Siç jeni në dijeni, në krye të organizatës së Veteranëve lindën disa probleme. Nuk arritëm t’i zgjidhnim me bashkëbisedim, miqësisht, me mirëkuptim e sipas rregullave e procedurave bazuar në dokumentet themelore. Ndaj, ne, nje grup anëtarë legjitimë të Kryesisë dhe të Komitetit Kombëtar, zgjodhëm rrugën gjyqësore. Dhe ia arritëm!
Vendimet e gjykatës vërtetuan se ankimi ynë dhe rruga gjyqësore, qē zgjodhëm, ishin të drejta! Z. Hulusi Hako dhe z. Veli Myftari nuk janë përfaqësues legjitimë tē Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”!
Z. Hulusi Hako nuk është pranuar të regjistrohet kryetar me vendimin nr. 1549/4, datë 30.06.23 tē Gjykatës së Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë të Tiranës. Sepse si në vendim-marrje ashtu edhe në veprimet proceduriale, por edhe në përgatitjen e dokumentacionit përkatës, është vepruar në shkelje të ligjeve nr. 8788 dhe nr. 8789, datë 07.05.2001 “Për funksionimin e OJF” dhe “Rregjistrimin në Gjykatë të OJF”.
Gjithashtu Z. Veli Myftari nuk është Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës sipas vendimit nr. 1549/5, datë 10.10.24 të Rrethit Gjyqësor të Shkallës së Parë të Gjykatës së Tiranës. Sipas këtij vendimi është prishur me nënvizim vendimi nr. 1549/3, datë 02.02.23, i cili, me dokumenta të paligjshme dhe me shkelje proçeduriale kishte regjistruar z. Veli Myftari si Sekretar të Përgjithshëm të Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”.
Këta uzurpatorë e përdorën organizatën si pronë të tyre! Megjithatë qëndrimet e anëtarësisë së Organizatës mbetën diametralisht të kundërta me synimet e abuzuesve! Anëtarësia e Organizatës, në shumicën absolute ka funksionuar në rrugën e ruajtjes së vlerave, mbrojtjes së historisë, të misionit, të identitetit të saj. Organizata në tërësi ka mbrojtur amanetin e veteranëve të LANÇ dhe nuk mund të barazohet e as të njehsohet me 2 apo më shume uzurpatorë!
E kundërta po provohet në qëndrimet e uzurpatorëve: janë përpjekur të deformojnë imazhin e Organizatës, të veprojnë ne kundërshtim me statutin, rregullat dhe parimet organizative! Nuk kanë respektuar strukturat dhe rolin e tyre vendimmarres! Kanë krijuar struktura jostatutore e jolegjitime në rrugë e me procedura jolegjitime! Me këto modele kanë “zbritur” edhe ne nivelet organizative në bazë! Nuk arritën të prezantojnë me dinjitet rolin e Organizatës në këtë vit jubilar të Çlirimit të Atdheut!
Po duket qartë që ata persona, që mund të kenë hyrë në radhët e Organizatës, por që nuk kanë lidhje gjaku me luftëtaret e lirisë apo me dëshmorë a heronj, nuk kanë mundur të ngrihen në nivelin e vlerave dhe madhështisë së misionit të Organizatës! Përkundrazi, janë venë re prirje, sjellje e veprime apo mosveprime të tilla që nuk u mundësojnë të mburren për arritje e të jenë krenarë. Kanë ardhur në krye edhe prej tyre që kanë manifestuar vese në karakter, gjë që i ka sjellë dëme organizates sonë. Vërtetë anëtaresimi eshte vullnetar, por angazhimi kërkon përkushtim qytetar e idealizëm!
Vendimet e fundit dhene nga rrethi Gjyqësor i Shkallës së Parë të Tiranës jo vetëm vërtetojnë më së miri se ne ishim e jemi në rrugë të drejtë, por janë inkurajim që të mos ndalemi në përpjekjet tona të përbashkëta për të shpëtuar organizatën nga çbërja, përçarja e shkatërrimi! Këto vendime na rritin forcat dhe besimin që t’ia kthejmë nderin dhe dinjitetin e merituar Organizatës së Veteraneve!
Pse ndodhën këto fenomene tek ne? Pergjigjen do ta reduktojme tek jeta e brendeshme e organizatës.
Veset dhe synimet e mbrapshta për të përfituar me çdo mënyrë nga Organizata lulezuan edhe prej besimit të tepruar apo mungesës se vigjilencës e kontrollit, mungesës së dyshimeve apo indiferentizmit nga pjesa e shëndoshë!
