundërshtarëve.

Nga 2021 kur Facebook ka filluar monitorimin janë gati 562 mijë dollarë të harxhuara, ndërsa Top Channel ka analizuar dhe 90 ditët e fundit, për fushatën lokale.

- Publicitet -

Kështu nga përllogaritjet, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka harxhuar më shumë para se Partia Socialiste, edhe pse diferenca është e ngushtë.

Në total partitë bashkë edhe me KQZ-në, kanë harxhuar rreth 103 mijë dollarë në financime për fushatat e tyre në 90 ditë në 12 qarqet e vendit. Sa i përket renditjes së qarqeve në krye qëndron Tirana me 56 mijë dollarë të harxhuara, ndjekur nga Durrësi, Elbasani, Shkodra, Korça dhe Fieri.

Për kandidatët specifikë shumat më të mëdha janë harxhuar nga Erion Veliaj me 18 079 dollarë, por postimet e tij janë sponsorizuar nga Partia Socialiste e Tiranës. Pas tij, vjen kundërshtari në garë Belind Këllici që ka harxhuar rreth 13 821 dollarë te cilat i ka paguar vetë. Edhe bashkëpunëtori i Këlliçit, Grigels Muçollari rezulton se ka harxhuar rreth 3 mijë dollarë për fushatën e kandidatit të Bashkë Fitojmë.

Nga kampi i socialistëve kandidatja e Durrësit, Emiriana Sako vjen e dyta në radhë për shpenzimet me 5 125 dollarë paguar nga Partia Socialiste, ndërsa pas saj vjen Benet Beci i cili paguan privatisht. Një strategji e ndjekur nga socialistët është dhe financimi i kandidatëve nëpërmjet faqes së tyre zyrtare, PS Shqipëri me 204 mijë ndjekës ku ka harxhuar në 3 muaj rreth 7381 dollarë.

Sa i përket kampit opozitar të bashkë fitojmë, Ilir Meta është politikani me aktiv me 8840 dollarë të harxhuara, i cili ka sponsorizuar takimet e tij por edhe ato të kandidatëve të ndryshëm.

Pas tij vjen kandidati i Shkodrës Bardh Spahia me 4226 dollarë të harxhuara. Ndërkohë pas tij vjen Luciano Boci me 1220 dollarë dhe 11 kandidatë të tjerë të koalicionit opozitar që kanë investuar më pak se 1 mijë dollarë për fushatat e tyre.

Edhe partitë që garojnë të pavarura kanë shpenzuar në Faccebook për Reklama politike. Më aktivi është Endri Shabani nga Nisma Thurje me 2402 dollarë, ndjekur nga Lëvizja Bashkë dhe PDIU. Pas tyre vjen Dashamir Shehi dhe Agron Duka.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj në burg prej 19 muajsh, avokatët e huaj pritet të dërgojnë sot dosjen në gjykatën e Strasburgut
  • Gjykimi ndaj Thaçit drejt fundit, nisin deklaratat përmbyllëse në Hagë
  • Trump thotë se lufta me Iranin do të përfundojë menjëherë pas zgjedhjeve në SHBA
  • Parashikimi i horoskopit 10 shtator, zbuloni çfarë thonë yjet për ditën e sotme
  • Temperaturat deri në 33°C, çfarë ka rezervuar moti për sot

Komentet e Fundit

  1. Aldo on Audiopërgjimi, zbulohet “ekipi” i Ron Yeffet: Cilët janë “Tatiana, Sergei, Igori dhe Anastasia”, të gjithë rezultojnë nën hetim
  2. Antishqiptari on Rreth 800 metra gjatësi dhe 59 dhoma: Nën kalldrëmet e pazarit të Gjirokastrës, një nga sekretet më të mëdha të komunizmit
  3. Ethem Lalaj on INVESTIGIM: Kush fshihet pas A.I.C? Ish-kryeministri në biznesin miliona euro të ndërtimeve, një emër i vjetër në një histori të re
  4. Ela on SPAK zbulon vilë tjetër të fshehur të Ballukut në bregdet, sërish nën emrin e Igli Tares
  5. vezhguesi on Parime apo Interesa?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?