Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati 30 vite pas vdekjes, pse libri për Princeshë Dianën po shkakton kaq shumë reagime?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kulture > Gati 30 vite pas vdekjes, pse libri për Princeshë Dianën po shkakton kaq shumë reagime?
KultureKuriozitete

Gati 30 vite pas vdekjes, pse libri për Princeshë Dianën po shkakton kaq shumë reagime?

Published: September 26, 2026
Shpërndaje

Një libër i ri i Charles Spencer, vëllait të Princeshë Dianës, ka rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhëniet brenda familjes mbretërore dhe ngjarjet e dhimbshme pas vdekjes së saj në vitin 1997.

“Swan Song – My Sister Diana” nuk ishte publikuar ende zyrtarisht kur pjesë të tij nisën të botoheshin në Daily Mail. Detajet e zbuluara në libër shkaktuan reagime të forta, veçanërisht për shkak të pretendimeve të Spencerit lidhur me Mbretin Charles.

Sipas Spencerit, pas vdekjes së Dianës ai zhvilloi një bisedë telefonike me Charles, atëherë Princ i Uellsit, lidhur me faktin nëse dy djemtë e Dianës, William dhe Harry, duhej të ecnin pas arkivolit të nënës së tyre gjatë funeralit.

- Publicitet -

Spenceri tregon se ai ishte kundër kësaj ideje, ndërsa Charles e mbështeste. Sipas rrëfimit të tij, biseda u tensionua dhe Charles e akuzoi familjen Spencer për mungesë të ndjenjës së detyrës.

Në një moment, sipas librit, Charles kishte thënë se shumë shpejt Diana do të harrohej.

Por një nga pretendimet më të forta të Spencerit lidhet me një tjetër bisedë telefonike. Ai thotë se u habit nga mënyra se si Charles reagoi kur mori lajmin për vdekjen e Dianës, duke pretenduar se zëri i tij tingëllonte i lehtësuar dhe madje i gëzuar.

Këto janë kujtime dhe interpretime të Charles Spencerit, të cilat Pallati Mbretëror i ka kundërshtuar.

Reagimi nga Buckingham Palace erdhi shumë shpejt pas publikimit të pretendimeve. Në deklaratë thuhej se dhimbja e një vëllai mund të ndikojë, edhe pas shumë vitesh, në mënyrën se si ai kujton dhe interpreton ngjarjet.

Spenceri, nga ana e tij, këmbëngul se gjithçka që ka shkruar në libër bazohet në atë që ai ka parë dhe përjetuar personalisht në atë periudhë.

Libri nuk fokusohet vetëm te vdekja e Dianës, por edhe te jeta e saj, marrëdhëniet dhe ndikimi që ajo pati. Megjithatë, fakti që pjesët e para të bëra publike lidhen kryesisht me ditët pas vdekjes së saj ka nxitur pikëpyetje edhe në Britani.

Historiania dhe komentatorja mbretërore Emily Nash ka vënë në dyshim kohën dhe mënyrën e publikimit të këtyre rrëfimeve, duke argumentuar se ato mund të ndikojnë në mënyrën se si kujtohet Diana.

Në gusht të vitit 2027 do të mbushen 30 vjet nga vdekja e Princeshë Dianës dhe pritet që interesi publik për jetën e saj të rritet sërish. Organizata bamirësie të lidhura me të po përgatisin aktivitete përkujtimore, ndërsa edhe Princ Harry pritet të rikthehet te historia e nënës së tij përmes projekteve televizive.

Sipas ekspertëve të familjes mbretërore, zbulime të tjera rreth Dianës mund të dalin në dritë në prag të përvjetorit të 30-të të vdekjes së saj.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gati 30 vite pas vdekjes, pse libri për Princeshë Dianën po shkakton kaq shumë reagime?
  • “Gjenerali” merr zyrtarisht rolin e Ambasadorit të SHBA në Shqipëri, kush ishin 10 paraardhësit e tij
  • Detaje nga aksioni i SPAK kundër grupit “Rraja”, shkon në 17 numri i të dyshuarve
  • Dy janë motër e vëlla, tre shqiptaro-amerikanë mes viktimave në ndërtesën e shembur në Athinë
  • Të shtëna me armë në lokalin e mbushur me shqiptarë në Athinë, plagoset 10-vjeçarja

Komentet e Fundit

  1. demo on “Ia tregoi Ramës”: Agasi posedonte fotografi që provonin vrasjen e Ervis Martinajt?
  2. demo on Nё Hagё gjykohet Europa
  3. demo on Nё Hagё gjykohet Europa
  4. demo on Dosja e ‘SHISH’, reagon Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK
  5. Detari on Dosja e ‘SHISH’, reagon Bashkimi Europian: Kemi besim të plotë te SPAK

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?