Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni
AktualitetBote

Gazetari rus që zbuloi lidhjen sekrete të Putinit, vdes nga helmimi me kërpudha në Letoni

Published: June 23, 2026
Shpërndaje

Një gazetar rus, i njohur për zbulimin e lidhjes së fshehtë të Vladimir Putinit me kampionen olimpike Alina Kabaeva, është gjetur i vdekur në Letoni, ku jetonte në mërgim.

Grigory Nekhoroshev, 69 vjeç, ish-redaktor gazete, ishte i pari që raportoi për planet e Putinit për t’u divorcuar nga gruaja e tij Lyudmila Putina dhe për t’u martuar me Kabaevën në vitin 2008. Ai ndërroi jetë në Riga, kryeqytetin e Letonisë, pas një helmimi të dyshuar nga kërpudhat që kishte mbledhur në oborrin e shtëpisë ku jetonte.

Sipas dëshmive, Nekhoroshev shpesh mblidhte kërpudha, por ato që konsumoi rezultuan helmuese. Miq të afërt kanë treguar se ai ishte “mjaft nervoz” nga frika e një sulmi të mundshëm, duke qenë se kishte ekspozuar jetën private të Putinit.

- Publicitet -

Gazetari rus Igors Vatolins, që e pa Nekhoroshevin pak para vdekjes, tha:

 “Nekhoroshev ishte i pari që zbuloi emrin e gruas së Putinit, kampiones së gjimnastikës ritmike Alina Kabaeva. Putini me sa duket nuk e fali për këtë.”

Pas publikimit të lajmit, gazeta “Moskovsky Correspondent” u mbyll, ndërsa Nekhoroshev u mor në pyetje nga shërbimet sekrete dhe u kërcënua, gjë që e detyroi të arratisej.

Putini nuk e ka pranuar kurrë publikisht marrëdhënien me Kabaevën, e cila sot është 43 vjeç dhe raportohet se ka dy fëmijë me të.

Ky nuk është rasti i vetëm i helmimit misterioz. Në vitin 2023, profesori rus Vitaly Melnikov, 77 vjeç, kreu i Departamentit të Sistemeve të Raketave dhe Hapësirës në RSC Energia, vdiq pas një helmimi të rëndë nga kërpudha. Mjekët nuk arritën ta shpëtonin, dhe ai ndërroi jetë dy javë pas shfaqjes së simptomave.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ngrohja globale po përshpejtohet, njihuni me zonat më të prekura
  • Kufizime mediave, dosjet dhe përgjimet publikohen pasi t’i lejojë Gjykata
  • Procedohet Adrian Hila, policia çon në Prokurori dosjen për videot intime
  • Hetimet për çështjen KAYO, SPAK i sekuestron telefonin Ardi Veliut
  • AUDIOPËRGJIMI: Kontroll në vilën e Ron Yeffet, SPAK sekuestron dokumente te Ministria e Mbrojtjes

Komentet e Fundit

  1. Boll on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  2. Genti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  3. Emigranti on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  4. Anonymous on Disa e ngatërruan me Blendi Fevziun, policia do pyesë “Demo”-n, kush është burri që shfaqet në videot e skandalit Hila
  5. Jugu on “Është sistem alarmi, unë këtu fle me gocën…” Si gënjeu kompozitori mikun e tij të zhveshur që vuri re kamerën e fshehur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?