Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazeta DITA uron Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe anëtarët e rinj të saj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Gazeta DITA uron Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe anëtarët e rinj të saj
Lajmi i fundit

Gazeta DITA uron Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave dhe anëtarët e rinj të saj

Published: December 28, 2025
Shpërndaje

Redaksionale

Në këtë fund viti, politikisht të rënduar me skandale të mëdha, ekonomikisht të vështirë për një pjesë të madhe të familjeve shqiptare dhe, përgjithësisht, me një atmosferë kulturore, shkencore e artistike të zbehtë, të cilën e thyen disi Panairi tradicional i Librit në nëntor dhe Festivali i radhës i Këngës në RTSH, ka edhe ngjarje të rëndësishme që kalojnë pa u vënë re, por që meritojnë të përmenden e t’i bëhen të njohura publikut.

Një e tillë ishte Mbledhja Vjetore e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave që u mbajt në Tiranë pak ditë më parë, nën kryesinë e Presidentit të saj të radhës, Prof. Ethem Ruka.

- Publicitet -

President Nderi i kësaj Akademie, pas ndarjes nga jeta të Ismail Kadaresë, është Prof. Rexhep Qosja.

Kjo Akademi, e krijuar 14 vite më parë, në dhjetor 2011, siç publiku i lexuar mund ta dijë, synon dhe vepron për promovimin e krijimtarisë më të mirë kulturore, shkencore, artistike dhe letrare të realizuar në Shqipëri, në trojet shqiptare dhe në Diasporë, gjallërimin e jetës kulturore dhe shkencore në Shqipëri, ngritjen e vazhdueshme të standardeve artistike dhe akademike në të mirë të zgjidhjeve racionale të problemeve të shumta e të rëndësishme, me të cilat përballet shoqëria e sotme shqiptare, si dhe popullarizimin në tregun global të vlerave dhe ideve të arritjeve më të mira të artit, të letërsisë, të kulturës e të shkencës shqiptare.

Në Manifestin e saj, anëtarët e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave deklarojnë se ata besojnë “në fuqinë e dijes e të drejtësisë dhe në aftësitë e talentet e popullit shqiptar”, se ata besojnë “te brezi i ri i këtij vendi dhe se Shqipërisë nuk i mungon asgjë – as pasuritë natyrore, as kapitali njerëzor – për t’u bërë ai vend i begatë që të gjithë e dëshirojmë”.

Kjo Akademi beson se “nuk ka probleme të cilave nuk mund t’u gjenden zgjidhje të përshtatshme për të mirën e përbashkët të të gjithë shqiptarëve”.

Anëtarët e saj deklarojnë se duan “të jetojmë në një shoqëri më të mirë se kjo që kemi krijuar deri më sot, në një shoqëri më të drejtë, më të sigurt, më të zhvilluar e më tolerante, që të jetë në paqe me veten dhe me fqinjët e saj”.

“Ne duam”, shprehen ata, “të ndihmojmë në transformimin e mëtejshëm ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit tonë, të ndihmojmë në krijimin e një imazhi më të denjë për popullin tonë, vlerat dhe virtytet më të mira të të cilit t’i bëjmë të njohura e të çmuara ndërkombëtarisht”.

Sipas tyre, “asnjë ndryshim i rëndësishëm në shoqëri nuk ndodh rastësisht e vetvetiu, në mënyrë të pavarur nga idetë dhe veprimet e njerëzve, pasi progresi shoqëror nuk është një forcë natyrore; ai është bërë dhe bëhet i mundur vetëm prej njerëzve që mendojnë e veprojnë në ato mënyra që i shërbejnë zhvillimit të shoqërisë”.

Veprimtari të rëndësishme të Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, kanë qenë këtë vit edhe dy forumet publike të saj, njëri i mbajtur në Frashër të Përmetit “Mbi idetë dhe mesazhet kombëtare të Frashërllinjve”, dhe tjetri në përkujtim të “Themeluesve të arsimit të lartë dhe shkencës në Shqipëri”.

Për vitin e ardhshëm, kjo Akademi planifikon një sërë veprimtarish shkencore kushtuar kryesisht çështjeve të zhvillimit ekonomik të vendit, problemeve sociale me të cilat përballet shoqëria e sotme shqiptare dhe politikës së jashtme të Shqipërisë në kuadër të zhvillimeve të reja gjeopolitike në rajon e në shkallë globale.

Gjatë 14 viteve nga themelimi i saj, kjo Akademi ka humbur disa prej anëtarëve më të shquar, si (në rend alfabetik): Panajot Boga, Basri Capriqi, Amitai Etzioni, Pierre Hasner, Mirush Kabashi, Ismail Kadare, Isuf Kalo, Mina Naqo, Skënder Rizaj, Sali Shijaku dhe Moikom Zeqo.

Në Mbledhjen Vjetore të saj, asambleja e Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave pranoi në radhët e saj këta anëtarë të rinj (renditur këtu alfabetikisht):

Besnik Aliaj,

Erald Bakalli,

Begzad Baliu,

Marenglen Kasmi,

Valentina Leskaj,

Perikli Qirjazi,

Fiona Todhri

dhe Rexhep Uka.

DITA i uron Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave suksese të mëtejshme në veprimtarinë e saj vitin e ardhshëm (kur kjo Akademi bën 15 vite nga themelimi i saj) e në vazhdim në të mirë të progresit kulturor e shkencor të vendit dhe të interesit publik.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë
  • EUROSTAT: Më shumë se gjysma e familjeve shqiptare nuk kanë mundësi financiare për një javë pushime
  • SPAK zgjeron akuzat ndaj Belinda Ballukut, merret e pandehur edhe për 6 tendera të tjerë
  • Një histori për të treguar absurditetin e gjaknxehtësisë feudale për pronën
  • Padija është fara e të keqes: Por a mjafton të njohësh të mirën për të mos bërë keq?

Komentet e Fundit

  1. Përroi i tharë i fshatit on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  2. Kurajo on Banorët e Poliçanit dalin në protestë dhe djegin teserat e PS-së, kryesocialisti i qytetit jep dorëheqjen
  3. sela on “Po më thua të mos u besoj syve?” Rama pranon takimin në jaht, përplaset me gazetaren: “Si mund të thosha Jo…”
  4. L.H on Rama prezanton “Praninë Besnike”: Shpjegon me shkencë termin ‘popull’, thotë që do bëj këngë me thirrjen për dorëheqje
  5. Ethem Lalaj on Reforma Territoriale, forcim i centralizimit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?