Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit
KronikePolitike

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e deputetëve të PD për Avokatin e Popullit

Published: September 29, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputetëve të Partisë Demokratike, që kundërshtonin zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Në vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese thuhet se disa prej pretendimeve të ngritura nga 44 deputetët demokratë, mes tyre çështja e nënshkrimeve të 28 deputetëve, rregulli “një deputet mbështet vetëm një kandidat”, interpretimi i nenit 72 të Rregullores së Kuvendit dhe pretendimi për një marrëveshje politike mes shumicës dhe pakicës, nuk ngrenë çështje të nivelit kushtetues.

Deputetët kërkonin verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë së Avokatit të Popullit me funksionin, si dhe verifikimin e procedurës së zgjedhjes së tij dhe shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të 11 dhjetorit 2025.

- Publicitet -

Sa i përket kritereve të zgjedhjes, Gjykata vlerësoi se Kuvendi ka diskrecion në vlerësimin profesional të kandidatëve për funksione kushtetuese, për sa kohë respektohen garancitë themelore procedurale dhe nuk ka arbitraritet. Në rastin konkret, ajo nuk konstatoi cenim të këtyre garancive.

Gjykata rrëzoi gjithashtu pretendimin për papajtueshmërinë për shkak të veprimtarisë politike të kandidatit, duke e cilësuar këtë pretendim të pabazuar.

Po ashtu, u rrëzua pretendimi se zgjedhja ishte e pavlefshme për shkak të mungesës së mbështetjes së deputetëve në momentin e votimit. Sipas Gjykatës, kushti i mbështetjes nga 28 deputetë ishte plotësuar në fazën e verifikimit të kandidaturave nga Komisioni i Ligjeve dhe tërheqja e mbështetjes pas kalimit të kësaj faze nuk prodhonte më pasoja në procedurën parlamentare.

Kështu Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri rrëzimin e kërkesës, ndërsa vendimi i arsyetuar do të publikohet brenda afateve ligjore.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • A u ndalon dot Rama protestuesve lëvizjen në Europë? Si përgjigjet KE
  • Studenti i Mjekësisë rrëzon akuzat e Ramës për kriminalizimin e protestuesve
  • Zgjedhjet të martën: Gjenerali që sfidon Netanyahun 
  • Pesë devijime fatale presidenciale amerikane
  • Pushteti dhe humbja e arsyes

Komentet e Fundit

  1. Gëzim on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  2. Phoenix on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  3. Lola on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  4. Shemsi Papa 🤣 on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit
  5. K R on VIDEO: Studenti agjent i dërgon një faturë Kryeministrit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?