Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati për nisje: Wizz Air pranon tashmë pagesat me kartën American Express
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Gati për nisje: Wizz Air pranon tashmë pagesat me kartën American Express
Ekonomi

Gati për nisje: Wizz Air pranon tashmë pagesat me kartën American Express

Published: June 26, 2025
Shpërndaje

Wizz Air, linja ajrore më miqësore me mjedisin në rajonin EMEA[1], ka njoftuar se tanimë pranon American Express (Amex) si metodë pagese për rezervimet e fluturimeve dhe blerjet në bord, duke ofruar më shumë lehtësira si për ata të cilët udhëtojnë për biznes, si dhe ata për argëtim.

Në përputhje me nismën e linjës ajrore “Busulla: Klienti Vjen i Pari”, Wizz Air po vazhdon të zgjerojë ekosistemin e saj të pagesave për të përmbushur nevojat e një baze klientësh gjithnjë e më të madhe dhe të larmishme. Integrimi i Amex nënkupton se udhëtarët në Shqipëri dhe më gjerë që preferojnë të përdorin kartat e tyre American Express – veçanërisht ata që udhëtojnë për biznes – tani mund të rezervojnë fluturime ose të paguajnë për shërbime në mënyrë të lehtë dhe të përshtatshme duke përdorur metodën e tyre të preferuar.

Mikpritja e fuqisë blerëse të mbajtësve besnikë të kartës Amex përputhet me strategjinë më të gjerë të inovacionit digjital të Wizz Air, e cila synon të thjeshtojë procesin e rezervimit dhe përvojën e fluturimit për më shumë se 70 milionë pasagjerë në vit.

- Publicitet -

Për American Express, marrëveshja me Wizz Air i shtohet rrjetit gjithnjë e në zgjerim të pranimit nga tregtarët dhe nënkupton se pagesat me Amex tani pranohen nga të gjitha linjat ajrore më të njohura në Evropë.  Të gjitha shërbimet e Wizz Air, nga biletat e fluturimit e deri te produktet në bord, janë tanimë të disponueshme për t’u blerë me Amex në faqen zyrtare të Wizz Air dhe aplikacionin celular. Oferta dhe zbritje ekskluzive do të jenë gjithashtu të disponueshme së shpejti për mbajtësit e kartës American Express përmes platformës Amex Offers.

Ian Malin, Drejtor i Financave në Wizz Air, u shpreh: “Jemi të entuziazmuar që ofrojmë American Express si një opsion pagese për pasagjerët tanë në mbarë Evropën. Shumë udhëtarë korporatë preferojnë Amex, ndaj kjo i mundëson atyre të përfitojnë nga çmimet tona jashtëzakonisht të ulëta dhe nga rrjeti ynë i gjerë i destinacioneve me më shumë lehtësi. American Express është një emër i besuar globalisht në fushën e pagesave, dhe ky integrim reflekton përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të përmbushur nevojat gjithnjë e në ndryshim të klientëve tanë, duke mundësuar një përvojë transaksionesh më të lehtë në çdo fazë të udhëtimit me Wizz Air.”

Dan Edelman, Drejtor i Përgjithshëm për Shërbimet ndaj Tregtarëve në Mbretërinë e Bashkuar në American Express, shtoi: “Jemi të përkushtuar që Përdoruesit tanë të kartës të mund ta përdorin atë aty ku dëshirojnë të shpenzojnë, veçanërisht gjatë udhëtimeve. Prandaj, jemi të lumtur që American Express tani pranohet nga Wizz Air, një nga linjat ajrore me kosto të ulët ndër më të rëndësishmet në Evropë. Kjo marrëveshje u ofron përdoruesve tanë më shumë lehtësira dhe shpërblime kur rezervojnë fluturime apo bëjnë blerje në bord, duke forcuar më tej prezencën tonë të gjerë te linjat ajrore evropiane.”

E themeluar në vitin 2003, Wizz Air operon gati 800 linja ajrore në gjithë Evropën dhe më gjerë, dhe vazhdon të zgjerojë prezencën e saj si në tregjet e konsoliduara, ashtu edhe në ato në zhvillim.

