Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Garantoni zgjedhje të lira”, Escobar thirrje Qeverisë: Dënoni çdo të korruptuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > “Garantoni zgjedhje të lira”, Escobar thirrje Qeverisë: Dënoni çdo të korruptuar
KryesorePolitike

“Garantoni zgjedhje të lira”, Escobar thirrje Qeverisë: Dënoni çdo të korruptuar

Published: March 21, 2023
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë nga qeveria shqiptare që të intensifikojë përpjekjet për luftën kundër korrupsionit.

SHBA-ja i kujton qeverisë Rama se antikorrupsioni është sfida më e madhe, ndaj duhet progres në këtë drejtim.

I dërguari i SHBAsë për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në një takim online me gazetarët e rajonit të Ballkanit, u shpreh se Shqipëria duhet të bëjë më shumë progres dhe të intensifikojë përpjekjet sa i takon luftës kundër korrupsionit.

- Publicitet -

Diplomati amerikan tha se “Korrupsioni është sfida më e madhe për gjithë rajonin dhe se kërkon të të shikojë më shumë progres në rajon. I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dërgonin një grup për të monitoruar zgjedhjet lokale të 14 majit, Escobar theksoi se nuk kishte informacion për procesin e monitorimit por i kujtoi Shqipërisë se duhet të garantojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Po ashtu, Escobar është përgjigjur edhe pyetjes sa i takon rrugës së Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

“Kjo marrëveshje në fakt ka shumë punë përpara, BE do vijojë të lehtësojë procesin. Ne vendosëm pikat si do procedohet. Implementimi duhet të fillojë menjëherë. Shumë shpejt do shpallim disa iniciativa për të dyja vendet, por edhe sa i takon integrimit”, deklaroi diplomati amerikan.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u ndal gjerësisht te marrëveshja e Ohrit për të cilën me bindje tha se ka një marrëveshje nga Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nga Presidenti Serb Vuçiç teksa shtoi se zbatimi i Marrëveshjes drejt normalizimit duhet të nisë menjëherë. Gjatë bisedës virtuale me gazetarë, Escobar tha se ishte një marrëveshje “në të gjitha aspektet” dhe se është ligjërisht e obligueshme për Kosovën dhe Serbinë, për të vijuar rrugën e integrimit.

“Rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë është jashtëzakonisht e kushtëzuar me zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, deklaroi i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor. Zyrtari i lartë amerikan diskutoi edhe për faktin që as Kosova dhe as Serbia nuk e nënshkruan marrëveshjen gjatë takimit në Ohër.

Diplomati amerikan tha se fokusimi në këtë aspekt është i parëndësishëm, pasi sipas tij, kjo është marrëveshje dhe shihet si e tillë ne sytë e zyrtarëve të lartë të Bashkimit Evropian. Po dje, Departamenti Amerikan i Shtetit përmes raportit për Shqipërinë shprehu shqetësimin për korrupsionin deri në nivelet e larta të qeverisjes socialiste.

Në raport theksohet se korrupsioni është i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes. Duke u ndalur te korrupsioni, në raport thuhet se vjedhjet me aferën e inceneratorëve kanë arritur në nivelin e 271.5 milionë dollarëve.

“SPAK-u hetoi gjithashtu kontratat publiko private për inceneratorët e mbetjeve në qytetet e Tiranës, Elbasanit dhe Fierit, të cilat dyshohet se dërguan në mënyrë të paligjshme 271.5 milionë dollarë për zyrtarët e qeverisë dhe kontraktorët. Hetimi çoi në arrestimin e ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, në dhjetor 2021 dhe ish-deputetit Alqi Bllako në mars”, thuhet në raport.

Po ashtu, nënvizohet se shumë i përhapur është korrupsioni në polici.

“Korrupsioni policor mbetet një problem. Deri në gusht, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pranuar 1707 ankesa ose pretendime për korrupsion policor”, thuhet në raportin e DASH-it.

Gjithashtu, në raport thuhet se gjyqësori në vend është i kapur, një akuzë e fortë sidomos pas shtatë vitesh të nisjes së reformës në drejtësi. Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Por theksi vihet te bashkitë, të cilat drejtohen nga socialistët dhe që kanë prodhuar disa skandale të mëdha. Në prag të zgjedhjeve, DASH-i risjell në vëmendje problemet e mëdha zgjedhore në Shqipëri, duke cituar një raport të monitoruesve ndërkombëtarë për zgjedhjet e vitit 2021.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • “Mbylle gojën, legen”, përplasje e ashpër në Komisionin e Reformës Zgjedhore
  • Kreu i SPAK në Komision: Dënime më të ashpra dhe hetime të zgjeruara për krimin zgjedhor
  • U akuzua për krime zgjedhore, GJKKO shpall të pafajshme kryebashkiaken e Roskovecit
  • Raporti Financiar 2025: Trump fitoi mbi 1 miliard dollarë nga biznesi i kriptomonedhave
  • Tërmet në stolin e “Tulipanëve”, Ronald Koeman jep dorëheqjen pas eliminimit në Botëror

Komentet e Fundit

  1. Shumë zhurmë për asgjë... on “Shteti i Rrumit”: SPAK mbyll hetimin për tjetërsimin e tokave në bregdetin e Durrësit, 687 mijë m2 me vlerë 16 milionë euro
  2. demo on Erion Braçe: Ajo që ndodhi para Kuvendit është e rëndë, ra shteti
  3. Anonymous on Zbardhen 13 emrat e “Grupit Koordinues” të protestës që firmosën letrën drejtuar qeverisë dhe ambasadave
  4. Phoenix on Harta e të nxehtit në Europë, qendra e Shqipërisë shfaqet si zona më e goditur
  5. Detari on Tubim përpara SPAK, dorëzohet zyrtarisht kallzim për Ramën: Çfarë është botimi “The Albanian Files” që u zbulua gjatë protestave

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?