Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën
Politike

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Diellën

Published: October 8, 2026
Shpërndaje

Gjykata Kushtetuese nuk e shqyrtoi në themel kërkesën e firmosur nga 39 deputetë demokratë për shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës për emërimin nga kryeministri Edi Rama të ministres virtuale, “Diella”, por arsyetoi se përdorimi i Inteligjencës Artificiale nuk mund të krijojë apo transferojë kompetenca publike.

Gjykata Kushtetuese vendosi të enjten të rrëzojë kërkesën 39 deputetëve të Partisë Demokratike për shfuqizimin e dekretit të Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, lidhur me emërimin nga kryeministri Edi Rama të ministres së krijuar me inteligjencë artificiale për prokurorimet publike, të quajtur “Diella”.

Kur Rama e njoftoi këtë emërim për anëtarët e kabinetit qeverisës, deklaroi se Diella është anëtarja e parë e qeverisë që nuk është fizikisht e pranishme, por e krijuar virtualisht nga inteligjenca artificiale, me qëllim që të ndihmojë Shqipërinë të bëhet një vend ku të mos ketë korrupsion në procedurat e tenderave publikë.

- Publicitet -

Deputetët demokratë që nënshkruan kërkesën e depozituar në Gjykatën Kushtetuese pretenduan shkelje të disa dispozitave të Kushtetutës që lidhen me ndarjen e pushteteve, kompetencat e Presidentit, formimin e Këshillit të Ministrave, emërimin, betimin e ministrave dhe kompetencat e kryeministrit. Ata pretenduan se, Presidenti, përmes dy dekreteve, kishte krijuar një strukturë të re ministrore. Po ashtu, u parashtrua se Begaj i kishte ngarkuar Kryeministrit një përgjegjësi të re, krijimin dhe mundësimin e ministres virtuale.

Deputetët ngritën çështjen nëse Diella mund të konsiderohet një ministër në kuptimin kushtetues, pasi Kushtetuta parashikon rregulla konkrete për ministrat, përfshirë mënyrën e emërimit dhe përgjegjësitë e tyre.

Sipas një përmbledhje të vendimit të njoftuar poër mediat të enjten, Gjykata Kushtetuese konstaton se kjo është një çështje e re, për të cilën ajo nuk ka pasur qëndrime të mëhershme, në kontekstin e inteligjencës artificiale.

Një nga përfundimet e Gjykatës Kushtetuese është se, përdorimi i inteligjencës artificiale nuk mund të ndryshojë mënyrën se si ushtrohet pushteti publik. “Përdorimi i një mjeti teknologjik nuk mund të krijojë, zgjerojë, transferojë ose zëvendësojë këto kompetenca”, shprehet Gjykata Kushtetuese.

Për zgjidhjen e çështjes, Gjykata Kushtetuese u ndal në kompetencën e saj për ta shqyrtuar kërkesën e paraqitur, duke analizuar tre baza të ndryshme të kompetencës së saj për të vendosur, të parashikuara në nenin 131 të Kushtetutës.

Gjykata vlerësoi se pjesa e dekretit të kundërshtuar mund të prodhojë një efekt juridik për Kryeministrin, por nuk krijon vetë një kompetencë apo strukturë të re shtetërore. Për këtë arsye, ajo nuk e konsideroi dispozitën një akt me karakter normativ që mund të kontrollohej mbi këtë bazë.

Kërkuesit nuk u legjitimuan prej gjykatës, me argumentin se ata nuk ishin palë në këtë konflikt dhe nuk ishin cënuar drejtëpërdrejtë në kompetencat e tyre.

Së treti, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se, pavarësisht terminologjisë së përdorur në dekretet e kundërshtuara, në këtë rast nuk bëhet fjalë për një funksionar konkret kushtetues, që të mund të kontrollohej prej gjykatës emërimi ose zgjedhja e tij.

Për rrjedhojë, Gjykata çmon se ajo nuk mund ta shqyrtojë çështjen as mbi këtë bazë, duke e rrëzuar kërkesën e deputetëve të opozitës për shfuqizimin e dy dekreteve të Presidentit si antikushtetues.

Në shtator të vitit të kaluar, kryeministri Edi Rama tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare me emërimin në kabinetin e tij të “Diellës” – një chatbot virtual i integruar deri atëherë në platformën e-Albania të shërbimeve qeveritare digjitale. Por ndërsa sensacioni është zbehur një vit më pas, roli i saj konkret mbetet ende i paqartë.

 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Mes besnikërisë dhe revoltës: Dy Shqipëritë që po përplasen në Tiranë
  • Shqiptarët nuk duan më të jenë shërbëtorë të të pasurve
  • SHBA, republikanët kërkojnë përdorimin e Nenit 7031(c) dhe ‘Global Magnitsky’ kundër korrupsionit në Shqipëri
  • Rritje historike në letër, qindarka në xhep: Çfarë fshihet pas formulës së pensioneve në “buxhetin 10 miliardë”
  • Premtimi për rritjen e pensioneve: Kush dhe sa përfitojnë?

Komentet e Fundit

  1. Edi Rama ky degradues i shtetit ne nje WC publike on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  2. Otto on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  3. ¿? on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  4. Vezhguesi popullor on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin
  5. Flamur Struga on Rama: Ziliqarët duan kokën time, po unë nuk e jap dorëheqjen se kam kontratë me popullin

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?