Pjesa perfituese e absolutizoi të drejtën për të abuzuar dhe iu duk sikur ishte legjitime, e natyrshme qe të perfitonte gjithçka nga organizata! Dhe e tejkaluan duke u ndjerë e duke u sjellë sikur të jene pronarë privatë të organizates.
Në një “mbledhje” ilegjitime të “Kryesisë”, pa kuorum minimal për t’u mbledhur e pale për të marrë vendime, perjashtuan në mungesë 4 N/ Kryetarë të Komitetit, 50% të antarëve të Kryesisë dhe shumë antarë Komiteti. Keshtu kryesia e Durresit doli mbi organet statutore vendimmarrese, mbi Komitetin Kombëtar dhe mbi Konferencën Kombëtare të Organizatēs sē Veteranēve dhe Pasardhēsve tē LANÇ.
“Rezultatet” e bëmave i përcollën me nje njoftim në gazetën “Kushtrim Brezash” shkruar nga një “korrespodent i gazetës”. Pa vendim! Në atë mbledhje kryesie, u kooptuan 6 n/kryetarë, u kooptuan drejtues departamentesh, anëtarë kryesie, anëtarë komiteti, u krijuan struktura qe nuk ishin me parë! Dhe modeli vazhdoi!
Perjashtuan kryetarë komiteti, kryetare të këshillave zonalë! Me urdhëra të paligjshëm “krijuan” keshilla zonale paralele në të njejtat njesi administrative pa vendime e pa argumente.
Urdhërojnë me shkrim ndalimin e shkrimeve dhe të autoreve te papelqyer per ‘ta në gazetë! Gazeta shkruan ato që urdhërojnë uzurpatorët! Pse gazeta nuk pasqyron vendimet e gjykatës? Pse gazeta nuk percjell shkrime, artikuj nga shoqe e shoke qe strukturat legjitime i kane zgjedhur ne krye, por qe uzurpatoret nuk i njohin?
Pse gazeta nuk shkruan ç’janë keto “mendime ndryshe”? Apo pse janë mendime ndryshe?
Pse duhen pranuar pa analiza e pa komente etiketime te tilla: përçarje, përçarës, të parinovuar etj? Gazeta duhet të përcjellë të vërtetën tek antaresia, tek lexuesit – abonentë të saj.
Nga kontrollet janë vërtetuar shkelje tē ligjit “Për administrimin Financiar”. Inspektimi Financiar i Ministrisë së Financave ka evidentuar abuzime financiare të paqyruara këto në Proçes-Verbalin e kontrollit Financiar dhe urdhërin përkatës të nxjerrē nga Ministri i Financave. Nuk dimē sa eshte “vene uji ne zjarr” per te zbatuar urdherin e ministrit te financave!
Japin urdhera tē veprohet financiarisht vetem me arkën! Falsifikojnë data, dokumente, firma…Nuk e kuptojme se si u shnderroka ne ves abuzimi?! Apo abuzimet vertetojne vesin? Qenka e vertete shprehja qē “vesi del me shpirtin”!
Mbase mendojnë se gënjeshtrat, mashtrimet, shpifjet do te zene vend ne baze pa u mesuar kurre se cila është e verteta!
Nuk vleresojne kritikat, ankesat e antaresise ne baze per qendrimet e tyre ne baze apo problemet qe ata prezantojne. Takimet me bazën i përdorin për pastrimin e figurës së tyre e për lartësimin e tyre duke shpifur e poshtëruar të tjerēt “grupin e mendimit ndryshe”!
Nëse këta uzurpatorë janë dëshmi apo vlera konkrete e amanetit të drejtuesve paraardhës, të cilët kanë bashkëdrejtuar me grupin, që këta uzurpatore përjashtuan, a nuk ka këtu edhe nje lloj bumerangu për ta? Mos ndoshta, përjashtimet e shoqeve dhe shokëve pasardhës të LANÇ nga drejtimi i organizates kane per qellim tē “ndryshojnē kursin” e Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”?! Si e vertetojnë qendrimin “korrekt në mbrojtje të Organizatës”, kur, sipas tyre, “pastruan terrenin” nga drejtuesit shumevjeçarë, bashkedrejtues me veteranët e LANÇ?
Antarësia e përgjegjëshme e kësaj organizate tē madhe, me mision, histori e identitet atdhetar lipset të hapë sytë për të parë këtë drite që na dha drejtësia. Nuk mund të pranojmë më të mbajmë këtë barrë turpi që kanë dashur tē na ngarkojnë njerëz të padenjë, njerëz që kanë dashur të mbjellin prëçarjen në radhët tona prej dy vitesh.
—-
Nënkryetarët e Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve dhe Pasardhësve të LANÇ të Popullit Shqiptar “Nderi i Kombit”:
Elidjana Canaj / Murat Dardha