Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati për Euro 2024, kombëtarja mposht Azerbaxhanin me rezultatin 3-1. Ndeshja e rradhës, me Italinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gati për Euro 2024, kombëtarja mposht Azerbaxhanin me rezultatin 3-1. Ndeshja e rradhës, me Italinë
Lajmi i funditSport

Gati për Euro 2024, kombëtarja mposht Azerbaxhanin me rezultatin 3-1. Ndeshja e rradhës, me Italinë

Published: June 7, 2024
Shpërndaje

Festa e Kombëtares pas fitores 3-1 kundër Azerbajxhanit

Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-1 miqësoren kundër Azerbajxhanit të luajtur këtë të premte në stadiumin “Haladas” në Hungari. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Nedim Bajrami në minutën e 11-të, Rey Manaj në të 81 minutë dhe Qazim Laçi në minutën e 87-të. Për miqtë shkurtoi Gurbanli në minutën e 90+1.

Rezultati final/ Shqipëri 3-1 Azerbajxhan (Nedim Bajrami 11′, Rey Manaj 82′, Qazim Laçi 88′ / Gurbanli 90+1′)

- Publicitet -

HUNGARI – Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-1 miqësoren kundër Azerbajxhanit të luajtur këtë të premte në stadiumin “Haladas” në Hungari. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Nedim Bajrami në minutën e 11-të, Rey Manaj në të 81 minutë dhe Qazim Laçi në minutën e 87-të. Për miqtë shkurtoi Gurbanli në minutën e 90+1.

Tetë ditë para ndeshjes debutuese në Euro 2024 kundër Italisë, duket se Kombëtarja është gati duke marrë dy fitore në miqësoret e qershorit. Pas suksesit 3-0 kundër Lihtenshtajnit të hënën, sërish tanët sigurojnë një fitore edhe ndaj Azerbajxhanit.

Pjesa e parë – Përballja nisi mirë për tanët, me Jasir Asanin që provoi që në minutën e dytë, por topi u ndal në zonë. Më pas ishte shansi i Nedim Bajramit që nga jashtë zone të zhbllokonte ndeshjen me një të djathtë fantastike. Fantazisti provoi edhe me një goditje dënimi, por topi u devijua nga portieri.

Pjesa e dytë – Pjesa e dytë nisi me katër zëvendësime nga Sylvinho. Jashtë mbetën Gjimshiti, Mitaj, Asani dhe Broja. Në vend të tyre Mihaj, Aliji, Hoxha dhe Manaj. Paçka ndërrimeve në emra, në fushë nuk ndryshoi asgjë, me Arbër Hoxhën që ra në sy me lëvizjet dribluese.

Duhej minuta e 82-të që Rey Manaj të përfitonte nga pasimi i Alijit dhe me fat të shënonte golin e dytë të ndeshjes dhe të shtatin për të me fanellën e Kombëtares. Pas tre vitesh lushnjari rikthehet të shënojë si kuqezi. Në fund një aksion model dhe driblimet e Bajramit bënë që Laçi nga brenda zone mos gabonte për golin e tretë.

Në fund ishte një hutim i tanëve që solli golin e “flamurit” për Azerbajxhanin me Gurbanli. Kështu tanët fituan 3-1 dhe në dy ditë kanë shënuar gjashtë gola dhe kanë pësuar vetëm një.
Prova gjenerale para Euro 2024 u kalua me sukses nga djemtë e Sylvinhos, teksa mendja tanimë është në Gjermani, aty ku më 15 qershor në 21:00 na pret Italia në përballjen e parë të Grupit B të Euro 2024.

Komenti minutë pas minute:

90+2′ Mbyllet 3-1 ndeshja miqësore në Hungari.
90+1′ Gurbanli shkurton shifrat në 3-1.
87′ Qazim Laçi shënon golin e tretë, nisur nga një aksion model i Bajramit. Mesfushori dribloi mbrojtësin dhe me të majtë e ndali sferën në rrjetë.
87′ Strakosha bën një ndërhyrje deçizive, mban portën të papekur nga gjuajtja e Alyev.
82′ Rey Manaj shënon golin e dytë. Lushnnjari rikthehet te goli me Kombëtaren pas tre vitesh. Shtatë gola për të me fanellën kuqezi.
78′ Arlind Ajeti i bën vend Ardian Ismajlit.
67′ Rey Manaj provon nga brenda zone, ndalet nga portieri.
64′ Manaj provon me kokë, sfera del jashtë.
61′ Qazim Laçi merr vendin e Taulant Seferit.
46′ Katër ndërrime nga Sylvinho me nisjen e pjesës së dytë. Jashtë Gjimshiti, Mitaj, Asani dhe Broja. Në vend të tyre Mihaj, Aliji, Hoxha dhe Manaj.
45′ Mbyllet 1-0 pjesa e parë.
11′ Nedim Bajrami zhbllokon shifrat, fantazisti shënon nga jashtë zone me një goditje fantastike.
2′ Jasir Asani kroson nga e djathta, sfera mbetet në zonë.
1′ Nis ndeshja me topin e parë shkelmuar nga azerët.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?