Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gazment Bardhi sulmon Reformën në Drejtësi para përfaqësuesve të BE-së dhe përmend rastin Felaj
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gazment Bardhi sulmon Reformën në Drejtësi para përfaqësuesve të BE-së dhe përmend rastin Felaj
AktualitetPolitike

Gazment Bardhi sulmon Reformën në Drejtësi para përfaqësuesve të BE-së dhe përmend rastin Felaj

Published: July 19, 2023
Shpërndaje

“Sistemi i drejtësisë në Shqipëri vazhdon të përballet me sfida të mëdha dhe ende nuk po ofron rezultatet e pritura”, tha Gazment Bardhi, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, në nisje të fjalës së tij, gjatë takimit të 16-të të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri.

Bardhi në fjalën e tij, theksoi se rreth 83 % e çështjeve gjyqësore në pritje kanë kaluar afatin e arsyeshëm të gjykimit.

“Sistemi i drejtësisë në Shqipëri vazhdon të përballet me sfida të mëdha dhe ende nuk po ofron rezultatet e pritura. Këshilli i Lartë i Gjyqësorit ka konstatuar se Gjykata e Apelit Administrativ ka nevojë për rreth 24 vjet për të përfunduar stokun e dosjeve të grumbulluara deri në vitin 2022. Rreth 83 % e çështjeve në pritje kanë kaluar afatin e arsyeshëm të gjykimit duke pritur për shkak të mungesës së gjyqtarëve pas procesit të Vetting-ut. Numri i dosjeve që kanë kaluar afatet e gjykimit në Gjykatën e Apelit Administrativ është shqetësues sipas raportit të Këshillit të Lartë të Gjyqësorit. Deri në fund të vitit 2022, stoku i dosjeve të pashqyrtuara në Gjykatën e Apelit Administrativ ka arritur në 21,166 çështje në pritje, duke rritur stokun me 15 % krahasuar me vitin 2021”, tha Bardhi.

- Publicitet -

“Sipas sondazheve të Barometrit, një numër gjithnjë e më i vogël i shqiptarëve besojnë se reforma në drejtësi ka pastruar sistemin nga korruptimi. Më pak shqiptarë besojnë se reforma ka sjellë dënimin e politikanëve të korruptuar. Edhe numri i qytetarëve që shohin rezultate pozitive të reformës në drejtësi kundër krimit të organizuar është ulur në vitin e fundit. Gjithashtu, tre në pesë shqiptarë mendojnë se reforma në drejtësi nuk ka sjellë më shumë pavarësi të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga politika”, shtoi Bardhi.

“Në sistemin gjyqësor aktual, ka dalë në pah një situatë e paprecedentë, ku anëtarë të afërm të deputetes së Partisë Socialiste dhe njëkohësisht nënkryetares së Kuvendit, Ermonela Felaj, punojnë në të njëjtin prokurori në Tiranë. Nga data 1 shkurt, sistemi gjyqësor shqiptar ka një gjykatë të vetme Apeli dhe trembëdhjetë gjykata të zakonshme. Ky ndryshim i hartës gjyqësore ka eliminuar pesë gjykata të apelit në Shkodër, Vlorë, Durrës, Korçë dhe Gjirokastër. Sistemi gjyqësor ende përballet me një numër të lartë të rasteve të trashëguara dhe mungesë të gjyqtarëve, pasi Vetting-u ka lënë vetëm 30 nga 78 vende të lira të gjyqtarëve të apelit. Gjykata e Apelit Tiranë, e cila është e vetmja gjykatë e apelit në vend, ka mbi 27,000 çështje të trashëguara, me një kohëzgjatje mesatare prej 5,820 ditësh për një çështje penale. Vetëm kjo gjykatë ka 21,000 çështje të mbetura dhe me eliminimin e pesë gjykatave të apelit, numri i rasteve të mbetura do të rritet, duke e rrezikuar sistemin”, vijoi Bardhi.

Sipas tij, “harta e re gjyqësore po zbatohet në një kohë kur 44% e gjyqtarëve dhe 38 % e prokurorëve mungojnë në sistemin gjyqësor si rezultat i procesit të Vetting-ut, ndërsa stoku i dosjeve të pritjes mbetet i lartë. Këto sfida tregojnë se reforma në drejtësi në Shqipëri ende nuk ka arritur të ofrojë rezultatet e pritura dhe qëndron nevoja për përpjekje të mëtejshme për të adresuar problemet e sistemit gjyqësor dhe korrupsionit në mënyrë efektive”.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Një cirk i dështuar
  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Një cirk i dështuar
  2. MIGENA ALEKSI on Një cirk i dështuar
  3. prehistoriku on Një cirk i dështuar
  4. Ethem Lalaj on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?