Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetari britanik bisedë me Ramën: Ku gaboi Tony Blair
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Gazetari britanik bisedë me Ramën: Ku gaboi Tony Blair
Politike

Gazetari britanik bisedë me Ramën: Ku gaboi Tony Blair

Published: November 4, 2023
Shpërndaje

Historiani, autori dhe gazetari i famshëm britanik, Timothy Garton Ash ishte sot i ftuari i radhës në podkastin “Flasim” të kryeministrit Edi Rama.

Në bashkëbisedim me kryeministrin Rama, Timothy Garton Ash e cilësoi avantazh të madh faktin e të qenit gazetar dhe historian në të njëjtën kohë pasi sipas tij, “të dy, në thelb, janë në kërkim të së vërtetës”.

“Detyra e të dyve është të qëmtojnë të vërtetën dhe këtë e bëjmë në mënyrë paksa të ndryshme. Kundërshtia vjen kur fillon të mendosh – unë e quaj ‘riti i Kisingerit’ – kur e mendon veten si vendimmarrës dhe  gati përpiqesh të jesh një qeveri dhe të bësh politikën e qeverisë, në vend që të bësh atë që është puna jonë, përpjekjen për të kërkuar të vërtetën dhe për ta thënë atë siç është, duke i thënë pushtetit të vërtetën. Pra, këtë kam menduar që kam bërë, gjithmonë”, u shpreh ai.

- Publicitet -

Historiani britanik e cilësoi Brexit si disfatën më të madhe politike të jetës.

“E gjithë jeta ime është sjellë rreth Europës, unë jam një europian anglez, kështu që shkëputja e Britanisë nga Europa është tragjedi për Britaninë, por mendoj edhe për Bashkimin Europian dhe të ardhmen e Europës. Megjithatë, nuk mendoj se Brexit-i e ka prerë atë lisin e britanizmit që përshkruat. Mendoj që vazhdon të jetë aty”, shtoi ai.

Sipas tij, gabimi që bëri Tony Blair ishte të besonte se ishte e mundur që të kishte vetëm hapje, hapje, hapje.

“Hapje të shoqërisë, hapje të financave, hapje të ekonomisë, hapje të emigracionit pa pasur asnjë reagim! Sepse në fakt pati një reagim. Dhe slogani i përkrahësve të Brexit-it, që iu dha fitoren ishte ‘Rimerr kontrollin’. Ajo çfarë ndodh tani në Gjermani është që udhëheqësit gjermanë po flasin për “kontrolverlust” (humbjen e kontrollit). Pra, mendoj se të gjitha shoqëritë tona kanë nevojë për atë ndjesinë që gjërat janë nën kontroll, që imigracioni po menaxhohet. Pra, mendoj se ky ishte një gabim i viteve të Blair-it, që e paguam shtrenjtë. Por fakti që tani po përpiqemi ta vëmë nën kontroll, si të gjitha vendet e tjera europiane, nuk do të thotë se është fundi i larmisë sonë kulturore, është përtej saj”, tha ai.

Duke folur për të ardhmen e BE-së, historiani britanik u shpreh: “Po të mobilizohej një brez i ri europianësh, jo vetëm për të mbrojtur atë çfarë kemi arritur, që është Europa më e mirë që kemi pasur, por edhe për ta zgjeruar dhe përmirësuar atë, çka është plotësisht e mundur, pas 10 vjetësh, do të mund të shohim pas dhe të kemi një Union prej 35 shtetesh dhe do t’ia kemi arritur të mbrojmë atë që kemi, mënyrën e lirë të jetesës në Europë. Është e mundur, por është në dorën tonë”.

Kjo, sipas tij, “duhet të ndodhë pa asnjë vend të vetëm si hegjemonist”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Rama në Vilën e Kuqe, mbledh ministrat dhe drejtuesit politikë të PS
  • Ndodh në Turqi: Dyqani me të brendshme erotike inaugurohet me lutje fetare
  • Mblidhet sot Sekretariati i Etikës, PS kërkon përjashtimin e 20 deputetëve të PD
  • Rama fton për dialog, ndërsa njerëzit pranë tij e shpallin të panegociueshme pikërisht çështjen për të cilën protestohet
  • Rama nxjerr sërish karrige-gurët e betonit: “Përsëri e përsëri ju ftoj për dialog”

Komentet e Fundit

  1. Zef Pllumi on Cilët janë civilët me maska që shfaqen mes policëve e më pas përhapen në turmë?
  2. abdiaga on Adea Pirdeni bëhet ministre me portofol e Administratës Publike, Begaj firmos dekretin
  3. × on Pamje të pazakonta nga Rinasi përhapen në web
  4. × on VIDEO / Berisha konfirmon Ramën: Pas protestës jam unë
  5. !!? on Deutsche Welle: Nga Greqia shkoi te Irani dhe Rusia, tani është Antifa. Kush po ia “lëviz” fijet Ramës?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?