Rreth Wizz Air

Wizz Air operon një flotë prej 237 avionësh Airbus A320 dhe A321. Një ekip profesionistësh të dedikuar në aviacion ofron shërbim superior dhe tarifa shumë të ulëta, duke bërë që Wizz Air të jetë zgjedhja e preferuar e 62.8 milionë pasagjerëve në vitin 2024. Wizz Air është e listuar në Bursën e Londrës nën simbolin WIZZ. Kompania u rendit së fundmi ndër dhjetë kompanitë ajrore më të sigurta në botë nga airlineratings.com, agjencia e vetme në botë për vlerësimin e sigurisë dhe produkteve, dhe u shpall Kompania Ajrore e Vitit nga “Air Transport Awards” në 2019 dhe 2023. Wizz Air është njohur gjithashtu si “Kompania Ajrore me Kosto të Ulët më e Qëndrueshme” nga viti 2021 deri në 2024 dhe “Kompania më e Mirë Ajrore për Reduktimin e Karbonit” nga World Finance Sustainability Awards në vitin 2024. Wizz Air gjithashtu mori çmimin “Grupi Ajror i Vitit për Qëndrueshmëri Mjedisore në EMEA” nga CAPA-Centre for Aviation Awards for Excellence 2024.

Rreth AMEX

American Express (NYSE: AXP) është një markë globale premium në fushën e pagesave dhe stilit të jetesës, e fuqizuar nga teknologjia. Kolegët tanë në mbarë botën mbështesin klientët tanë me produkte, shërbime dhe përvoja të veçanta që pasurojnë jetën dhe nxisin suksesin në biznes. E themeluar në vitin 1850 dhe me seli në New York, marka American Express është ndërtuar mbi besim, siguri dhe shërbim, duke pasur një histori të pasur inovacioni dhe vlerash për Anëtarët tanë. Me një rrjet global prej njëqind milionë pikash shitjeje në mbi 200 vende dhe territore, ne synojmë të ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme për klientin çdo ditë, për një gamë të gjerë konsumatorësh, biznese të vogla e të mesme, si dhe korporata të mëdha. Për më shumë informacion mbi American Express, vizitoni americanexpress.com, americanexpress.com/en-us/newsroom/, dhe ir.americanexpress.com.

Për më shumë informacion:

Komunikimet Korporative: [email protected]

V + O Communication: [email protected]

Na ndiqni në Instagram: @Wizzair

Na ndiqni në Facebook: @Wizzair

Na ndiqni në LinkedIn: @Wizzair

Na ndiqni në X: @Wizzair

Na ndiqni në TikTok @Wizzair 

[1] Sipas çmimeve CAPA – Centre for Aviation Awards for Excellence 2022–2024, të cilat matin intensitetin e emetimeve të linjave ajrore në mbarë botën, Wizz Air renditet si linja ajrore me nivelin më të ulët të emetimeve të CO₂ për kilometër pasagjer (RPK) krahasuar me linjat e tjera ajrore globale dhe evropiane.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO / Ortek njerëzor në Tiranë në Ditën 35 të protestës! Sheshi foli edhe njëherë qartë: Largim i pushteteve të vjetra dhe të korruptuara
  • ​”I gjetëm rusët!”
  • Lea Ypi shpërndan letrën e 11 organizatave drejtuar qeverisë shqiptare
  • Rama për ZDFheute: Nuk i themi dot jo 4 mld euro! I kuptoj protestuesit, kanë shumë arsye të tjera për të dalë në rrugë
  • Aksidenti tragjik në Librazhd, a u vra 42-vjeçari nga neglizhenca e ARRSH-së?

Komentet e Fundit

  1. lato on ​”I gjetëm rusët!”
  2. Berati on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje
  3. Po on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  4. Genti on LISTA: BKH zbarkon në terren, gati prangat për 25 të kërkuar në disa qytete
  5. ANA on Krah flamingos dhe me kokën ulur, Rama: Faleminderit për urimet dhe sharjet në këtë ditëlindje

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?