Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjiknuri në Kuvend: Berisha po mban peng vendin, fatkeqësi për shqiptarët!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Gjiknuri në Kuvend: Berisha po mban peng vendin, fatkeqësi për shqiptarët!
Politike

Gjiknuri në Kuvend: Berisha po mban peng vendin, fatkeqësi për shqiptarët!

Published: March 16, 2023
Shpërndaje

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri deklaroi nga salla e Kuvendit se Sali Berisha po mban peng të ardhmen e vendit. Gjiknuri tha se në ditën e vizitës së shefit të diplomacisë europiane, politika duhet të jepte mesazhe progresi.

“Sot kemi në një vizitë shefin e diplomacisë europiane ku jep mesazhe progresi, mesazhe për të ardhmen europiane të Shqipërisë, gjë që normalisht duhet të reflektohej në Kuvend nga të gjitha palët politike. Po kemi dhe këtë vulëhumburin, gjithmonë sa herë i humb vula i ngrihet më shumë zëri, që fatkeqësisht i kthehen fantazmat e vdekjes.

Si duket ajo dilema ‘makbethiane’ për ato krime që ka kryer ndër vite, qoftë në Gërdec apo vrasjet e 21 janarit. Pikërisht kjo fantazëm vdekje që ringjallet shpesh herë në Shqipëri e mban peng këtë vend. Kjo është fatkeqësi për të gjithë shqiptarët jo vetëm për debatin politik”, deklaroi ai.

- Publicitet -

Sipas numrit dy të PS,  ka ardhur koha që të largohen nga politika ata që kanë 30 vite që i vërtiten vendit. Ai shprehu bindjen se në zgjedhjet e 14 majit, shqiptarët do të dinë se kush janë ata që I duan të mirën vendit dhe cilët ata që e pengojnë.

“Ç’është kjo dëshirë e zjarrtë për të kthyer vazhdimisht tension për ta paraqitur vendin si vendin e zi të Europës pikërisht nga ata njerëz që kanë përgjegjësi direkt për shumë e shumë vite për mënyrën sesi e kanë qeverisur këtë vend e që vijnë përsëri me të njëjtat metoda që u burojnë nga e kaluara e tyre. Kjo është ajo që s’duhet të pranojnë shqiptarët. Zgjedhjet që na presin do jenë një mundësi e mirë që edhe ai populli i heshtur e racional, që ne mundohemi ta anatemojmë me fjalët ‘u shit’ u ‘ble’, ka një koshiencë dhe me votën e fshehtë do të dijë të vlerësojë se kush janë ata që i duan të mirë këtij vendi dhe kush janë ata që u mbëtën si ferra nëpër këmbë”, deklaroi Gjiknuri.

Duke u ndalur tek drejtësia, Sekretari i Përgjithshëm i PS nënvizoi se ishte kjo mazhorancë ajo që bashkë me partnerët e saj realizoi reformën në drejtësi, duke krijuar një sistem të pavarur.

“Mazhoranca socialiste nisur nga dëshira e saj, e nxitur dhe e inkurajuar nga partnerët perëndimor mori një iniciativë për të bërë reformën e drejtësisë dhe për të ndryshuar Kushtetutën e Shqipërisë. Shpesh herë dhe njerëzit tanë na e thonë këtë që si ka mundësi keni pushtetin dhe goditen zyrtarë tanët? Çfarë u bë me gjithë atë të kaluar të errët berishiane e shumë e shumë krime që i ka në kurriz të tij dhe shqiptarëve?

Pikërisht, kjo është drejtësia. Politika ka hequr dorë. Mund të duket dobësi, por për mendimin tim është gjëja e duhur sepse qeveria nuk mund të marrë përsipër të bëjë punën e drejtësisë. Këtu akuzohet e shahet çdo njeri si kriminel, hajdut, i korruptuar. Lërini organet të bëjnë punën e tyre. Ju e dini shumë mirë që të asnjë emërim në drejtësi sot mazhoranca nuk ka mundësi të ndikojë sepse emërimet vijnë nga organet që vetëqeverisen”, tha ai.

m.b./dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama për Financial Times: Shqipëria ndodhet në momentin më të mirë
  • Shkenctarët përdorin AI për të krijuar 16 viruse të reja, ja për çfarë bëhet fjalë
  • PDK-ja e refuzon sërish Kurtin, i kërkon konstituimin e Kuvendit
  • “Jam e persekutuar politike nga Erdogan”, lihet në burg 32-vjeçarja turke që u arrestua në Rinas
  • Nënë e bir me origjinë shqiptare aksidentohen për vdekje në Greqi, ishin duke shkuar në punë

Komentet e Fundit

  1. Patriot on Akuzohet se ka fshehur origjinën e Covid, Senati shpall Faucin fajtor për shpërfillje të Kongresit
  2. !!? on “Lajmi ra si bombë”, kryebashkiaku socialist kundër PS për bashkimin e Divjakës me Lushnjen
  3. ¿? on Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare arrestohet në Francë për shpërndarje kokaine
  4. Emonomisti on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  5. Dashi on Boshllëku i Lirisë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?