Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Garda e famshme zvicerane e Papës dhe historia e vjehrrës së Skënderbeut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Garda e famshme zvicerane e Papës dhe historia e vjehrrës së Skënderbeut
Histori

Garda e famshme zvicerane e Papës dhe historia e vjehrrës së Skënderbeut

Published: April 28, 2025
Shpërndaje

Në çdo ceremoni në Vatikan ata bien në sy: pjesëtarët e Gardës Zvicerane të Papës bartin uniforma në trajtë shallvaresh me ngjyra kaltër, kuqe, verdhë. Ata kanë qenë në fokus të kamerave sidomos këto ditë gjatë ceremonive të përcjelljes së Papës në amshim.

Publicisti Enver Robelli shkruan:

“Garda Zvicerane (Schweizergarde) kujdeset për sigurinë e Papës që nga viti 1506. Njëri nga komandanët e parë të Gardës Zvicerane ka qenë një arbër (shqiptar): Konstantin Araniti. Çka i bashkonte shqiptarët dhe zviceranët në atë kohë? Mercenaria. Jetonin në kodra, male e vise alpine dhe lufta në shërbim të të tjerëve ishte një mundësi për të fituar para e nam.

- Publicitet -

Nëna e Konstantin Aranitit quhej Despina Araniti. Ishte greko-italiane dhe vjehrra e Skënderbeut.

Në prill të vitit 1469 Despina Araniti dhe i biri i saj Konstantini u shfaqën në Romë para Papës Palit II dhe kardinalëve të tij dhe kërkuan strehim. Kishin ikur ndërsa në viset shqiptare marshonin trupat e Sulltan Mehmetit të II-të.

Despina Araniti përballej me një problem: djali i saj tjetër i ishte bashkuar trupave osmane dhe sulmonte pozicionet e Venedikut.

Kur u paraqit para kardinalëve në Romë më 1469, Konstantin Araniti i habiti ata me shumëgjuhësinë e tij: fliste shqip, italisht, latinisht, greqisht dhe sllavisht (historiani Oliver Jens Schmitt supozon se sllavishtja e tij ishte maqedono-bullgarishtja).

6 maji, Dita e Shën Gjergjit, merret si datë e lindjes së Skënderbeut. 6 maji është ditë e rëndësishme edhe për Gardën Zvicerane në Vatikan. Atë ditë betohen gardistët e rinj.

Më 6 maj 1527, gjatë plaçkitjes së Romës, 147 mercenarë (gardistë) zviceranë u hodhën në mbrojtje të Papës dhe dhanë jetën e tyre. Për shkak të vdekjes së Papës, ceremonia e betimit të gardistëve të rinj sivjet është shtyrë për në vjeshtë.

Armata më e lashtë në botë pranon vetëm burra në radhët e saj. Por nga viti 2030, kur pritet të jetë gati një kazermë e re, portat e Gardës Zvicerane do të hapen edhe për gra. Sipas të gjitha gjasave!

Deri më tani pjesëtarë të Gardës së Vatikanit mund të bëhen vetëm shtetasit zviceranë mes moshës 19 dhe 30 vjeçare. Ata duhet të jenë së paku 1,74 metra të gjatë dhe të praktikojnë besimin katolik. Ushtarët obligohen të shërbejnë 26 muaj; gjatë kësaj kohe ata janë shtetas të Vatikanit”.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Aksioni i SPAK në Ministrinë e Mbrojtjes, në kohën që ambasadori amerikan takohej me ministrin Nufi
  • SPAK i sekuestroi telefonin, çfarë thoshte vetëm pak ditë më parë Ardi Veliu për akuzat e trafikut të armëve?
  • Çfarë po ndërtojmë realisht? Qytetin apo qytetarin?
  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?