Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjigandët e IA takohen sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet të diskutohet
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Gjigandët e IA takohen sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet të diskutohet
AktualitetBote

Gjigandët e IA takohen sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet të diskutohet

Published: September 29, 2026
Shpërndaje

Krerët e kompanive kryesore të Inteligjencës Artificiale do të takohen sot në Shtëpinë e Bardhë me presidentin amerikan Donald Trump dhe kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, për të diskutuar mbi mbikëqyrjen dhe rregullimin e AI, një çështje që ka shkaktuar përçarje edhe brenda shumicës presidenciale.

Sipas CNN, të pranishëm në mbledhje do jenë, Mark Zuckerberg i Meta-s, Sundar Pichai i Google dhe presidenti i OpenAI, Greg Brockman. Ndërkohë, Agence France-Presse, duke cituar burime të njohura me çështjen, konfirmoi gjithashtu pjesëmarrjen e Dario Amodei-t të Anthropic dhe Jensen Huang-ut të Nvidia-s.

Edhe Elon Musk pritet të jetë në Uashington. Ai është planifikuar të marrë pjesë sot në prezantimin e një faqeje të re interneti që synon të bashkojë, me ndihmën e inteligjencës artificiale, agjencitë e ndryshme të qeverisë federale amerikane.

- Publicitet -

Mbikëqyrja e inteligjencës artificiale do të jetë një nga temat kryesore të takimit, tha Mike Johnson të hënën në televizionin Fox Business. Megjithatë, presidenti Donald Trump deri tani ka hedhur poshtë zyrtarisht idenë e vendosjes së rregulloreve të reja gjithëpërfshirëse për këtë teknologji.

Johnson është shprehur kundër vendosjes së kufizimeve të rrepta apo një moratoriumi për zhvillimin e inteligjencës artificiale, por është shprehur në favor të krijimit të një kuadri të vogël nga Kongresi.

“Ne duhet t’i përfshijmë lojtarët e mëdhenj të inteligjencës artificiale në bisedën rreth asaj se si duhet të duken mbrojtjet e supozuara, sepse ata dinë më shumë për këtë teknologji,” tha udhëheqësi republikan i Dhomës së Përfaqësuesve.

Debati mbi mbikëqyrjen dhe sigurinë e inteligjencës artificiale ka marrë një shtysë të re pas një serie incidentesh të raportuara gjatë muajve të fundit që kanë përfshirë kompani të mëdha të sektorit, mes tyre OpenAI, Anthropic, Google dhe Meta.

Çështja e sigurisë së inteligjencës artificiale është bërë gjithashtu pjesë e debatit politik amerikan në prag të zgjedhjeve të 3 nëntorit për në Kongres. Sipas një sondazhi të publikuar nga CNN dhe të kryer në mesin e muajit shtator, 82% e amerikanëve deklarojnë se janë të shqetësuar për ritmin e zhvillimit të inteligjencës artificiale.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjigandët e IA takohen sot me Trump në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet të diskutohet
  • Qetësia dhe mirëkuptimi do t’ju ndihmojnë sot, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
  • Kthjellime dhe vranësira të pakta, parashikimi i motit për sot
  • ​Filmi që konsiderohet “i dyti më i mirë i të gjitha kohërave” rikthehet në platformat e transmetimit
  • Industria nxjerrëse në Shqipëri shënoi tkurrje gjatë vitit 2025

Komentet e Fundit

  1. demo on ​Filmi që konsiderohet “i dyti më i mirë i të gjitha kohërave” rikthehet në platformat e transmetimit
  2. ANA on Pushteti i padukshëm
  3. Gërku on Pushteti i padukshëm
  4. Lafonten on Raportuesi për Shqipërinë në PE: “Nuk është çështja se hapen kapitujt, duhen mbyllur”. Rama largohet: “Më pret gjermani…”
  5. prehistoriku on Pushteti i padukshëm

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?