Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gati PPP e radhës: 4000 ha pyje do zhduken për dru zjarri, lëndë ndërtimi e mobilje
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Investigim > Gati PPP e radhës: 4000 ha pyje do zhduken për dru zjarri, lëndë ndërtimi e mobilje
Investigim

Gati PPP e radhës: 4000 ha pyje do zhduken për dru zjarri, lëndë ndërtimi e mobilje

Published: January 9, 2026
Shpërndaje

Qeveria po përgatit një tjetër grabitje me logon PPP: 4000 hektarë pyje në 15 rrethe do t’i jepen privatit për prerje masive, nën premtimin mashtrues të “ripyllëzimit”. Bashkitë nxirren jashtë loje, monopoli hyn në lojë.

Ashtu siç ndodh në çdo koncesion të dhënë gjatë qeverisjes së Edi Ramës, edhe këtë herë gjithçka ka nisur me “urdhër nga lart”, nga vetë Kryeministri. Ministrat vetëm formalisht firmosin dhe mbulojnë pazaret me dokumente. Pazaret i bën vetë “Babloku”.

Burime nga Ministria e Mjedisit kanë bërë të ditur për “Pamfleti” se është në përgatitje një tjetër aferë grabitjeje të pasurive publike: 4000 hektarë pyje të larta dhe të mesme do t’i jepen një privatit për 99 vite, në formën klasike të PPP-së, Partneritet Publik- Privat, që në Shqipëri do të thotë: “Publiku jep pasurinë, privati merr përfitimin.”

- Publicitet -

Në këtë koncesion janë të përfshirë Ministri i Mjedisit Sofjan Jaupaj, Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj dhe Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Blendi Gonxhe. Ata po bëjnë gati dokumentet për një projekt që do të paraqitet si një “kërkesë e padërguar nga privati”, por që në fakt është marrëveshje e bërë në prapaskenë me firmën dhe bekimin e kreut të qeverisë.

Projekt-kontrata është model i njohur: privatit i jepet me qira për 99 vite territori pyjor, me justifikimin se do të investojë për mirëmbajtje, zgjerim dhe ruajtje të pyjeve. Por përvoja 30-vjeçare ka treguar se këto premtime janë mashtrime zyrtare për të legjitimuar shkatërrimin. Asnjë nga qiratë e mëparshme nuk ka sjellë ripyllëzim, vetëm prerje, zhdukje dhe shitje druri në treg.

Sipas dokumenteve, pyjet që do të preken ndodhen në 15 rrethe, ndër të cilat Tropoja, Malësia e Madhe, Kukësi, Shkodra, Dibra, Elbasani, Skrapari, Përmeti dhe Korça. Zonat janë pjesë e territoreve me status të mbrojtur, por siç dihet, “statusi” në Shqipëri nuk ndalon dot sharrën kur ka një koncesionar të afërt me qeverinë.

Ajo që është edhe më skandaloze, është fakti që bashkitë, të cilat aktualisht administrojnë pyjet dhe i japin me qira simbolike (15 lekë për m2), do të nxirren jashtë loje. E gjithë pasuria do të kalojë në dorë të një monopoli të ri, i cili do të vendosë vetë ku, si dhe sa do të pritet. Kjo do të krijojë një krizë të re në furnizimin me dru zjarri për qytetarët, duke rritur çmimet dhe varësinë nga një klient i qeverisë.

Qeveria po përpiqet ta shesë këtë projekt si “zhvillim të qëndrueshëm” të sektorit pyjor. Në realitet, ky është një plan për të shkatërruar sistematikisht pyjet e fundit të Shqipërisë, të cilat i kanë shpëtuar deri më sot vetëm sepse janë të thella dhe të vështira për t’u aksesuar. Me këtë koncesion, edhe ato do të bien.

Kjo është edhe një tjetër goditje ndaj natyrës, mjedisit dhe pasurisë kolektive të shqiptarëve, që nga viti në vit po reduktohet për t’u kthyer në para për një grusht njerëzish me lidhje të drejtpërdrejta politike. / Pamfleti

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Nga bizelja e Andersenit te kutitë e Durrësit: Anatomia e “kapitalizmit” tonë pas ’90-s
  • ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  • Njerëzit që pastrojnë Tiranën! Flasin ata që punojnë kur të tjerët flenë: Nuk na lodh puna, por sjellja e qytetarëve
  • Trashëgimia kulturore e Durrësit në kërkim të publikut të saj të ri
  • Megaoperacion në Sarandë, arrestohet “koka” e grupit dhe 19 persona që shpërndanin drogë

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  2. K R on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  3. demo on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  4. Genti on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie
  5. Vl on ​Prapaskenat e ngjarjes së rëndë: Luan Muça thyen heshtjen mbi pronën në Palasë dhe akuzat për gjobëvënie

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?